15.7 C
Tirana
E mërkurë, 23 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pullat e vitit 2026 – Biodiversitet, Kulturë dhe Digjitalizim

Pullat e vitit 2026 – Biodiversitet, Kulturë dhe Digjitalizim

0
Pullë - Fauna shqiptare

Besnik Fishta Besnik Fishta

Filatelia shqiptare e këtij viti ka sjellë gjate shtatorit një numer emisionesh që pasqyrojnë jo vetëm vlera kombëtare, por edhe perspektivën e zhvillimit teknologjik të vendit. Nga pesë emisionet e para, tre lidhen drejtpërdrejt me biodiversitetin, një me trashëgiminë kulturore shqiptare dhe një tjetër me digjitalizimin e veprimtarive njerëzore. Ky kombinim tregon qartë se pullat postare nuk janë thjesht mjete komunikimi, por edhe pasqyra të identitetit, kulturës dhe transformimeve shoqërore.

1. Biodiversiteti si temë qendrore: Më 1 shtator 2026 u lëshua emisioni “Shqiponja në vendin tonë”, një homazh për simbolin e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Fluturimi madhështor i shqiponjës në peizazhet e egra të maleve shqiptare është një kujtesë e gjallë e shpirtit të lirë të shqiptarëve. Autori Xh. Guga e ka sjellë mjeshtërisht këtë trashëgimi të gjallë në filateli.

Pullë - Fauna shqiptare

2. Digjitalizimi i shërbimeve postare: Më 3 shtator 2026 u lëshua emisioni “Digjitalizimi i sektorit postar”, i cili shënon një fazë të re të evolucionit të shërbimit postar. Ky emision pasqyron kalimin drejt një modeli të ri komunikimi, ku infrastruktura tradicionale ndërthuret me zgjidhjet digjitale, duke e bërë teknologjinë simbol të transformimeve të kohës sonë.

3. Trashëgimia kulturore dhe artizanati: Më 8 shtator 2026 u emetua emisioni “Punimet me qëndisje”, një homazh për mjeshtrit shqiptarë të artizanatit. Ornamentet tradicionale të sjella nga piktori G. Gjikopulli pasqyrojnë pasurinë kulturore përmes gjuhës vizive të filatelisë. Ky emision është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore që mbart vlera estetike dhe simbolike.

4. Burimet natyrore të Mesdheut: Më 14 shtator 2026 u prezantua emisioni “Burimet e Mesdheut” në kuadër të tematikës EUROMED 2025. Ky udhëtim filatelik përshkruan bukuritë e jashtëzakonshme të vendit tonë: nga rrjedhat e Vjosës pranë Gurit të Përmetit, tek qetësia e liqenit të Ohrit, Syri i kaltër në Delvinë dhe ujvarat e Progonatit në Tepelenë.

5. Flora shqiptare: Më 21 shtator 2026 u publikua edhe emisioni i fundit i vitit, i dedikuar florës shqiptare, ku katër pulla paraqesin bukurinë e boronicës së egër, fikut të detit, valanidhit dhe qepës së detit. Ky emision, megjithëse i planifikuar për vitin 2025, u shty për shkak të menaxhimit jo të mirë të planit të emetimeve. Megjithatë, ai mbetet një dëshmi e pasurisë natyrore që duhet ruajtur e mbrojtur.

Këto emisione nuk janë thjesht produkte filatelike; ato kanë një rol të rëndësishëm edukativ. Përmes tyre, brezat e rinj mësojnë mbi biodiversitetin, trashëgiminë kulturore dhe transformimet teknologjike. Për koleksionistët, ato sjellin kënaqësi estetike dhe pasurojnë koleksionet me vlera të rralla Pra ky fillim i emetimeve nga filatelia shqiptare ne vitit 2026 është një dëshmi e gjallë e kujdesit ndaj natyrës, kulturës dhe zhvillimit shoqëror.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.