Nga XHAFER LECI
“Të nderuar,
Në uebfaqen e juaj keni botuar shkrimin e Xhafer Lecit, Kryetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” me titull “Hysen Gega: Komiteti ma dha revolen me i vra Jusuf e Bardhosh Gërvallën!”
Meqë në këtë shkrim manipulohet dhe përmendet emri im me ndërtime konspirative, Ju lutem, që në përputhje me Ligjin për informim, të botoni reagimin tim lidhur me këtë shkrim.
Sinqerisht,
bh”.
(Botuar në Portalin “Fjala e Lirë”, Shkodër (Nga Bashkim Hisari)
UDB-ashi zyrtar konsull-shërbëtor jugosllav pa fije turpi gënjen!
Keni thënë:“ Një akt i gënjeshtrës, me deklarata të pavërteta, që është përhapur me porosi të UDB-s, në formën e sistemit “domino”, nga spiunët serbosllavë, për të mashtruar dhe fshehur të vërtetën.“
Kisha dashur të ishit ashtu siç e paraqitni veten „patriot“, në fakt i keni shërbyer UDB-së së Serbosllavisë socialiste, vrastare të shumë patriotëve atdhetarë të çështjes tonë madhore.
Mua më njohin me mijëra shqiptarë, si veprimtar në Kosovë nga vitet 1960-a, edhe në Mërgatë nga janari i viti 1969, edhe sot jam aktiv dhe merrem me organizime koletive…
Bashkim Hisari ka punuar në Konsullata: në Hamburg e Stuttgart të Gjermanisë, në kohën kur ka ndodhur Atentati ndaj Tre heronjve: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla.
Pushteti jugosllav e ka emëruar-shpërblye Sekretar të parë të Ambasadës Jugosllave në Bernë të Zvicrës. Kam thënë se mund të jeni i implikuar në vrasjen e tyre, ju dhe disa të tjerë, të cilët i kam përmendur me emra.
Nuk jam unë i vetmi, ka edhe të tjer të cilët kanë të njëtin mendim sikur unë.
Ti, në vend të heshtjes, je munduar t`i thurësh vetes lavdata!
Keni thënë: “Në kohën kur është organizu koncerti në Sindelfingen, më1981 nuk kam qenë në Gjermani”. Pse nuk keni treguar ku keni qenë ?!?
Keni thënë:” Organizime të tilla nuk bëhen nga individët.”
Ju nuk ishit individ, por konsull, zyrtar i Konsullatës jugosllave!
Keni thënë: “Në atë koncert ka qenë konzulli serbo-malezez Vojisllav Lopuçiq, i deleguari i UDB-së në Konsullatën jugosllave në Stutgart.”
Askush nuk e beson se Konsulli në fjalë e kishte marrë guximin të paraqitet në një Koncert tërësisht shqiptar, pa përkrahjen tënde…
Veprimtari Faridin Tafallari, tregon si e kanë shkelmuar konsullin Bashkim Hisari…
Link: https://www.albaniapress.com/lajme/24257/TERROR—-DHIMBJE—-Q%C3%8BNDRES%C3%8B%E2%80%A6-2.html
“Në një demonstratë që u organizua në Shtutgard në prill 1981 nga Jusufi, njerëzit e UDB-së dhe të konsullatës Jugosllave në Shtutgart kishin përgatitur njerëzit e tyre që të filmonin e të fotografonin pjesëmarrësit në demonstratë dhe që pastaj t’i merrnin në pyetje kur të ktheheshin në Kosovë dhe për t’i penguar në dhënien e vizës për Gjermani. Kështu ata donin të frikësonin bashkatdhetarët tanë në mërgim që të mos merrnin pjesë në demonstratë.
Megjithatë nëpër rrugët e Shtutgartit demonstruesit shqiptarë ishin të shumtë; si zakonisht njerëzit e UDB-së kishin zënë vendet e tyre me kamera filmimi dhe me fotoaparate. Në një shtëpi të përfaqësisë jugosllave ishin grumbulluar 7-8 vetë me lloj lloj aparatesh. Porsa i pamë, disa prej nesh me në krye Bardhoshin, ju sulëm shkallëve përpjetë dhe u futëm brenda. Ua rrëmbyem aparatet; aty ishte dhe një i quajtur Bashkim Hisari, shqiptar që në atë kohë punonte në konsullatë. Ky u mundua që të na sulmonte, por nuk ia arriti dot sepse Bardhoshi dhe të tjerë prej nesh, shkelmuam Bashkimin.
Edhe ca të tjerë nga ata me aparate hëngrën disa grushte si dhuratë për “punën” policore, kurse aparatet i thyem. Pas kësaj dolëm nga ajo shtëpi. Por ndërkaq erdhi policia gjermane që kishte me vete edhe qenë policie dhe na morën të gjithëve dhe na dërguan në burg. Aty na pyetën pse kishim vepruar ashtu. Ne u treguam se me këto fotografi e filma ne do të na dënonin në Jugusllavi me 10-15 vjet burgim; madje edhe të afërmit tanë do ta pësonin. Aty nga ora 16.00 pas dite, pasi kishte përfunduar demonstrata, na liruan, por na u desh të mbroheshim me avokat. Na dënuan vetëm me gjoba në të holla.”
Wendlingen, 22.01.2025