Alma Lama
Kete here perfshihet drejtperdrejt ambasadori i Kosoves ne Bruksel.
Kopjet e Aplikimit te Kosoves per ne BE mund te jene derguar me email ne adresen e Komisionit Europian dhe te Keshillit te BE-se, por askund nuk eshte protokolluar sipas procedurave.
Dergimi i nje emaili me note verbale dhe aplikimin, nuk ka vlere juridike ne kete rast, sa kohe qe ka pasur refuzim nga institucionet e BE-se per aplikimin, qe normalisht duhej ta dorezonte KM tek presidenti i Keshillit Europian ne Bruksel. Dergimi me email ose poste nuk nenkupton pranim te dosjes. Nje veprim i tille nuk ka ndodhur asnjehere ne gjithe historine e Bashkimit Evropian, prej themelimit.
Perfaqesuesit e Kosoves nuk jane pritur ne takime ne Bruksel per te dorezuar aplikimin, pra jane refuzuar. As presidenca ceke, ku e dorezoi aplikimin, nuk mund te dale kunder institucioneve te BE-se, megjithe vullnetin e mire ne raport me Kosoven.
Prandaj paraqitja e aplikimit si arritje eshte nje mashtrim i publikut, sepse ky proces nuk mund te filloje pa u plotesuar kriteri kryesor, njohja e Kosoves nga te gjitha shtetet anetare te BE-se. Vetem nese vendet e BE-se marrin nje vendim qe Kosova te trajtohet ndryshe, gje qe nuk ka ndodhur deri tani.
Dhe ne fund, askush me shume se une nuk eshte pro anetaresimit te Kosoves ne BE, por per kete duhet te punojme ende shume dhe te mos e genjejme veten. Te punojme per plotesimin e standarteve ne te gjitha fushat dhe te krijimit e respektimit te vlerave te perbashketa europiane.