Lista e zezë e themelimit të “Gjykatatës Speciale në Kuvendin e Kosovës” pasojë dhe njollosje e UÇK-së në arenën ndërkombëtare

0
329
Lista e zezë e atyre që votuan Gjykatën Speciale

Asllan Dibrani Shkruan Asllan Dibrani

E tmerrshme, kush më mirë se ne nuk i din “vuajtjet nëpër burgjet qe përjetuam në supet tona si ish te burgosur politik nën regjimin jugosllav”! Gjykimi i Sali Mustafes dje nga “Gjykata Speciale E Kosovës Në Hage” më kujtoj gjykatat serbo-sllave me shekuj ndaj nesh. Vendimi i dotëm ndaj ish-komandantit të UÇK’së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, tronditi opinionin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.

Dënimi i Sali Mustafes ndër shqiptar u vlerësua nga dy prizma, qe sikur t’i përcillësh me vëmendje reagimet e opinionet dhe komentet mediale, një numër i madh e gjykojnë si dënim te montuar nga serbet, por edhe nga qarqe e ndryshme evropiane qe ranë nën ndikimin e propagandës serbe. Në anën tjetër ka opinione qe e vlerësojnë si gjykim meritor duke e vlerësuar si një ish ushtarak i UÇK-së qe keqpërdori vlerat e ushtrisë sonë duke bërë krime dhe vrasje ndaj shqiptarëve. Edhe kjo ka një bisht pa kuptim te plotë të cilëve shqiptarë, atyre tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë, apo të kundërshtarëve politike?.

Prandaj ne duhet te bëjmë një dallim mes ”ushtarëve te UÇK-së së lavdishme dhe bosëve te UÇK-së” qe po e përbaltin emrin e lirisë dhe organizatës çlirimtare të Kosovës qe i dolën në ballë armikut.

“Lufta e UÇK ‘së ka qenë luftë për liri, në tokën tonë, në vend tonë ,në atdheun tonë kundër një okupimi klasik të regjimit të Millosheviqit. Vërtet të dhemb shpirti, kur sheh sot familjet e këtyre që gjenden në Hagë, aq në forme brutale shahen dhe injorohen nga shumica dërmuese e opinionit në emrin e asaj, se u krijuar bindja se ky i gjykuar dhe të tjerët në vijim paskan bërë krime kundër shqiptarëve!?.

U krijuar një hendek konfuziteti, dhe shumë kanë shprehur gëzim qe u gjykua ky #Komandant” bile ka nga ta qe i kërkojnë edhe dënim të përjetësohem! Si do qofte për neve në prizmin politik dhe ne arenën ndërkombëtare është një plagë e rënd qe e morri populli i ynë në emër të Gjykatën Speciale qe e krijuam ne vet kundër vetvetes.

Më 3 gusht të vitit 2015 ishte votuar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës. Është pikërisht kjo gjykatë që ka nisur procesin e aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e së fundi edhe mori vendim për dënim të Sali Mustafës.

Fajin e kemi vet se e themeluam këtë gjyq dhe e votuam në Parlamentin e Kosovës!!!

Ende i kam të freskëta ato pamjet dhe përplasjet qe u krijuan ne Parlamentin e Kosovës për dhe kundër për ta votuar këtë gjykatë famëkeqe për Kosovën qe sot po i ndiejmë pasojat.

Sot më rikujtohen reagimet e Vetëvendosjes në krye me Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurtin qe bënte thirrje në parlament qe mos të votohet kjo gjykatë. Tmerr, ”kjo është t’i japësh shkopin tjetrit që të rrah, ai ty me shkopin tënd”. Prandaj rezistenca e Albin Kurtiti, sot po vërtetohet qe paska pasur te drejtë. Për dallim nga partitë në pushtet të asaj kohe, edhe partitë opozitare patën kundërshtuar votimin e kësaj gjykate.

Kjo gjykatë nuk mund t’i dënoj e gjykoj shqiptarët për luftën ndaj serbëve, pasi lufta në front është e ligjshme dhe lufta e UҪK-së është përcaktuar si e drejtë për çlirimin e vendit nga Serbia. Për neve si qytetar të Republikës së Kosovës, si vend i sakrificës dhe i rezistencës për liri dhe pavarësi nga okupatori serbo-sllavë, gjykimet dhe dënimet e tilla janë të pa pranueshme nga Evropa sepse vendimet e tilla nga Evropa, nuk duhet të thirren si dënime “Në Emër të Republikës së Kosovës dhe Popullit të Kosovës“, por duhet të thirrën si dënime në emër të “Evropës dhe Serbisë”.

Edhe se gjykata në Hage e theksoj se nuk është gjykim kundër UÇK-së, prapëseprapë është një sulm edhe kundër luftës për liri deri sa dikush thirret ne emër të UÇK -së dhe ishte i veshur ne uniformen e UÇK-së duke e njollosur emrin e saj!!!.

Populli liridashës dënohet, populli serb që beri gjenocid avancohet dhe bonifikohet edhe me kërcënime te ri sjelljes se 1000 trupave serbe serish ne Kosovë. Ky nuk është gjykim personal por nacional deri sa gjykohet me petkun e UÇK-së dikush e nuk vlerësohet si dënim personal! Turp të këtë Evropa dhe vasalet serbo-rus! Pse nuk i la këta “kriminel që paskan bërë terror dhe vrasje ndaj shqiptarëve” ti gjykojmë ne, në gjykatat tona, por i arrestoj ne emër si komandant të UÇK-së dhe po me këtë gjykime po nxit edhe përçarje ne mesin e popullit tonë madje edhe një lutë të re ne mes Kosovës dhe Serbisë qe do te përshkallëzohet edhe ne gjithë Ballkanin perëndimor derri në Ukrainë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.