I lirë o skllav, Ti vrapo – poezi nga Dedush Martini, Qafë e Barit 1984

0
851
Dedush Martini

Postuar në FB nga Huanito Martini, dërguar për publikim nga Leonardo Nika

Poezi nga Dedush Martini nga Shkodra – ish i dënuar politik 11 vjet – protagonist i revoltës së Qafes së Barit, 22 maj 1984.

I lir o skllav, Ti vrapo
e n’kohna mos u ndalo.
Robrin,qelit,pranga,zingjir
labirinth trishtushem,
vetmi; aty ne nat rrin
amshim i shpirtit zemrim.

2
Sa larg, sa koh n’arrati
me errsinen, ik n’shkreti
ne kjoft fati
m’ngriti pusi
e yjet ne nat
i pushtoi makth.

3
Nje koloni, nje burg ogurzi
tret n’hekra ne nje qeli,
nje za, nje melodi
hyn e ik me eren,
nga nje frengji.

4
Qytet i lasht, isha i ri
ku horizontin, kisha shtepi
atje ku luja me eren e stuhi,
notoja lumenjve e mbi val,
ku shkelja mbi ranen
e detin e pa an.

5
Vrapoja n’kodrin e n’mal,
me Zanen robtoheshim;
vraponim mbi luadh,
e n’shpirt m’rritej madh,
qytet i pushtum nga ”djaj”
tek rrokullisen orakuj.

6
Koh pa emen,
me zemer t’patrembun,
ngric,akuj,mjegull,
skllever te tretun,
aushvic rrethu ”n’demon”
roje e gardian;kercnojn
me arm ”tiran”
ne naten pa Han
e pa an.

7
Vite ik, atje ku frigohen
mbretnit,ushtrit..;
ku ulerijn, ujq e arinjt
kreshtave t’mallkume
n’koh t’ndalume,
m’rrin nje Or e lumnume,
m’kthen nga Qielli
vite t’harrume.

8
Nje perru, zhurmon eger
shtegtimit
vetim,shkreptin n’sofer
t’mjerimit
zana vrrasin prej mundimit,
shpirtna t’ikun
ne Kup te Qillit
tek djersijn, nen
rreze te Dillit
t’uj prit kohen e shpagimit..!

9
Po sa mbrrit n’prag t’skllavnimit
sh’ndrit si rrfe t’mocme
n’kamp t’perqendrimit,qeli
mure t’ftofta, rrzum, t’harru
aren mjerimi,sakrilegj
ngujimi, s’ish ma rrethimi ,
nje minier, galer florini ne
nje oaz qe t’kap trishtimi.
Mjegull s’flet, ec tuj tret,
era mbi boren e shket,
tuju ngjit bjeshkve perpjet.
Koh qe ngjajn
robrit hijet aty i kajn,
ushtar, gardian “tiran”.

10
Asgja s’bzan; dallendyshe
folet, t’vegjlit aty
tek jan, pa fjal,menjan
lozin me sqep dicka thojn,
koh tjera s’dojn,
robnu n’lozh n’nje qosh
anderr ndertu
o’u sikur t’shkretat jan lendu;
afer s’na dojn,ikun e fluturojn
n’at aren gladiatur t’braktisun,
rrojn, cicerojn e kohen lumnojn.

11
Sa u fal faqja e Dillit,
era u zhgul prej mrizimit.
Sa ra nat prej Qillit,
yje ndez,var si kandil,
ne hapsinen e pambarim,
ku rrijn kohet n’mergim,
tuj pa Token n’idhnim,
shpirtna t’vram n’mbretnim,
s’u clirun, s’vran kurr “tiranin”.

12
Tret me naten, n’ato murije
nje kor robrish murmurit,
muros atje si hije.
Mirazh shpirtnash mundimeve,
fantazma t’hershme labirintheve,
galerian me plag e dhimbje,
karvan skllevrish, ngjiten lart,
ne malin e Art;
N’ferr ku tremben “tiran e djaj”

13
Zjermi fik, n’vater hi
gaca ndez,xixellojn magji,
do thengjij, un’t n’voter tuj shty;
Revolt n’shpirt,
m’nxit, si t’ik “ushtri perandori”
njerez t’xan n’pusi.
Shpirtna t’huj si hije
t’rrijn aty,ndoj fjal
tuj ndi, heshturazi
”dinasti t’liga’n’orgji
”qeveri e kusari”Bot
e eger pa urti, fajdexhinj
konsuj e ambasador me
to vallzojn, rrojn si
kolonizator ne nje fron.

14
Kalojn dit e disa net,
ikun koht rendin me vrep,
s’ndalojn kend per me t’vet.
Sa shpejt Qilli u m’vrejt
,bridhnin pishat n’ato Bjeshk.
Amfiteater shpirtnash t’vram,
t’heshtun pa fjal ;
O Skllav vehten erdha qe
t’marr; Kishim koh pa u par,
n’njato mote bashk do i ndajm,
mbrrijm atje ku e lam,e
n’xehna te ndonje han,
stuhi e erna t’ftohta
ikun e kthehen
bredhin neper Botra …!!

15
Nga yjet marr do germa,
e zjerm ndez vullkan, xixa
kercellasin ikun sikur s’jan.
T’uj fol me naten, t’uj than,
do fjal.Eci me eren menjan.
Nje kor zanash t’njall,aty
n’terr ndal. N’aren t’ngujimit,
n’sofer t’mjerimit. Bret nji za
si prej vegimit,i pa fjet e i uritun;
A po ndin ndoj za vella.!!
Dikujt trup e shpirt mbyt,
tuju vra.Nga galerat,miniera
vjen ndoj za, n’terr t’nats
shpernda…; n’tortur ‘
skllever tuj i mundu
n’koh m’kish ndoll njashtu.

16
N’qosh t’errt, p’zan nje rob tjeter
i ishte cfaq mirazh i vjeter,
za i mbyt e i harru, s’donte
ate nat me p’shtu; amanet
tuj dasht me u rrzu,
sergjynos n’tortur varru
”tiran t’ligj”martir masakru.
shpirtna vllezen; kajn koh
tuj fol dhe me M’u ;
Botra harru n’doj lutje
me zemer me j’ua k’ndu,
trishtimin me e largu.
Qirinj ndez nata ka shku…!

17
Bijt e Dillit kreshtave t’shkretume,
bien rreze, mbi gjeth e lule
fluturim mbrrijn blet t’lumnume,
arom kumbulle e lule ftoni,
trendafil i eger e lule tjera
i gudulis leht era,sikur
s’njihshin stin t’jera,
n’at mbretni qe kish Pranvera,
harliseshin dhe manaferra,lajthi
e pem te t’reja qe i piqte edhe Vera.

18
Ciceronin do zojgj t’shkret e
s’u gzojshin kanges s’vet,
fluturonin do skifter,mbi
korije k’cenin harabel,
n’folet fshiheshin zojgj t’jer.
Ik me vrep krijesa t’egra
lepuj e shqerra,ulerinj ujq
e arinj nder shpella,galer e
minier mbulu ar, flori n’ferra.
Skllever tret n’vargonj,
teater ku trup e shpirti m’lengoj…!!

19
Njato Alpe rrit t’naltu; Koh
qe rrijn n’kamp, n’burg me M’u,
eurozion kish rrenu, jo smujt
me m’corientu, ngatrru
aty koh t’vjetra tuj fol e m’kujtu.
Qelit e kamp n’tela me xhemba,
n’shum gardhe t’nalt rrethu,
”ushtar tiran”
n’truproj armt fort shterngu,
tuj klith e kercnu,aty flutrat
s’mundshin me fluturu,as
zojgj, s’vinin me k’ndu
therrime si bubrrecat
s’ndalnin t’uj kerku.
Tok e idhnume e Zotit fatshum,
ar e flori ikte lum,e
nje koh me andrra
s’ishte askund,nga vdekja or e
e cast ishim t’kercnum..
eh shum Botra
me kohen kishin humb.

20
Erera e ciklone ”oficer e gardian nizam”’
klon e ”ushtar” tinzar
humner, n’at Hon, rrfe e vetima
t’shoqnojn, nga robnimi ikun
s’durojn…Heje e akull,hekra
merdhijn, der qelie me zor qil,
dhe ”gardian” frigohen se
ngrijn ..Askush aty s’rrin,
Nat e Vitit te Ri ..Spac 1981
I vetem n’ato qeli, me erna e stuhi
e Dilli ne Gjithsi s’kish Shtepi,
n’xehesha me frymen ikte me u ngri;
Qafa e Barit jo larg aty m’rri me
qindra pusi, gadi m’vran n’tortur
n’psekiatri ”xhelatet”n’burgun famzi;
Pa ato koh si mund t’rri,s’ka qetsi,
ne nje Bot me ligsi,tradhti e mizori
mbretnoj ”komunizmi me jahudi’.

21
“Perandori fantazem” Engjuj e Hyjni
sikur kishin ra n’ujdi, josh n’krushqi.
Dishepuj e klerik, filozof, pedagog
gostiten fatlum ne t’njejten sinagog.
”qeveri e hierarki’teater n’sarkazma,
n’orgji e kusari,n’vrasje e tradheti,
popuj n’arrati,mbrrit ne ndonje
koloni tek i mshiron i shpirtit
profeci; t’mbetun pa shtepi,
n’vorfni e shkreti, karvan pa plang,
t’xan tek jan, n’prajn teori,
Rend i ri, ne fron te Zotit Perendi.
Un s’do jem aty,tek ik me eren
e stuhi e luj me Dillin pa shtepi
e nata me yjet aty me m’u rri,
n’hapsinen pa kufi…!!

22
Dit e g’jat qe cliron koh e l’ngat,
mbramje n’hije pemsh,n’shkurre
shkon, shpejt vjen ne at Hon.
Dilli ik e perendon,rrezet e fundit
mbi vargmale te Munells l’shon,
maje kreshtave nalt tek shtegton,
muzg i art praron, c’do gja gjallon,
n’horizont c’faq ylli coban,
gjuetar arinjsh,nje kull ma nelt,
repart ”legjioni ushtarsh” bosh
mbet,merimanga e flutra
ndijonin at moment, nga aty
Dilli ikte lerg e ma lerg,
ndoshta ndriconte mbi Det,
mbi Molo a peshkarexh.
Afron terr n’at shpat, n’oxhak
zjerm,mister i ngrat, te ndaj
me ty qirinj e flak, shpirtna e
enigma, heshtun pa fjal, yje
t’vetmum tingllojn si sinjal,
Honin e shihja nga ajo kodrin
n’vargmal, m’kot
s’ekzistonte ma fat, me t’mbetun
ne at burg; kamp. Hije e Nat…!!

Vazhdojnë dhe vargje tjera t’shkruara gjatë grevës së urisë në Qafë Bari, 12 Prill 2021..12 Maj 2021 ideuar shkruar Huanito Martini.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.