HISTORIKU I BIBLIOTEKAVE TË E PARA NË BOTË

0
211
Biblioteka e Aleksandrisë

Biblioteka e Aleksandrisë – ilustrim

ARGJIRA UKIMERI

Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave, dhe mund t’i referohemi si vendi në të cilin bëhet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale. E gjithe kjo ka për qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne më lehtë dhe me shpejtë. Por si kanë evoluar këto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kanë qenë Bibliotekat e para;

Me poshtë gjeni një listë të tyre nga lashtësia deri në ditët tona.

Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel që është kryevepra arkitektonike botërore.

Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë Teofili.

Biblioteka e Pergamos – ndodhet në Pergamon në provincën e Azisë e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.

Biblioteka e Kongresit në Uashington – është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo bibliotekë është përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.

Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.
Biblioteka e Bostonit – u themelua në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra. Biblioteka e Britanisë së Madhe – e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej ka 25 milion libra. Biblioteka Kombëtare e Kinës – u themelua në vitin 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra. Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.

Biblioteka Kombëtare në Kanada – e themeluar në vitin 1953 është një Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.

Biblioteka Kombëtare e Rusisë – u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.
Biblioteka Kombëtare ne France – u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.
Biblioteka e Ukrainës – ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë e vizitojnë atë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm.

Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase) Në Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe përmban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.