Nga: Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Libri monografik: BURIME DHE DËSHMI i autorit Albert Ramaj, i njohur si hulumtues dhe studiues i pasionuar, është botuar nga Albanisches Istitut St. Gallen 2008. Ky studim monografik, që përmban shumë burime dhe dëshmi, është promovuar në Takimet e Dom. Mikeli në Stubëll (shtator 2008) me ç’rast unë kam paraqitur fjalën promovuese. Me atë rast, në ato Takime, kur po shënonim edhe 60-vjetorin e lindjes të Dom Gjergj Gjergji-Gashi, hulumtues dhe studiues i pasionuar, gjurmëve të të cilit po ecë me hapa të sigurtë edhe Albert Ramaj, kam theksuar në mënyrë të veçantë se në këtë libër, i hartuar me shumë dashuri dhe përkushtim, siç e thotë edhe vetë titulli, në bazë të burimeve dhe dëshmive, ku është paraqitur shkolla dhe kriptokrishtenizmi në Karadak. Krejt kjo është bërë në bazë të burimeve dhe dokumenteve arkivore austriake. Prandaj edhe vetë nëntitulli i këtij libri ëshë dhënë, jo rastësisht, edhe në gjuhën gjermane të cilin po e japim këtu:
STUBLLA IM KOSOVO
Die Geschiehte, die Schule und das Krypto-Christentum der Karadakregion.
II. BURIME DHE DËSHMI
Albanisches Insitut, fq. 267, St. Gallen, 2008.
Ky libër, i ndarë në disa kapituj, hapet me një Parathënie mjaft përmbajtësore shkruar nga Zef Ahmeti, që tashmë është një autor i njohur jo vetëm në letrat shqipe por edhe më gjerë.
Nga përmbajtja e këtij libri monografik që është dhënë që në fillim, shohim se kemi të bëjmë me një problematikë mjaft interesante dhe më rëndësi të veçantë që ndërlidhet me historinë tonë, me ngjarjet e ndryshme historike-kulturore-arsimore të Karadakut,me personalitete të njohura që kanë lënë gjurmë e për të cilët është shkruar pak ,madje fare nuk është shkruar…
Kështu p.sh. te pjesa e parë e këtij libri:
INFORMACIONE DHE DOKUMENTE NGA ARKIVI SHTETËROR I AUSTRISË (VJENË) DHE STUBLLA ME RRETHINË (fq. 27), studiuesi në fjalë, Albert Ramaj, ka trajtuar këto çështje dhe tema që janë me peshë:
1. Tomë Rapasani, fq. 29,
2. Mbi martirët e Karadakut 1846-1848, fq. 35,
3. P. Franë Koliqi, fq. 43,
4. Dom Zef Ramaj në Insbruck të Austrisë fq. 45,
5. Shkolla e Stubllës, Mësuesi Dom Mikel Tarabulluzi sipas dokumenteve arkivore fq. 51.
Te pjesa e dytë: “RARA” LIBRA/MANUSKRIPTE E SHKRIME TË RRALLA, fq. 97-117.
Pas kësaj vjen pjesa tjetër që është mjaft interesante :
KRIPTOKRISHTENIZMI APO LARAMANIZMI NË KARADAK, ku studiuesi na ka paraqitur të dhëna burimore-historike dhe arkivore, në bazë të librit: LIBËR PAGËZIMI I KRIPTOKRISHËRËVE, që mbahen fshehtë në Karadak e ku përmendet, veç tjerave, Lubishta, Pozherani, etj.
Sipas studiuesit në fjalë del se laramanë kishte në këto vende:
Dunav, Goden (Stublla e Poshtme), Selishtë, Koregj, Sefer, Terzijaj, Depce, Zubaj, Vërçevicë, Stanqiq, Zegbash, Remnik, Llokme, Loçkobare, Papaz, Nishor, Jasen, Caravajkë, Zhegër, Muçibabë, Bresalc, Remnik afër Prizrenit Lladrovc e Vohor, në Drenicë Lazice e Llapushnik, etj.
Në faqet e këtij libri autori në fjalë ka sjellë edhe një të dhënë arkivore ku thuhet se në Pozheran të Vitisë deri vonë(viti 1910) prifti kremtonte meshën madje aty festoheshin edhe Kërshëndellat. Madje tregon se deri vonë aty gratë e vjetra mbanin kryqin fshehur nëpër dhoma të veta dhe natën zgjoheshin e luteshin para kryqit kur të gjithë ishin në gjumë (fq. 162).
Është me rëndësi të theksohe së në këtë monografi, veç tjerave, autori ka dhënë edhe një BIBLIOGRAFI MBI STUBLLËN (fq. 241-257) që është mjaft interesante dhe me peshë shkencore.
Krejt në fund të librit autori,jo rastësisht, na ka dhënë në gjermanisht edhe pjesën me titull:
KRYPTO-CHRISTENTUM IM KOSOVO(STUBLLA)
(KRIPTO-KRISHTERIMI NË KOSOVË (STUBËLL).
III. Krejt në fund
Krejt në fund të këtij shkrimi po ritheksoj edhe një herlë atë që e kam thënë (me 2008) me rastin e promovimit të këtij libri (në përvjetorin e dyfishtë: në 160 vjetorin e kthimit të martirëve (të mbijetuar) n’Atdhe dhe në 60-vjetorin e lindjes të Dr. Dom Gjergj Gjergji-Gashi se ky libër do t’u shërbejë jo vetëm lexuesve për t’i zgjeruar njohuritë por edhe historianëve dhe studiuesve për t’u njohur me burime dhe deshmi relevante për historinë tonë.