Liria e Kosovës

0
1035
Kosova super Jumbo

Një grup i “njerëzve” pohojnë dhe propagandojnë në mënyrë të paskrupullt se : 22 vite gjithëqka është shkatërrua dhe gjithëqka është vjedhë!!!

Po ua përkujtoj se gjithëqka u shkatërrua dhe gjithëqka u vjedhë në periudhën 4 Mars 1998 deri 12 Qershor 1999.

Qeveria që e trashëgoi këtë shkatërrim e ka pasë një detyrë shumë të vështirë për rindërtim të përmasave të jashtzakonshme. Vendi u rindërtua me shpejtësinë më të madhe në historinë e vendeve post- konflikte.

Qeveritë që patën privilegjen me qeverisë në vitet e pavarësisë pas 18 Shkurtit 2008, e kanë pasë shumë lehtë të qeverisin, ndërsa më së lehti prej të gjitha qeverive e kanë qeveritë që jane në pushtet në vitet 2015-2022.

Të gjitha rindërtimet dhe zhvillimet fantastike ekonomike të viteve 1999-2022 janë kryer dhe po kryhen ekskluzivisht duke i falenderuar sponzorit dhe krijuesit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës e që është AMERIKA, dhe si shtet i dytë kontrinbues Britania e Madhe.

Pa ndihmën madhështore të këtyre dy shteteve nuk do të kishte Kosovë me banor Shqiptar në Kosovë, dhe nuk mund të ketë edhe në të ardhmen e afërt, e besoj edhe në të ardhmen e largët.

Këtë mendim dhe fakt e pohojnë dhe e kuptojnë shumica e popullatës.

Por ka “njerëz” që e kuptojnë, por qëllimisht e injorojnë këtë fakt, dhe e kundërshtojnë prezencën Amerikane dhe Britaneze në Kosove, me të vetmin qëllim që Kosova të mos jetë vend i lirë dhe i pavarur, dhe i banuar edhe me Shqiptar.

Ka “njerëz” që e urrejnë lirinë, që e urrejnë kombin Shqiptar, sepse janë të pakënaqur me vetvehten, dhe fajin për pakënaqësinë e tyre personale me vetvehten ia atribuojnë përkatësisë apo të qenunit Shqiptar.

Amerika e themeloi Shqipërinë në vitin 1920 duke e shpëtuar prej Europianëve që e vendosën të e shperbëjnë Shqiperinë.

Amerika e shpëtoi dhe themeloi Kosovën më 1999, duke e shpëtuar prej Europianëve që vendosën të e shkatërrojnë Kosovën.

Ne që jemi duke e shijuar Kosovën e viteve 1999+ jemi gjenerata më e privilegjuar në afërsisht 650 vitet e kaluara, sepse jemi duke jetuar në liri, e cila mungoi deri në vitin 1999.

Sigurisht që ka pasë edhe vjedhje edhe sigurisht që ka edhe sot vjedhje të pronës dhe fondeve publike, por jo gjithëqka është vjedhur apo shkatërruar.

Mund të konkludojmë shumëqka është ndërtuar, duke filluar prej ndërtesave, rrugëve, bizneseve, si dhe janë ndërtuar edhe strukturat shtetrore/ushtarake, dhe kryesorja është:
rindërtimi dhe ndërtimi i njeriut të LIRË, që është e arritura më e madhe e viteve 1999-2022.

Besim Prishtina

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.