Diskutimi më frymë kombëtare për Kosovën, e detyroi konsullin e Serbisë të lëshojë sallën

0
658
Chicago - Albanian flag

Kujtesë nga Çikago

Në organizim të SHSHA-së dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikë-Israel, në vitin 2016 ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Çikagon dhe me udhëheqjen e këtij institucioni ekonomiko-financiar dhe të botës së biznesit, pati biseduar për shumë çështje nga fusha ekonomike, të bashkëpunimit dhe për mundësitë e investimeve në ekonominë e Shqipërisë.

Në sallën solemne të këtij institucioni në Çikago,ku,sipas protokolit zyrtar ishte stolisur me flamurin e shtetit shqiptar, të Amerikës dhe të Israelit, presidenti Bujar Nishani shpaloj historinë e popullit shqiptar ndër shekuj deri në ditët e sotme dhe,vuri në dukje ndihmën që afroi populli i tij për praninë dhe shpëtimin e popullit hebrenjë nga regjimi shfarosës i Nazizimit të Hitlerit dhe të shërbëtarëve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore (1940-1945).

Në sallën solemne të Odës Ekonomike Amerikë-Israel, kishte ardhur i “ftuar” edhe konsulli i Serbisë me seli në Çikago, i cili qendronte në një rresht i padukshëm për të pranishmit, sidomos të SHSHA-së të shqiptarëve në shtetin e Illinoisit dhe, nga afër përcillte diskutimet e miqëve hebrejë dhe të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Më të dëgjuar se në takimin e tij në Çikago,gjëndej edhe konsulli i Serbisë, presidenti Bujar Nishani, në diskutimin e tij foli gjerësisht për historinë e lavdishme të Kosovës dhe të popullit shqiptar, që, tash e një shekull u ka përballuar kohës së përgjakur të regjimit serrb në kërkim të lirisë dhe pavarësië të shtetit më të ri në Evropë dhe botë. Duke folur për pavarësinë e Kosovës dhe,sipas presidentit Bujar Nishani, statusi i saj i pranuar nga vendet më të fuqishme të botës, është i pakthyeshëm sot e gjithmonë, atëherë konsulli serb në heshtje dhe pa bër zë sipas rregullave diplomatike të kunsujve e lëshoi sallën e takimit në Çikago.

Miqtë habrenjë në takimin me Bujar Nishani në Çikago folën përmes shpalimeve të historisë, ku populli shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, u dolën në ndihmë për praninë dhe shpetimin e tyre nga Nazi-fashizmi dhe hyzmetqarët e tij në Evropë, për shtrirë interesimin e tyre nga fusha ekonomike dhe të politikave të investimeve në të dyja vendet tona.

Çikago, 28 maj 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.