DËSHMOR PËR SHQIPËRI ETNIKE
NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI
Përderisa i ngrohja duarët pranë oxhakut, në prehër të gjyshit tim të dashur Emin Çeliku, si gjithëmonë ma kishte ëndja të dëgjojë nga goja e tij ndonjë rrëfim heroik, e kaluara jonë e lavdishme historike. E dija, që gjyshi edhe kësaj radhe, nuk do të ma prishte qejfin tim, e pa thënë as një as dy, i përdrodhi mustaqet e tija, e ia nisi rrëfimit. Shumë trima ore nip ka pasur Kërçova, pak i ka pasur Shkupi, Dibra e Kumanova. Pak burra i kishte Shqipëria, edhe Kosova. Unë hapa sytë duke shikuar gjyshin në sy, e ai filloi rrëfimin e tij historik, duke më porositur që ta dëgjoj me vëmendje, e këtë rrëfim ta mbajë në mëndje me porosinë: përderisa të jeshë gjallë, e ta përcjellësh edhe te të tjerët, e pse jo edhe në letër. Sepse, ajo që shkruhet mund edhe më gjatë të ruhet brez pas brezi. Me shenjë të kokës i pohova se po, e amanetin e tij do ta përcjellë, brez pas brezi për deri sa jam gjallë.
Ai kishte besim të thellë në mua, dhe ia filloi rrëfimit: O nip i dashur, kësaj rradhe do të rrëfej për një komandant lufte me prejardhje nga fshati Kastriot (Sërbicë), me emrin Shefki Jagodini. Unë hapa sytë, duke ia këthyer, se cili ishte ky komandant lufte? Ku kishte luftuar ai? Çfarë trimërie kishte treguar ai? E gjyshi duke përdredhur mustaqet e tija, ia filloi rrëfimit historik. Shefki Jagodini or nip, na ishte djali më i madh i Asan Jagodinit. Nëna e tij mbante emrin Xhyla, një vajzë nga fshati Aranjell nga familja Lene, sot e njohur si familja Arsllani. Shefkiu kishte edhe katër vëllezër të tjerë Isenin, Xhemën, Sefadinin dhe më i vogëli Saliu, i cili shkon “domazet” (bir më shpirt) te Ramiz Korobini, në fshatin Tuhin (Hasket), të cilët në kohë të fundit mbajnë mbiemrin Jusufi.
Vjeshta e vitit 1944, nuk do të harrohet kurrë o nipi im, vazhdoi gjyshi. Erëra të zeza kishin mbuluar Trojet Tona Etnike. Faj e pa faj vriteshin burra, gra e fëmijë, nga hordhitë e egra sllave, në përbërje nga serb, malazezë, bullgarë e “maqedonas” vendës, të cilët ne i trajtonim si vëllezër të një gjaku, edhe pse ishin të krishterë, por ato nuk mbanin besë, na vrisnin pas shpine pa besë. Prandaj, ore nip mbaji mënd këto fjalë që po t’i them unë e futi thellë në kokë! ,,Shkau” nuk ka besë, mos i beso atij asnjëherë! Duke lëkundur kokën vazhdoi rrëfimin e tij, e unë e dëgjoja me kujdes rrëfimin. Ishte muaji shtator ore nip, e forca të mëdha partizane kishin pushtuar Kërçovën, duke u vendosur atje lartë mbi Kala të qytetit, duke shpallur Kërçovën të “çliruar” nga partizanët. Po Kërçova, o nip nuk ishte as e serbit, as e malazezit, e as bullgarit. Ajo gjithmonë ka qenë shqiptare edhe para pushtimit romak, turk e sllav, me emrin Uskana. Kërçova, ishte gjithmonë e jona.
Posa dëgjojnë fshatrat për rreth, në krye me komandant Shefki Jagodinin, Abib Kaleshin, Ramazan Mislim Dautin, Nuredin Elezin, e shumë trima të tjerë, sulmojnë kalanë e qytetit me pushkë e mitrolozë, duke bërë kërdi mbi partizanët pushtuesë, serbo-malazezë, të cilët nga friga e tmerri, lëshuan kalanë e qytetit duke ikur në drejtim të Krushinës e Knezhinës.
Në luftë të përgjakshme, rrugët e qytetit, rrëfente gjyshi, ishin mbushur plot e përplot me partizanë të vrarë e të plagosur, që ofshanin në gjuhën e tyre serbo-malazeze, e ne që vinim pas të plagosurve u jepnim edhe nga një plumb në kokë, që të mos na vrasin pas shpine.
Në luftën e Kalasë me mitroloz në dorë u shquan Shefki Jagodini, Abib Kaleshi, Medin Zenku, Ramazan Mislim Dauti nga Cërvica, e shumë trima tjerë me pushkë në dorë. Shefki Jagodini rrëfente stërnipi i tij, me po atë emër, kishte luftuar si komandant i vërtetë për marrjen e Kalasë, por trimit sypatrembur i mbarohen fishekët dhe zbret poshtë te një shtëpi “maqedonasi” që të fshihet e të furnizohet përsëri me fishekë. “Maqedonasin” e njihte që më parë dhe besoi se ai do t’i ndihmojë, për tu strehuar në shtëpinë e tij.
Ai e pranoi në shtëpinë e tij, duke e sigurur se do ta mbronte në rast rreziku, por ndodhi e kundërta, e tradhëtoi, e paraqiti te partizanët se komandanti i Ballit Kombëtarë, pa asnjë fishek qëndron në shtëpinë e tij. Partizanët vijnë dhe e zënë rob, duke e malltretuar me pyetje: ,,sa partizanë ke vra o trim? Ai pa u përkulur përgjigjet. Kam vra shumë, por nuk i mbajë të gjithë në mëndje, më mirë pyetni “mashingerrin” (mitralozin) tim. Ndoshta ai, do të u japi numërin e saktë. Të tërbuar nga përgjigja e trimit, partizanët e detyrojnë të thotë fjalët: “Rroftë komunizmi”! E ai ua këthen: Rroftë Shqipëria Etnike! Kjo i tërbon edhe më shumë partizanët, të cilët e pushkatojnë në afërsi të menzës së sotme, ku punon Shema nga fshati Prapadisht.
Në këte betejë të pagëzuar si “Lufta Ballë për Ballë”, për çlirimin e Kërçovës, ranë dëshmorë Abib Kaleshi afër xhamisë së madhe, nga dora xhakatare e një “maqedonasi” vendës nga dritarja e shtëpisë. Poashtu, afër muzeut të qytetit po nga dritarja e një shtëpie pas shpine u vra mitrolozgjiu Medin Zenku dhe trimi sypatrembur Nuredin Elezi. Luftën nëpër rrugët e qytetit me mitroloz në dorë e vazhdoi trimi nga Cërvica Ramazan Mislim Dauti duke bërë kërdi mbi partizanët, që iknin si lepuj në drejtim të Krushinës e Knezhinës, por tani në numër të vogël. Një dorë e zezë nga një dritare e një shtëpie “maqedonase” gjuan pas shpine trimin sypatrembur nga Cërvica në afërsi të stacionit të trenit të sotëm Kërçovës, duke dhënë jetën mbi një gurë. Edhe pse i plagosur rëndë, trimi jep kushtrimin: ,,Bini burra, vrisni këto të pabesë, mos leni asnjë të gjallë”! Rroftë Shqipëria Etnike! E lëshoi fuqia, ndërroi jetë aty mbi gurë.
Shefki Jagodini ka udhëhequr Ballin Kombëtarë edhe nëpër shumë luftëra tjera në Kërçovë, por nuk duhet harruar atë në mes të fshatrave Zhubrinë e Popojan te “Lëndinat”. Sipas Xhevit Veselit nga fshati Popojan, vjeshtën e 1944, partizanët i ishin afruar Popojanit me qëllim që ta djegin. Lajmërojnë Shefki Jagodinin për rrezikun, e ai rrëmben “mashingerrin” (mitralozin) e tij duke i korrë partizanët në ato lëndina, e Popojani shpëton nga djegëja.
Pas vdekjes së Shefki Jagodinit, partizanët e pabesë para xhamisë së fshatit ekzekutojnë vëllain e Shefkiut, Xhemailin. Ndërsa, djalin e tij Ademin e vrasin në Gostivar. Duke vlerësuar veprën e dëshmorit të kombit Shefki Jagodini, dhe shumë trimave tjerë, shumë rapsodë popullor thurën këngë për to. Këngë të kënduara nga Demir Krasniqi, Vëllezërit Lleshi, Bexhet Jagodini, Vëllezërit Dervishi, që u përcollën me duartrokitje frenetike, edhe pse ndaloheshin nga pushteti jugosllav…