Poezi nga Engjëllushe Cane Paja

0
429
Engjëllushe Cane Paja

Në foto autorja e poezive Engjëllushe Cane Paja

Mirë se erdhe!

Mirëse erdhe Viti i Ri
Gëzuar miq e mike kudo jeni
Perëndia ju faltë mirësi
Paqa e dashuria, qofshin refreni…

Horizonti le të jetë Perëndim
Veç kuota në ngjitje paçi në jetë
Trup e shpirt paçin veç shërim
Ëndrra më e bukura u bëftë e vërtetë.

Përherë të kemi gëzim e shpresë
Buzëqeshje të bukura çdo ditë
Stinët që ende s’kanë trokitur në jetë
Ardshin të ndritshme porsi rubin…

Arneni, fshai im i bukur

O vatani im i bukur,
Zoti ty të ka bekuar,
Malet fushat gjelbërojnë,
Kopsht’ e pemë lulëzuar.

Bilbili këngës ja thotë.
Vjosë e Shushicë iso mbajnë.
Tokë e djegur me barot
Qëndrestare skaj më skaj.

Vatani është ëndërr plot kujtime,
Nostalgji, dashuri, mall veç për ty,
Këtu iku me vrap fëmijëria ime
Ti përherë më pret plot me dashuri.

Prindërve,vëllezërve u prehen eshtrat aty.
Në tokë dhe në ajër enden kujtimet
Stinë të mbushura me shumë nostalgji
Në zemër mbetet kujtesa, premtimet…

Armeni, vendlindja ime
Ndriçon porsi margaritar
Ne bijat e tua, me ty ndihemi krenar
Tek ti pimë qumësht nga gjiri
Nga nënat tona prej floriri…

Zemra me ty bëhet bashkë
A duket gjaku nëpër deje?
Mallin që kam për ty,
Mallin që rrjedh prej meje,
Nuk e shuan lumi as deti
Ti për mua je Princi, je Mbreti.

Për ty ka gëzim dhe Zoti
Je si bahçe me lule,fushat rrethuar,
Me lumenj e e male, klima jote,
Ujë i ftoht si bora, ilaç për sëmundje,

Në kurbet s’gjej dot burim,
Që të shuaj mallin tim,
Vatani im perëndeshë e bukur.
Djemtë si yje,vajzat porsi flutur.

Sot jam nënë, gjyshe, s’duroj dot,
Shpirti këto vargje zemre m’i thotë,
Sa të lodhur në këtë botë
Herë të qeshur, herë me brengë e lotë…

Hajdeni nëna edhe një herë,
Të ndriçojnë ato dyer,
Ato shkallë lyer me gëlqerë.
Shtëpitë mbushur plot me njerëz,
Plot shaka e muhabet.

Sa shumë mallë dhe kujtime
Dot s’i nxëka pena ime
Nuk i nxë fjala e vargu
Këtu ku janë kulmi dhe pragu

O Armeni gjithë lezete
Pak nga pak ti seç na trete
Këtu larg, në të huajin dhe
Balsam shpirti për mua je…

Ti japim jetës o njeri, pak mirënjohje e dashuri…

Ikim në heshtje, me celularë në dorë
Në këmbë apo me makinë
Sikur ndjekim pas një meteorë
Kemi humbur në rrugë njerëzinë.

Kemi humbur njëri tjetrin, vetveten,
Në shtigjet e rrjeteve sociale
Me selfie e barazojmë jetën
Shkrepjet e celularit i bëjmë male.

Sot dielli nuk të ngroh,
Edhe hëna sikur s’ndriçon
Ëndrrat e njerëzve të braktisura,
Dhe jeta ikën e shkon.

Çfarë po ndodh me ne vallë?
Ka ardhur kohë e vështirë…
Jemi të gjallë e nuk takohemi,
Në mes të ditës, si në errësirë.

Njëri–tjetrin s’do ta njohin,
As djali im as vajza jote.
Tej ekranit asgjë s’shohin
Robotë të kësaj epoke.

Robotë e të huaj me njëri tjetrin,
Ka ngrirë emocioni njerëzorë.
Imazhin tonë në klikime ndjekim,
Jetojmë në tokë e ndjekim meteor…

Dikur ishte krejt ndryshe
Dasmat, muzika rrinin zgjuar,
Të gjithë të dashur, përkrah njëri-tjetrit,
S’ishim të largët, as të huaj…

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.