Kronikë e “zezë”

0
259
Petraq Pali

Petraq Pali

Do ta quaj kronikë ( e hidheruar ) sot përshkrimin tim te pezmatuar, mbi letër.
Qeparo 2 dhjetor 2019.
Ditë dimri, në Qeparo sot bie shi dhe është shumë ftotë, njerëzia e pezmatuar përpiqet e pret të hapet koha sadopak të mbledhin ullijtë të cilët nga era e furishme e djeshme i kishte rëzuar për tokë e flakur nëpër fera sa andej këndej.
Këto ditë janë të trishtuara, koha tmeresisht e keqe, malli sheshit më tërhoqën vëmëndjen edhe mua që s’kam asnjë rrënjë ulliri, jo se Im atë nuk kishte dorëzuar në koperativë mall e kapital, po na kapi vendimi i ligjit famëkeq që tokën e tjetrit ta mari ai që ndoshta nga gjyshi e katragjyshi s’kishte asnjë rrënjë.
Neise nuk desha të delja këtu, por instiktivisht shkon gjuha ku dhëmb dhëmbi thotë populli.
Gjendja e fushës në fshatin tim që dikur ishte nga më pjelloret në krahinë e ne Shqipëri është katastrofale, e braktisur e abadonuar, e amortizuar e shkatëruar totalisht, pa mbrojte ligjore e juridike.
Ullijtë priten çkulen shkatërohen pa kriter e përgjegjësi, pa një dokument a proçes Verbal të miratuar nga pushteti vendor, e të përpiluar nga specialistë kopetentë, për qëllimin dhe arsyen, pse asgjësohen ?
Gjëndja e ullinjve apo e ç’fardo peme tjetër frutdhënëse si, portokallja, limoni, fiku , dardha nespolla, etj, është katastrofale, në këto tridhjet vjet “demokraci” nuk është vënë dorë, gjëndja ështe e mjerushme, të pa krasitura, të pa plehruara, të pa ujitura në sezon dhe më e keqja të pa mbrojtura nga lumi që mer çdo vit dhjetra dylim e i hedh në det.
Asnje kanal kullues, nuk funksionon as një kolektor ujë shkarkues me kanalet primare e sekondare nuk ekziston.
Pa përgjeshmëria kalon caqet e arsyes e të llogjikës ndaj pemëve frutore ndaj kapitalit jetëdhënës tokës, nga barbarizmi njerëzor nga spata e “manjakëve e kusarëve” profesionistë që operojnë mbi mall të tjetrit si të pa zot.
Në këtë ditë shiu të ftotë të acartë, nuk mund të ishte për punë, por ulliri nuk mund të lihet ta mare vija e ujit, prandaj mileti heq të zite e ullirit, ta mbledhe kokër më kokër.
Një kg ulli ka vlerë relativisht të kënaqëshme nga 13 deri 15 lekë kg. kështu që “hallexhiu” kohën e keqe e urren, e mallëkon por jo se nuk del në punë, hedh një plasmas në kokë dhe përpiqet nëpër furtunë të mbushi thasët me ullinj nga pema hyjnore e Paqes, ullirit tonë shekullor që fatkeqësisht sot e tridhjetë vite ka ndëruar të zotin pa drejtësisht.
Ne u ritëm u burrëruam nga kjo fushë u ushqyem mirë e të shëndetshëm me vajin e ullirit, me qullin karakteristik me miell të misërt, që zihej e valonte në vaj ulliri.
Shikoj sot, nëpër këtë ditë shiu, fytyra të lodhura të reshkuara nga mundimi e sforcua e jetës, si bashkëfshatarë por dhe puntorë të ardhur nga e gjithë shqipëria, se nuk po vjelin ullinj, por shkatërojnë, shufra e tyre e ashpër dhe sëpata e pa përgjegjëshme me indinjon.
Kush e mbolli këtë ulli, pse e vjel barbarisht, pse lastarët e freskët plot prodhim i martirizon e i hedh në tokë, ku e gjën këtë të drejtë o njeri (?)
Konkurenca, përvetësimi i pa drejtë abuzive nga njerës të uritur, çdo ditë po na shkatërojnë fushën,ajo fushë ata ullinj janë edhe tonët të mitë të tutë që ligji famëkeq na la jashtë.
Mos e prishni, as mos e shkateroni, ullirin, as portokallen e limonin, mbajeni mrë mbajeni se Im atë gjyshi e katragjyshi mendoi për Ju, vileni, rrëmbejeni, kusëroni po mos shkatëroni, se Zoti do tu ndëshkojë, se prona është e shënjtë, mos rrëmbe mos kusëro, plaçkën e botës mos e mbaj thotë Zoti.
Ju rrëmbeni, kusëroni, shkatëroni, braktisni çdo gjë edhe dinjitetin tuaj o “hajdutë” të epokës “demokrate”.
Këtu nuk dua të përgjithësoj, as të vendos në një kalibër atë nikoqirin, bujarin, fisnikun, punëdashësin, të ndershmin, që shkund e vjel ullirin dhe pse është i botës me krëhër me butësi e me ndjenjë e duke mos i thyer as nje lastar.
Ulliri kjo pemë që simbolizon të shënjtën Paqen, duhet ta ruajmë si sytë e ballit, në shekuj e në çdo regjim Ulliri është preferuar, respektuar si ikona e jetës në ato zona ku është kultivuar… mos e leni kokrën e ullirit të shkojë në det, ulliri është flori e kaluar floririn.
Sot është shi ftotë, i rashë fushës tej e tej, duke ecur nëpër ujë e nëpër pellgaçe nga Kafuli, Valta, Ropenishta, Pirgjeza, Goneja, Aliqia, mu kujtua fëminia ime, jeta e adoleshencës sime ku mbas nënës asaj heroine që hoqi të zit e ullirit ne Qeparo, çirte duart nëpër fera dhe nuk linte asnje koker të veje dëm, me lot në sy shtiva imagjinaten, kur Koop, e jonë arinte të 40 deri 50 mijë kuintalë a më shumë, kur vajin e Ullirit të Qeparoit e gjithë Shqipëria e merte për ilac….!
Sa e ndjeva veten ngushtë, përjetova një helm në shpirt, kjo më ndodh çdo vit, po si nuk na dhanë një gjethe nga prona jonë qoftë gjethe ulliri, limoni a portokalle, fiku a mandarine… kusarët e çdo soi.
Po mlidhja plaçkat po këtë ditë të egër të trishtuar, në kohën që mbyllja valixhet, sikur të më kishte kuptuar zbrazësinë e shpirtit djali i mikut më të mirë të çdo kohe të ndjerit Vangjel Todhri, Stefua, (Familja e te cilit e mbledh ullirin me shume finese) më sjell dhuratë 1.5 kg vaj ulliri ngjyrë jeshile e thellë, duke më porositur: Ȅshtë ulli i hollë nga “tuajt” mere çoje ne USA ilaç… ta pinë te vegjelit kur kanë temperatyrë…!
Qeparo 2019 Dhjetor.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.