13.3 C
Tirana
E martë, 27 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi RRUGA E LURËS

RRUGA E LURËS

0
Pamje nga Lura

Poemë kushtuar udhës, përpjekjes dhe protagonistit që u bë nxitës i saj

Nga Gëzim LOKA

Një ëndërr lindi në zemrën time,
Si rreze dielli në agim,
Rruga e Lurës u bë betimi,
Të linte gjurmë në çdo kujtim.

Mes malesh lart, mes gurësh të rëndë,
Ku era këndonte me zë të fortë,
Unë hodha hapin, mora përsipër,
Të çelja një udhë për të ecur be botë…

Nuk ishte rrugë e shtruar me lule,
As shteg i lehtë nëpër malësi,
Por sfidë e madhe, me gurë e rrëpira,
Që kërkonte zemër e burrëri.

Rruga e Lurës, o emër krenar,
Në çdo kthesë ke histori,
Në çdo kilometër, mund e sakrificë,
Në çdo hap, një copë dashuri.

Sa herë që rruga dukej e pamundur,
Sa herë që mali ngrinte mur,
Unë nuk u ktheva, nuk u dorëzova,
Se kisha një qëllim të pastër e të bukur.

Më thoshin: “Mali është i egër,
Kjo rrugë kërkon shumë mund e djersë!”
Unë u përgjigjesha: “Kur zemra beson,
Edhe shkëmbi hapet, edhe mali merr jetë…

Nuk isha veç ëndërrimtar,
As fjalë që humbet nëpër erë,
Isha nxitësi, isha protagonist,
Me punë e bindje, me shpirt të tërë.

Lura e bukur, me liqene si pasqyrë,
Me pyje të blerta e maja në re,
Kërkonte një udhë për t’u lidhur me botën,
Një rrugë që shpresën ta sillte për ne.

Aty ku dikur udhëtonte këmbësori,
Mes baltës, dëborës e vështirësisë,
Lura shihte të ardhmen, shihte mundësinë,
Të sillnim një dritë mes alpeve, në malesi…

Çdo hap i hedhur nuk ishte i kotë,
Çdo pengesë më bënte më të fortë,
Se rrugët që lindin për një popull të tërë,
Nuk maten me lodhje, por me vlerë.

Me lurasit besa besë u ndezën shpresat,
Me vullnet e dashuri u rrit besimi,
Dhe rruga nisi të marrë jetë e formë,
Të bëhej realitet i gjallë premtimi.

Nuk kërkoja lavdi për veten,
As duartrokitje në çdo kuvend,
Por doja që Lura të kishte një udhë,
Që ta lidhte më fort me vendin e vet.

Se rruga s’është vetëm gur e asfalt,
As vijë e gjatë hedhur në hartë,
Është shkollë, është shëndet, është jetë,
Është një e ardhme që troket në çdo prag.

Përmes luginash e kreshtash të larta,
Mes shkurresh, shkëmbinjsh e gjelbërimit,
Rruga e Lurës u bë dëshmi,
Se guximi i njeriut i jep krahë ndërtimit.

Unë isha aty, në zemër të veprës,
Me mendjen përpara, me shpirtin në zjarr,
Jo vetëm dëshmitar i një ëndrre,
Por nxitës i saj, me vullnet të pandarë.

Kur rruga përballej me vështirësi,
Kur pengesat ngriheshin si kala,
Unë mbaja gjallë shpresën dhe besimin,
Se një ditë do të vinte fitorja e saj.

Më fliste mali me gjuhën e heshtjes,
Më fliste Lumi Malla me zërin e tij,
Dhe unë u përgjigjesha me vendosmëri:
“Për Lurën kjo rrugë do të bëhet dritë!”

Sa zemra pritën me mall atë ditë,
Kur udha do të hapej për udhëtarë,
Kur fëmijët të shkonin më lehtë në shkollë,
Dhe Lura me të tjerët të mos mbetej e ndarë.

Sa dyer do të hapeshin për tregti,
Sa miq do të vinin nga larg në shtëpi,
Sa shpresa të reja do të merrnin udhë,
Kur Lura të lidhej me gjithë shqiptari.

Prandaj kjo rrugë s’është vetëm një vepër,
Që matet me metra e me kilometra,
Ajo është një amanet për brezat,
Një gjurmë e gjallë në faqet e jetës.

Dhe kur një ditë të thinjen malet,
Kur vitet të rrjedhin si ujë në lumë,
Rruga do të flasë me gjuhën e gurëve,
Për ata që besuan dhe punuan shumë.

Aty do të mbetet edhe emri im,
Jo për krenari që shpejt venitet,
Por si një njeri që nxiti një ëndërr,
Që përmes mundit në vepër të ngjitet.

Nuk them se vetëm unë e bëra,
Se rruga kërkoi shumë duar e zemra,
Por unë ndeza shkëndijën e parë,
Që punës t’i hapeshin shtigjet e reja.

Kjo është e vërteta që mbaj në shpirt,
Pa e zbukuruar me fjalë të kota,
Unë isha nxitës, isha protagonist,
Në rrugën që lidh Lurën me botën.

Dhe nëse dikush më pyet një ditë:
“Çfarë le pas në këtë jetë?”
Do t’i tregoj rrugën mes maleve:
“Ja, kjo është përgjigjja ime e vërtetë!”

Rruga e Lurës, krenari luriane,
Në ty kam lënë një pjesë të shpirtit,
Në çdo kthesë ruhet një kujtim,
Në çdo gur jehonë e zemrës ndriti…

Ti do të kalosh nëpër breza,
Si udhë e shpresës, si shenjë bashkimi,
Dhe emri yt do të mbetet i gjallë,
Sa të rrojë Lura, sa të rrojë kujtimi.

O Lurë e bukur, me male krenare,
Me liqene të kaltër e pyje plot jetë,
Udha jote le të çojë përpara,
Drejt një të ardhmeje më të mirë përjetë!

Dhe unë, që isha nxitës i kësaj rruge,
Protagonist në rrëfimin e saj,
E mbyll këtë këngë me zemër të qetë:
Rruga e Lurës është gjurma që lë pas!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.