Historia e Shqipërisë si historia e atij fëmijës jetim që ka miliarda dhe duan ta vjedhin fqinjët…

0
276
Spartak Ngjela

Spartak NgjelaFaqja Zyrtare

Historia e Shqipërisë ka qenë njëlloj si historia e atij fëmijës jetim që ka miliarda si trashëgimi ligjore, por që, pikërisht për këtë, duan ta vrasin e ta grabisin komshinjtë, që këta pastaj, me dokumente të falsifikuara nga tradhtarët e fisit të tij, t’i marrin të gjithë floririn që jetimi ka nëpër banka si trashëgimi ligjore dhe historike njëherësh.

Kështu ka ecur historia e Shqipërisë në lidhje me Beogradin…

Por, sot, historia e Shqipërisë po e merr ndërkombëtarisht sipas shkencës së historiografisë moderne, të gjithë të vërtetën historike të fillesës pellazgo-iliro-shqiptare, që përbën në fakt vetë fillesën historike të qytetërimit evropian.
Dhe ecuria e kësaj kohe të re do të rishkruajë historinë e plotë të Ilirisë, Arbërisë, dhe Shqipërisë. Dhe kjo tani është një gjë e sigurt.

I.
Shqipëria sot nuk ka me asnjë rrezik të jashtëm për ta arritur të plotë historinë e saj, por ka pengesa të brendshme, që vijnë nga shqiptarët që drejtojnë të dy shtetet edhe Shqipërinë, edhe Shqipërinë e Veriut (Kosovën).
Në historinë tonë, në 150 vite rresht, për të falsifikuar historinë e Shqipërisë, Brogradi ka blerë Shkupin, Prishtinën dhe Tiranën, të tria qëndrat e Medha të Arbërisë moderne. Kurse tani asgjë nuk bën dot.

Tirana politike është e kontrolluar, Prishtna është kryeqyteti i Republikës Shqiptare të Kosovës, dhe Shkupi po shkon drejt rrugës si kryeqytetit shqiptar i federatës së pritshme të Maqedonisë së Veriut.

Prandaj:
E keni parë sesi është katandisur presidenti Vuçiç i Serbisë?
E keni parë konfliktin e brendshëm midis marrëzisë politike serbe në Parlamentin e Serbisë?
I keni dëgjuar serbët e marrë në Parlamentin e Serbisë si sokëllijnë duke thënë që shqiptarët do të na vijnë deri në Nish?
I keni dëgjuar që vijojnë të thonë se Kosova është Serbi kur Kosova ka shpallur pavarësinë që në vitin 2008, dhe ndërkohë është e mbrojtur nga Ombrella Bërthamore amerikane?
E keni parë se sa i trembur është milosheviçiani i degraduar Vuçiç?

Por tani, koha është e gjitha e Shqiptarëve.
Shqipëria ndërkohë ka hyrë në historinë e saj të vërtetë drejt bashkimit të etnisë së plotë shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Historianët, filozofët dhe katedrat e historisë, që merren me historinë e qytetërimit evropian, po largohen përditë e më shumë nga historia e falsifikuar dhe antishqiptare e Shqipërisë. Rikthimi i të vërtetës historike, për ta risjellë në kohë embrionale historinë e Arbërisë dhe vetë shqiptarizmin, do t’u japë shqiptarëve vendin e tyre të ndritur në historicizmin modern.

II.
Është mu koha e historisë së Shqipërisë të Bashkuar. Dhe kjo kërkon nga Tirana dhe Prishtina patriotizëm, intelekt të lartë politik, mbështetje të Shteteve të Bashkuaratë të Amerikës, dhe guxim patriotik nga ata që drejtojnë të dy shtetet shqiptare.
Në funksion të kësaj…

Duhet njëherësh të rishkruhet historia e Shqipërisë sipas shkencës moderne, faktit historik dhe gjuhësisë moderne, duke lënë në hije të gjithë historiografinë shqiptare të shitur, dhe historiografinë e falsifikuar antishqiptare.

Janë shumë figura të mëdha historike iliro-arbëroro-shqiptare që kanë ndriçuar me strategjinë ushtarake dhe trimërinë e tyre historinë moderne të Evropës; kanë drejtuar shtetet e mëdhenj të Perëndimit; kanë bashkuar Italinë me Garibaldin dhe arbëreshët e mëdhej; kanë çliruar dhe kanë drejtuar pavarësinë e Greqisë, dhe, kanë dhënë pulsacione të mëdha në shkencën e matematikës në rrafsh botëror.

Të gjitha këto duhen rimarrë në konsideratë shkencore dhe duhen futur në historinë e Shqipërisë, që brezat e rinj të krijojnë vlerën e deritanishme të atdheut të tyre, vlerë kjo që ka qenë e fshehur nga një lukuni njerëzish të “egër” të hedhur me mllef patologjik kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve.

Qeveria aktuale shqiptare duhet ta flakë apatinë e saj për të investuar në shkencën e historisë dhe gjuhës shqipe, për të realizuar një investim të madh në ndriçimin e historisë gjithë lavd të popullit shqiptar. Duhet të investojë për të përkthyer të gjitha monografitë e vjetra e të reja të historianëve të mëdhenj që kanë shkruar për historinë e shqiptarëve të mëdhenj; dhe këto t’i fusë nëpër programet shkollore të të tre niveleve të arsimit të mesëm, dhe në të gjitha fakultetet e shkencave shoqërore nëpër universitetet shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.