26.4 C
Tirana
E shtunë, 18 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj “Si mbahet një vend kështu, po nuk e shite pjesë-pjesë?”

“Si mbahet një vend kështu, po nuk e shite pjesë-pjesë?”

0
Rama në krizë mode!
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Rama në krizë mode!

Arben Çokaj

Rama ka rënë në hall të madh: “Si mbahet një vend kështu, po nuk e shite pjesë-pjesë?” – thotë më vete e me zë të lartë.

E ka bazuar ekonominë shqiptare jo mbi produktin real të vendit, të cilin e shkatërroi me metodat e tij, me çmimet e larta, me futjen e parave të pista në treg, si quhet ndryshe, ‘pastrimin e parave’, përmes industrisë së ndërtimit, etj. Lejet i merr Sajmir Mane e Cet Kastrati e Bashkim Ulaj, etj., por aty vërshojnë milionat e Eurove nga paratë e trafikut të drogës, etj.

Pra, ekonomia shqiptare nuk bazohet mbi produktin shqiptar, që forcon lekun, por mbi futjen – infuzionin – e parave të pista, miliona Euro në ekonomi, që zhvlerësojnë valutat e huaja, Euron e dollarin, etj. Prandaj çmimet e produkteve në Shqipëri nuk kanë rënë, sidomos ato që blihen me Euro e shiten me lekë, si nafta e karburantet, etj. Se leku nuk është forcuar realisht, ka rënë Euro…

Por Rama nuk e ka fajin se nuk din ekonomi, ai është piktor, ai e ka fajin se nuk dëgjon askënd, kujton se i di të gjitha dhe dëgjon vetëm ata e ato ,që do të dëgjojë. Dhe tani ka ardhur gradualisht dhe është kapur në kurth, se grupet kriminale, që e ndihmuan të fitonte zgjedhjket herën e fundit, “me çdo kusht”, tani i kërkojnë llogari, i kërkojnë leje ndërtimi në zona të mbroijtura e ky u ka premtuar, se do ua japë, e si mund t’ua refuzojë ai këtë tani atyre? Ata edhe të vrasin?… Pra, e ka futur veten në një situatë të rrezikshme, dhe e kapë paniku: “Hip se të vrava, e zbrit se të vrava!” Nga t’ia mbajë ai?!

Prandaj duket se kokë-ministri shqiptar, që për inat të gjuhës standarde i thonë gegnisht krye-, duket se gjendet në një pozicioin tepër të vështirë tani, si detarët grekë dikur mes Shilës e Karibdës, kur zërat e fuqishëm të qytetarëve shqiptarë po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm: “Rama jepe dorëheqjen!” Ai ndodhet mes gutit e murit, e nuk di si ta heqë këmishën!

Kokëministri shqiptar kishte luksin deri tani të abuzontre me të madhe, të shëtiste botën sipas tekave të tij, e falimentoi Air Albania, Lasgushin e Migjenin krenar si drogaxhi i shiti, mjaftonte një tekë e tij e fap, kot së koti, 110 milion Euro – një avion ushtarak F-35, po monitoroj Shqipërinë – do ta mbushë vendin me një rrjet kamerash monitorimi në çdo rrugë, por Gys Agasin aty e ka, e nuk e sheh, aty e ka edhe Belindën, por nuk e jep, tani do të mbrtojë edhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, sepse ai ka bërë poshtërsi e marifete të paligjshme monetare, të tipit Sude, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë.

Janë gjëra që duhet të merren nën hetim e të studiohen e analizohen nga profesionistë. Ramës i ka humbur zari – ai rri aty, se i pëlqen të rrijë, se pozicioni që ka e mbron. Por deri kur?! Sa dëme tjera do i bëjë ai vendit e popullit shqiptar, para se të ikë? Për arsye të pozicionmit që kishte e rolit që i dha vetes Rama, e ka futur veten në një rrugë pa krye, por ‘koka bën e koka pëson’ – thonë.

Rame, o Rame, të ka ardhë koha të paguash për bënmat e tua – e di – nuk të pëlqen, e kujt i pëlqen? Por nuk ke si ia bën. Ekonominë e shtetin e ke rrënuar, tani do edhe ta vësh gjithë këtë popull nën monitorim, si Orwell ’84, por popuilli, të siguroj, është më i fuqishëm se ti, se njerëzit që të rrethojnë e se marrërzitë e tua skizofrenike. Populli fiton në fund, këtë mbaje mend, pavarërsisht vuajtjeve që u shkakton, prandaj thirri mendjes. Mos pëllit si gomar, por bëhu burrë e tërhiqu, shpëto aq sa të mundesh, nga anija që po të mbytet.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.