Në vend të kartolinës për vitin 2023

0
393
Urime viti i ri 2023

Skënder MULLIQI

Kur njeriu rrëzohet përtoke, mendon të ringritët. Në të dyja rastet nuk duhet dyshuar në bukurinë e jetës. Nuk do të duhet as të mendohet ndryshe. Në të kundertën humbet edhe shpresa e cila jeton e fundit. Të përballojmë çdo situatë të krijuar, për të nxjerrë në fund më të mirën. Viti i ri duhet të na shërbën për shpresa dhe horizonte të reja. Këtë gjë duhet pasur parasysh çdo mëngjes kur i hapim sytë. E kemi vetëm një jetë, e jo më shumë. Nga gabimet duhet të nxjërrim mësime, mos të lejojmë që të na shuhen buzëqeshjet.

Duhët të kënaqemi edhe më gjëra të vogla, për tu kënaqur më të mëdhat.Gjunjëzimin mos të pranojmë nga askush. Guximtarët i kan rrugët e lira të jetës. Ne fitore qëndrojnë edhe humbjet.Jeta është si nje valle, e cila luhet më zemer. Në të kundertën nuk ka asnjë kuptim. Mos të lejojmë që të na kalon dita pa një kenaqësi sado e vogël që është. Në Vitin e Ri 2023 të hymë më numër të madh të planeve.

Të planifikojmë, të dashurojmë, të buzëqeshim, t’i përmirësojmë gabimet nga e kaluara që nuk e bëm të mirë. Mos të dyshojmë asnjëherë në aftësitë tona, ky do të ishte dështimi më i madh në jetë. Nese kemi gabuar dhe kemi ba gabime, ti përmirësojme ato. Rast i mirë janë 365 ditët e vitit të ri. Fati jonë mos të mbetet në duar të askujt…! Të gjithëve ju dëshirojë që tu plotësohen dëshirat jetësore në Vitin e Ri 2023…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.