KUR TË SUNDON I HUAJI, BËHET SI SERB!

0
Qeveria e Kosovës - Flamuri
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

VËZHGIM !

Arben Çokaj

Edhe pse Perëndimi e ndihmoi Kosovën të çlirohet nga dhuna serbe, i bëri një Gjykatë Speciale në shërbim të Serbisë, dhe tani përfqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, ku marrin rroga të majme, duan që agonia e parregullsive në Kosovë të zgjasë pafundësisht – si pushtimi serb dikur, që Kosova të mos bëhet kurrë shtet normal, se ndryshe ata humbin punën e tyre, e kështu kanë filluar të marrin komplet anë me Serbinë, në kurriz, e me kosto të Kosovës.

E keqja është se jo të gjithë shqiptarët në Kosovë e kuptojnë këtë, disa kanë edhe interesat e tyre nga kjo gjendje, disa duan të rrëzojnë Kurtin, e kështu hyjnë në valle me vendimet e veprimet shpeshherë të paarsyeshme të ndërkombëtarëve. Rasti i fundit Ura e Ibrit. Pse të mos hapet? Ku e kanë hallin vendet e QUINT-it në këtë rast?

Po shqiptarët modernistë, që bëhen me ta? A nuk është Ura e Ibrit në territorin e Kiosovës dhe lëvizja e lirë duhet të jetë kudo në Kosovë? Pse dalin kundër atëherë. Si ky, ka edhe raste të tjera, dhe po bëhet gjithnjë e më qartë, se ndërkomnbëtarët e kanë gabim, por meqë na kanë ndihmuar me pavarësinë, përpiqen t’ia hedhin tani fajin kryeministrit Kurti, i cili në fakt po synon shtrirjen e ligjshmërisë së shtetit të Kosovës mbi territorin e tij.

Perëndimi e ndihmoi Kosovën të fitojë lirinë, por tani përfaqësuesit e saj po përpiqen gjithnjë e më shumë, me veprimet e tyre, ta mbajnë Kosovën si koloni të tyre. A po e shihni si po sillen ata, si serbët?! Kosova e fitoi lirinë nga Serbia, tani duhet të fitojë sovranitetin nga ndikimet negative të ndërkombëtarëve. Prandaj Kosova duhet të sigurojë mbrojtjen e territorit të saj nga Serbia, si fillim, me sisteme të avancuara mbrojtëse Iron Dome, e të mos e dëgjojnë Ganen e shitur, më pas gradualisht ta largojë ose injorojë edhe ndikimin negativ të ndërkombëtarëve. Sepse me ta, nuk po ecet më përpara. Po bëhen pengesë! Duan ta mbajnë Kosovën në gjendje status quoje, të dobët, që të luajnë me të.

Mos kujtoni se të gjithë ndërkombëtarët janë të ndershëm dhe na e duan të mirën. Ishin ata që na ndanë më 1878 e 1913, apo jo?! Prandaj duhet kujdes me ta, por edhe këmbëngulje nga Kosova drejt sovranitetit të plotë. E që të jesh sovran duhet të jeshë edhe i fortë deri diku, prandaj duhet edhe një mbrojtje e fortë e territorit të Kosovës. Katolikë e muslimanë, mos na u merrni me konkurrencë fetare një herë. Se fenë aty e keni, nuk ua merr kush, Kosovën po!


MË SHUMË RËNDËSI KA MBROJTJA E KOSOVËS, SE KONKURRENCA FETARE, O SHQIPTARË. LENI MARRINAT!

Për me e shpëtua kombin nga zhdukja, Rilindasit tanë dolën me idenë:
Mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit është Shqiptaria!
Një thirrje që është aktuale për shqiptarë edhe sot!
Erdhi turku, i pushtoi shqiptarët, pa fe nuk i la, por Kosovën ua mori. Erdhi serbi, prapë hallin e kishte me marrë Kosovën, e jo fenë, fenë aty ua la shqiptarëve… Tani shqiptarët e Kosovës, të lirë nga turku e serbi, nuk po mund rrinë pa ngatërresa, po merren me fe e konkurrencë fetare, u duket se po shpikin rrotën, po e harrojnë Kosovën. E në momentin kur shqiptarët merren me fe, duhet të kujtiojnë se ka më shumë rëndësi mbrojtja e Kosovës nga serbët, se sa konkurrenca fetare në mes shqiptarëve. Apo jo?
Kur shkuan europianët në Afrikë, u çuan Biblën (jo Kur’anin) dhe u morën pasuritë atje. Në fund, pas pilafit, afrikanët e kuptuan, “na sollën Biblën, e na morën pasuritë…” Tani na lanë Biblën e pasuritë na i morën…
A thua do i kuptojmë ne këto gjëra në kohë, para se të humbim shumë?! Se e shoh se truri i shqiptarëve nuk kap shumë, është i korruptuar dhe i trashë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.