SHQIPTARËT dhe SERBËT në Ballkan (disa krahasime)

0
309
Flamuri shqip, Kosovë
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Dihet se shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, pasardhës të mundshëm të pellazgëve e ilirëve. Disa shqiptarë bëjnë vet-ironi me këtë, tallen, se kanë humbur vetë-respektin nga mënyra se si po drejtohet Shqipëria me hajni e korrupsion në 3 dekadat e fundit dhe u duken serbët gjiganda… e keqja është se kështu po u duket puna edhe disa të krishtenëve, që thonë: “dëgjoni ndërkombëtarët” edhe kur ata e kanë gabim…

Dihet gjithashtu se ne na ndau turku me pushtimin e tij, jo se ishim të bashkuar si popullsi, se kishim provuar pushtimet sllave më herët e toponimet e tyre ende i mbajmë… Por ishim si të thuash në habitatin tonë, e kur na ndau pushtimi osman, kryesisht në 4 vilajete me shumicë shqiptare, kishim rreth 78 mijë km2 territor – por turku na mohoi gjuhë dhe etni për 5 shekuj me radhë. E kjo na shembi keq, bashkë me varfërrinë që ai la.

Pas rënies së perandorisë osmane, na ndanë europianët e Fishtës*), më 1878 në Kongresin e Berlinit, e më pas më 1913 në Konferencën e Londrës… Europianët e Uk Lushit e Ndue Ukajt, që i dinë punët, e ne po mbajmë veç derën, se ne nuk dimë asgjë. Mjafton të shash Albinin dhe je modern, i ditur e europian, ndryshe je viktimë e propagandës… Mirë që i kemi do njerëz, që dinë…

“Dëgjo ndërkombëtarët” i thanë Hashimit dhe e çuan te vendi, ia futën sa krahu, se ai i dëgjoi…

Greqia e Serbia, por edhe Mali i Zi, e më vonë u krijua nga Tito edhe Maqedonia, na i morën mjaft mirë do territrore. Ato të parat i kishin krijuar shtetet – mbretëritë e tyre para nesh, u çliruan si ortodoksë para nesh nga pushtimi osman. Dhe përfituan mbi trojet tona, si po përfiton Mali i Zi ende, dhe po shikon të përfitojë edhe Serbia territor mbi territorin e Kosovës… Edhe Greqia ka territor e det pak, don me na e marrë edhe pak det.

Në rastin e Serbisë, ajo ka mbi 6 milion banorë, dhe gati 78 mijë km2 territor. Kaq jemi edhe ne pak a shumë, por jemi të ndarë. Realisht sot, ne kemi gati 40 mijë km2 bashkë me Kosovën e një popullsi, që nuk i kapë 4-5 milion banorë, se shumë shqiptarë kanë emigruar dhe po emigrojnë përditë. Sikur ne të kishim mend, intelektualë e politikanë si Izraeli, ne kemi dyfish territrorin e Izraelit dhe tokë më prodhuese se atje. Izraeli ka gati 10 milion banorë në një territor gati 20-22 mijë km katrorë dhe është shteti më i zhvilluar në Lindjen e Mesme. Se ka mend më shumë se ne, ka popullin ushtar si Enveri dikur, edhe vajzat bëjnë atje 2 vjet ushtri, dhe Izraeli prodhon.

Ne prodhojmë emigrantë më shumë, mallëngjehemi me piskamat atrabe përditë, me altoparlante e presim kur All’ahu arab të na i zgjidhë problemet e hallet që kemi. Pra, po e kultivojmë dëshpërimin, e habitemi, pse nuk po ecin gjërat si duhet… Të krishtenët, presin t’ua zgjidhë Amerika e Europa problemet, edhe pse ata na e kanë futë keq më herët e mund të na e fusin prapë si dikur, se gjeopolitikat ndryshojnë… (Nuk duhet mohuar ndihma e kontributi i tyre, të mos tregohemi mosmirënjohës.) Por ne nuk po dimë të përfitojmë as nga ndihma e mbështetja e tyre, po i vjedhim edhe ata – derisa na kapin e na bllokojnë – si financimet e Bujqësisë në Shqipëri.

Po të duam, ne mësojmë dhe do të dimë. E po të dimë, ne bëjmë shtet/e shqiptar/e të zhvilluar/a në Ballkan, por një herë i jemi sulë shteteve tona t’i vjedhim, si në Shqipëri e si në Kosovë. Hajnat tonë, kriminelët tanë, janë herojtë tanë të ditëve të sotme, e kjo nuk shkon. Mentaliteti turqeliko-islamik na ka shembur keq, dhe na ka dështuar, ne atë po e ushqejmë përditë, për fatkeqësinë tonë, si shëmbëlltyrën e dështimit tonë, jo shkollimin e dijen! Prandaj si kemi nisur e si po ecim, nuk ka të ardhme.

Dhe e keqja më e madhe është, se ne sulmojmë shqiptarin e zgjuar e të aftë (si Albinin), nuk jemi si amerikanët, që e promovojnë njeriun e zgjuar e të aftë. Kjo pra është psikologjia jonë rrënuese. E këtë defekt, fatkeqësisht e kanë edhe të krishtenët tanë.


*) Europianët e Fishtës janë ata, që na i ndanë trojet shqiptare, e prandaj Fishta shkroi vargjet:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re  mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

Me këtë dua të them, se Europa nuk ka qenë e drejtë me shqiptarët dhe ende nuk është.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.