🟪 BUKOWSKI, KY POET SFIDUES AMERIKAN NË GJUHËN SHQIPE

0
578
Charles Bukowski - poezi

Kolec P. Traboini

Libri ka 160 poezi në 280 faqe, nxjerrë nga 5 prej vëllimeve origjinale anglisht të këtij autori të madh amerikan, botimi Pantheon Books 2019.

Vështirë është të përshtatet fenomeni poetik i Charles Bukowski-t (1920-1993) me psikologjinë e pasionet tona ballkanike. Ai është krejt i lirë. Sepse është vetë Amerika e tillë. Ka temperaturën e vet të ndjesive dashurore. Vështirë, gjithashtu, të kalojë në “fazë” siç ndodh në Shqipëri, ku ndodh që, nëse të lë i dashuri, vret veten.

Përkundrazi, ai edhe poetikisht gjen ngushëllimin e humbjes në krahët e një tjetre. E tillë është dashuria e Bukowski-t. Është si bleta që dashuron çdo lule që i gjendet pranë dhe nga poleni krijon mjaltë. Edhe kjo është dashuri. Bukowski nuk është Don Zhuan që ikën. Ai e percepton dhe e përjeton dashurinë, por në çastin kur ajo ndodh. Nuk është melankolik e as platonik.

Nuk ka shkruar poezi për të marrë çmime e as për të fituar lavdi. Ka bërë jetën e vet dhe e ka regjistruar poetikisht, por me fjalë të thjeshta, pa figura, pa pasthirrma, pa mburrje pa asnjë mëtim estetizmi. Në kohën e tij poetët e stofit të shtrenjtë e konsideronin “poeti laureat i endacakëve”, shkruante kështu edhe revista prestigjioze amerikane “Times”, por ai fitoi admirimin e miliona lexuesve dhe sot është ndër poetët më me ndikim në Amerikë.

Te poezitë e Bukowski-t gjithmonë diçka ngjet, diçka e thjeshtë që syri i pavëmendshëm e anashkalon. Jashtë çdo lloj retorike dhe formalizmi, ai është i tejdukshëm si qelq. Nëse përdorim një krahasim të huazuar, ai është si ata lumenjtë me ujë të kulluar që lë këdo të shohë gurët në fundin e vet. Libri ka 160 poezi në 280 faqe, nxjerrë nga 5 prej vëllimeve të këtij autori të madh amerikan botim i vitit 2019.

Kolec P. Traboini.

Mund ta gjeni në Kancelari SAKO” në rrugën Him Kolli ngjitur me porten e shkolles “Konferenca e Pezes”, nje rruge para se te shkohet te Kisha Katolike, rruga e Kavajes Tirane. Cel. 068 215 5277.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.