Izy – vajza në bunker
Arben Çokaj
Unë i hedhi shikime asaj
Ajo ulë sytë,
Unë përpiqem t’i flas,
ajo ngrihet e ikën…
Unë i hedhë lule asaj…
E lulet thahen… vyshken…
Vajza në bunker,
Humbet një vit kohë
Në përpjekje për t’u afruar…
Në fund ajo flet nëpër dhëmbë
Më shan me miqtë e saj
Dhe kënaqet me dështimin…
Ikën…
Humbet nëpër mjegull…
Vajza në bunker, pse fshihet?
Pse struket? Kush e tremb?
Dil nga bunkeri, moj vajzë…
Se të mbroj unë…
Eh, ironi e fatit…
Kë mbron ti?
Ti s’mbron dot as veten…
Pa provoje një herë… 🙂