Rivaliteti e realitete politike

0
494

Një opozitë që ka gabuar sa ishte në pushtet nuk është e thënë të jetë po kaq e dëmshme edhe në opozitë, ajo duhet të ndryshoj qasjen e saj, madje ndaj të gjitha atyre çështjeve që nuk shkuan në favor të programeve të saja, për të cilat është penalizuar nga elektorati me votë.

Nga Bekim Rexhepi

Jeta politike pa rivalitet politik gati është e pakuptimtë, por ka disa çështje unike që rivaliteti politik nuk mund i konsumojë të gjitha si gjëra përfundimisht rivale sepse kur qëllimet janë të njëjta atëherë duhet të ulet intensiteti i brendshëm i konfrontimeve politike që të tejkalohen më me pak dëm e dhimbje sulmi dhe ofensiva armike.

Ne jemi të vetëdijshëm se Serbia ka në agjendën e saj ofensiva të ndryshme kundrejt shtetësisë sonë, dhe kur këto i pakësohen nga diplomacia e saj, ajo shfrytëzon strukturat e saja të jashtme paralele serbe në Kosovë, kundrejt të gjitha partive politike shqiptare pa dallime rivaliteti. pra kur ta mendojmë këtë ofensivë serbe kundrejt të gjithëve, ne duhet të arsyetojmë unitetin – veprimin tonë politik ndaj atyre që janë përfundimisht kundrejt nesh, kundrejt zhvillimit të shtetësisë sonë dhe integrimit në strukturat ndërkombëtare.

Partitë opozitare shqiptare në kuvendin e Kosovës duhet të shfaqen më ndryshe më obligative në proceset politike ta obligojnë gjithsesi qeverinë e Kosovës edhe ligjërisht, që për çështjen e asosacioni të komunave serbe të mos lëshojë fare pe. Madje asnjë faktori të mos i detyrohet të vihet nën presionin e ndonjë faktori relevant të shqyrtoj oferta të tjera jashtë asaj që asosacioni i komunave të Kosovës ka me kushtetutë. Asosacioni i komunave serbe (i reduktuar në komuna si një trupë e përfaqësuar) ka të gjitha të drejtat e barabarta të inkorporohet në takimet e asosacionit të komunave të Kosovës.

Por assesi të mendohet se Prishtina do të japë kompetenca të tjera një etnike komunave serbe, sepse kjo do ti shfajësonte krimet ndaj shqiptarëve, pastaj do ta legjitimonte uzurpimin e pronave shqiptare në komunat e decentralizuara jo proporcionalisht (të shtojmë këtu; një decentralizim tjetër do të korrigjonte shumë gabime që kishin ndodhur në të kaluarën dhe mbase përbërja në komunat aktuale serbe do të kishte një shtrirje tjetër fare nga ajo që kemi sot, kjo mund të bëhet edhe tani), do të mund ta dëmtojnë sovranitetin e shtetit apo edhe funksionalitetin e shtetit nga averzioni i tyre.

Një opozitë që ka gabuar sa ishte në pushtet nuk është e thënë të jetë po kaq e dëmshme edhe në opozitë, ajo duhet të ndryshoj qasjen e saj, madje ndaj të gjitha atyre çështjeve që nuk shkuan në favor të programeve të saja, për të cilat është penalizuar nga elektorati me votë. Një qasje e re në agjendat e vendit mund të hamendësoi elektoratin në të ardhmen që pushteti i partisë fituese të reduktohet, në të kundërtën partia fituese mund të zgjatet edhe për kohë të tjera. Opozita aktuale ka vetëm një shanse qe me kreativitetin e saj të mund të përfshihet në ndërmarrjen e vendimeve të përbashkëta me pushtetin që të përfitoj, sepse aventura e partisë fituese nuk mund të bëhet prapë provë fituese.

Gabriel Escobar në prononcimin e tij në Prishtinë mbështeti dhe përsëriti qëndrimin Amerikan në pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe për këtë kërkoi që ky qëndrim të ruhet. Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë në kuadër të integrimit dhe zhvillimit dhe për këtë kërkoi mirëkuptimin e të dy palëve në dialog. Pra dialogun vetëm në këtë kuptim duhet parë si mundësi dhe jo ndryshe, nuk do të ketë marrëveshje të zbatuara që dëmtojnë sovranitetin e ndonjërit vend dhe që do të pengojnë integrimet në BE.

Marrëveshjet e gabuara duhet korrigjuar para se të bëhen marrëveshje të këqija, dhe të implementohen me vështirësi apo edhe me konflikte të me pastajme në kohë e për kohë të tjera duke llogaritur në dobësitë e shteteve.

Më mirë të ketë dialog të mirë që mundëson zgjidhje të drejtë dhe të mos ketë asi dialogu të keq që rikthe në aventura të konflikteve historike. Më mirë një bela e ngrirë edhe për kohë të tjera, se sa një pajtim i keq, i zorshëm, i shpejtë dhe me trysni në këto ditë. Opozita le të zgjohet dhe qeveria të akomodohet me bashkëpunimin.

06.02.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.