Familjarët Arbnesh të Zarës pranë bustit të Dr. Kruno Krstiq, leksikografit, filozofit, psikologut, linguistit, ndihmës e veprimtar i madh për enciklopedinë kroate të shekullit -XX-, eruditi dhe intelektuali i shquar Arbnesh i mirënjohur për veprimtarin e tij në shumë drejtime në trashëgimin kulturore Arbreshe dhe Kroate. Bustin e kanë financuar dy shoqatatë Bamirëse dhe Kulturore me të nj+ejtin emër “Salih Çekaj” në Zvicër dhe Gjermani e që me datën 8 Lulëzor (Maj) 2023 u zbulua në vendin e caktuar të shkollës fillore, që me krenari e mban emrin e tij, me rastin e 297 vjetorit të Javës së Arbneshit në qytetin e bukur të Zarës në Kroaci.
Nga Abas Fejzullahi
Është me rëndësi që lexuesit e interesuar në përgjithësi dhe anëtarësia e gjërë dhe veprimtarët bamirës në veçanti të cilët e kanë ndihmuar SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër, që nga themelimi, përmes këtij shkrimi nëse kanë rastin e mundësin për ta lexuar do të ken rastin për t’u njohur, lidhur me veprimtarinë e shoqatës dhe shumën e deritashme të mjeteve të shpërndara për t’i ndihmuar ata që kanë pasur nevojë për ndihmë sipas kërkesave të paraqitura e të shqyrtuara nga Kryesia dhe anëtarësia e Shoqatës e që janë ndihmuar.
Ndihmat për skamnorë kanë qenë të natyrave të ndryshme si: Ndërtimi i shtëpive për strehimin e skamnorëve, për shërimin e të sëmurëve, sigurimin e barnave edhe karroca për invalid me aftësi të kufizuara lëvizëse por ndihma janë ndarë edhe për kulturë e trashëgimi kulturore kombëtare dhe arsim mes tjerash janë financuar disa filma dokumentar lidhur me rrjedhat e ngjarjeve që kanë të bëjnë me pavarësinë e Kosovës, janë ndihmuar me bursa për studime disa fëmijë të dëshmorëve e skamnorëve si dhe botimin e disa librave nga autor të ndryshëm që kanë kërkuar ndihmë.
Shuma e ndihmave në drejtimet e sipër përmendura që nga themelimi i shoqatës, tue fillua nga viti 2010 në Menziken të Zvicrës, deri në përfundimin e vitit 2023 është :
1073225 Fr. (Një milion e shtatëdhjetë e tremijë e dyqindë e njëzet e pesë Fr.)
458429 Eu. (Katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqindë e njzetë e nënët Eu)
& 5000. $. (Pesëmijë $)
Në vijim disa të dhëna për jetën dhe veprimtarin e Arbneshit të Zarës Kruno Krstiq, në shumë drejtime, i cili ka lënë gjurmë si Josip Rela, Shime Deshpali etj.
„Që kur historia e njeh njeriun si njeri, e njeh ate vetëm si qenie racionale dhe shoqërore dhe të arsyeshme ku jeta shoqërore nuk mund të mendohet pa gjuhë.” 1)
“Në ato fjalë kroate që ne flasim dhe shkruajmë, shpirti i brezave kroat jeton dhe çdo krijim i ri duhet të lidhet me ato fjalë të gjalla, jo vetem nga shkronja me të cilen ato tingëllojnë, por edhe nga fryma që ajo në vete fshehë” 2)
KRUNO KRSTIQ
13-XI-1905 – 6-XII-1987
Dr. Kruno Krstiq, arbnesh i Zqrës, leksikograf kroat, linguist, filozof, psikolog dhe historian, lindi me 13 brymor (nëntor) 1905 në Zarë. I ati Ante ka qenë mësues dhe fëmijërin Kruno e ka kaluar në vendet ku i ati ka shërbyer si mësimdhënës. Shkollimin fillor ka kryer pranë ujdhesës Sinj ndërsa gjimnazin në Sinj dhe Zarë.
Si gjimnazist ka filluar të shkruaj vjersha (poezi). Në universitetin e Zagrebit, fillimisht ka diplomuar në filozofi dhe psikologji pastaj gjuhën frenge dhe latine bashkë me leterësinë. Ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit në vitin 1937. Gjatë periudhës 1941-1943 ka punuar pranë zyrës shtetërorae Kroate si lektor gjuhe. Veprimtaria e tij e njohur lidhur me dallimin mes gjuhës dhe letërsisë kroate dhe asaj serbe, në bashkëpunim me Petro Guberinen 1940 dhe i pari ka bërë punën kryesore në dallimin mes fjalorit të gjuhës kroate dhe gjuhës serbe.
Në bashkëpunim me prf. Ciprom dhe prof.Guberinen, Krstie ka punuar në drejtëshkrimin kroat pjesërisht i shtypur por i ndaluar dhe dr. Krstiq-it i shëtë ndërruar vendi i punës dhe është dërguar të punon në gjimnazin real II të meshkujve në Zgreb.
Ka punuar në vazhdimsi dhe publikuar shkrime lidhur me gjuhën kroate dhe ka trajtuar pyetje me rëndësi për njësimin-standardizimin e gjuhës dhe letërsisë kroate.
Pas lufte është kthyer në vendlindje Zarë. Nga pushteti ka qenë i përndjekur e më vonë nën vëzhgim dhe pa përkrahje, kështu që një kohë ka punuar në statistika dhe si korospodent i ndërmarrjes Mesopromet.
Gjatë vitit 1950-1951 ka punuar në arkivin Shtetëror si bibleotekist. Ka hulumtuar gjuhën e Arbreshëve të Zarës,mejher pas lufte dhe më vonë në revisten Zëri i Zarës ka publikuar shkrimin Arbreshët e Zarës.
Kah fundi i vitit 1951 me kërkesen e Mirosllav Kërlezhës kalon me punë në Entin leksikografik.
Vepra e tij e botuar shumë më vonë, në vitin 1987 Fjalori i të folurit në arbënesh të Zarës. Ku dr.Krstiq ka mbledhur e përkthyer mbi katërmijë e pesqindë (4500) fjalë e të folmes arbreshe.
Dr. Kruno Krstiqi ka bashkëpunuar në të pesë vëllimet e Enciklopedisë Kroate. Profesionalisht ka strukturuar, rregulluar e redaktuar në drejtimin e psikologjisë,linguistikës(gjuhësisë), histrinë e kulturës, fjalët e huaja, e në fillim edhe filozofinë. E ka bërë konceptin e Fjalorit të gjuhës kroate të entit Leksikografik.
Ka bashkëpunuar në projektin e Leksikonit jetëshkrimor (biografik) kroat. Gjatë jetës së tij ka shkruar qindra shkrime (artikuj) për Enciklopedin e Përgjithëshme. Enciklopedin Detare dhe Enciklopedin e artit figurativ.
Ka ndërruar jetë në Zagreb më 6 dimror (dhjetor) 1987.
Burimi:
1) & 2) Monografia povodom 150 obljetnice osnovne skole u Arbanasima. Zadar, 2019. St. 8 & 2011
Monografia me rastin e 150 vjetorit të shkollës fillore në Arbresh të Zarës, Fq. 8 & 211
Përkthimin nga gjuha kroate dhe përshtajen .A.F
* * *
Lidhur me nismën dhe organizimin e zbulimit të bustit të Kruno Kërstiqit më 2023-05.08 në hapësirën e Shkollës fillore në Zarë që mbanë emrin e tij me krenari e që festonte 150 vjetorin e veprimtarisë botuese të Monografisë së shkollës së Arbanasit, duhet përmendur edhe kontributin e mësimdhënësit të gjuhës shqipe pran shkollës fillore Kruno Krstiq të Arbanasit, Prof. Vesel Lekaj i cili ka qenë edhe ideatori dhe nismëtari për kërkesën e ndihmës lidhur me punimin dhe vendosjen e bustit të Kruno Kërstiqit e që është përkrahur e jetësuar praktikisht nga SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër dhe në Gjermani.
Prof. Vesel Lekaj, me përkrahjen e drejtorisë dhe kolektivit të shkollë ku jep mësimin plotësues të gjuhës shqipe organizoi një program të pasur kulturo artistik me nxënësit e shkollës që u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrja e prindërve të nxënësve, qytetarëve, dhe mysafirëve të ftuar që morën pjesë pothuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga kurbeti Zvicëra, Gjermania etj.:
Pof. Vesel Lekaj
12.12.1960
Lumbardh, Deçan Kosovë
Disa të dhëna për Prof. Vesel Lekajn:
Foto me nxënës më 2023-5-08 Zarë
PËRGATITJA ARSIMORE E PROF.VESEL LEKAJ DHE VEPRIMTARIA E TIJ NË KOHË DHE HAPËSIRË ME TË DHËNA E DËSHMI
Disa të dhëna për Jetëshkrimin e Prof. Vesel Lekaj.
Prof. Vesel Lekaj, qysh në moshën rinore në vendlindjen e tij bashkë me të rinjë tjerë të fshatit vepruan në dobi të fshatit e më gjërë.
Pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve në rrafshin e Dukagjinit u nis nga rinia e këti fshati e ku vlenë të përmenden Vesel Lekaj, Ali Ukaj dhe Ajete Lekaj. Përveq përpjekjeve paraprake, i pari pajtim u bë mes dy familjeve ku kishte rezultu plagosje me armë zjarri, pajtimi u bëmë 5.01.1990 dhe për këtë pajtesë janë mbajtur shënime (proqesmbajtje) dhe nga një kopje u është dorëzuar të dy familjeve e punuar nga një mësues veteran i këtij fshati. Gjithashtu janë pajtuar edhe raste tjera ku rinisë u janë bashkangjitur edhe udhëheqja demokratike e fshatit bashkë me gjeneratën e vjetër e cila në shenj respekti e luante rolin e vet.
Ardhja e Anton Çettës më datë 2 shkurt 1990 në fshatin Lumbardh në ndihmë dhe përkrahje në nismën e tyre për pajtimin e ngatërresave dhe gjaqeve kishte marë tashmë një karakter të Lëvizjes gjithëkombëtare. Në ditën e parë në Lumbardh, Anton Çetta nxorri dy muaj besë për një vrasje më të hershme, që as sot e kësaj dite s’ është falur gjaku edhe pse Rinia e Lumbardhit për këtë rast u kishte trokitur tre herë në derë paraprakisht. Kështu që nga data 2 shkurt 1990 nismën e aksionit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave ndër shqiptarët bashkë me rinin studentore dhe bashkëveprimtarët tjerë nga të gjitha viset shqiptare e drejtoi me shumë sukses e përgjegjësi Prof. Anton Çetta i përzgjedhuri, pranuari dhe miratuari për këtë çështje në mesin e shqiptarëve kur tashmë kishte filluar të mirrte hov Lëvizja gjithëshqiptare në krye të së cilës ishte LDK-së dhe kryetari i saj dr. Ibrahim Rugova.
Lekaj kishte të kryer në Prishtinë, Fakulteti Filologjik, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë shqipe, si dhe Fakultetin e Arteve, drejtimi pikturë. Gjithashtu fakultetin në Universitetin e Zarës, Drejtimi i Historisë së Artit si dhe magjistaturën në këtë universitet me temën “Manastiri i Deçanit, Punimet konservuese”
Në Universitetin e Zarës, ka vazhduar studimet pasuniversitare (studime doktorale), Arkeologjia e Adriatikut Lindor, Mesjeta, duke i përfunduar studimet deri tashmë në mbrojtje të temës “Fundi i Antikitetitit dhe mesjeta e hershme në Komunën e Deçanit” që pritet të mbrohet së shpejti, me të dhëna që sjan përmendur asnjëherë, sidomos për Manastirin e Deçanit.
Lekaj gjithashtu e ka statusin e veteranit të luftës, 1991, 1997/98 – 12 qershor 1999. Nr. dosja 43001, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke mos u larguar asnjë ditë të vetme nga vendlindja.
Ka çertifikatë ndërkombëtare OSCE për trajnimin e këshilltarëve për kuvendet komunale, marrë më 2002. Bashk me asambleistë të tjerë të pas luftës.
Menjëherë pas luftës në Kosovë, dy mandate radhazi ka qenë Këshilltarë i Kuvendit të Komunës së Deçanit. Ishte në disa komisione kulturore pran ekzekutivit dhe i zëshëm në Asamble kundër të keqes dhe paralajmërues me përvojë për shum gjëra të ndodhura më vonë.
Vullnetarisht është larguar nga çështjet politike dhe institucionale, për t’Ju kthyer shkencës dhe artit sidomos edhe me insistimin e profesorëve të Fakultetit të Arteve.
Vesel Lekaj, momentalisht është mësues në shkollën fillore “Krune Krstiq” në Arbënesh të Zarës, që nga 03.11.2014 në mësimin plotësues të gjuhës shqip, model C, mësimdhënës i rregullt pranë kësaj shkolle në kuadër të Ministrisë Kroate të Arsimit. Përveq gjuhës shqipe, jep edhe histori, kulturën figurative e muzikore, gjeografi etj. Jep mësim në dy nivele, mësimdhënie klasore për nxënësit nga klasa parë deri në të katërten dhe mësimdhënie lëndore nga klasa pestë deri në të tetën.
Gjithashtu, të njëjtën mësimdhënje e jepi edhe në Shkollën Fillore Bijaći, Novi Kaštel, të Prefekturës së Splitit, shkollë të cilën e ndihmoi të qelet drejtorja e kësaj shkolle, Jadranka Šoškić, Drejtoritë në fjalë janë model i udhëheqjes, pedagjisë, disiplinës, përkushtimit …në nivel të Republikës. Lekaj ka vendim të përhershëm të punës në këto institucione arsimore ku jep edhe mësim plotësues në Histori Arti.
Lekaj është Profesor i gjimnazit “Vladimir Nazor” në Zadar nga 27 tetor 2016 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite në dy nivele: niveli i parë, viti i parë dhe i dytë dhe niveli i dytë, viti i tretë dhe i katërt. Gjuha shqipe në shkollat e mesme të Zarës është lëndë fakultative e me kredi në kuadër të Ministrisë së Arsimit të RK. Është gjithashtu pjestar dhe hartues i Kurrikulës shkollore shqipe për shkollat e Mesme të Kroacisë në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Kroacisë dhe anëtar i Komisionit për plotësimin ose ndryshimin e kurrikulës shkollore të Republikës.
Gjithashtu veprimtaria e tij dhe kurbetçarëve, sidomos i Adem Shalës dhe Nikollë Prekpalaj si dhe përkushtimi i drejtores arbëneshe Jasmina Matešić dhe Jadranka Šošić (gjithashtu nga Ministria e Arsimit të Kroacisë, Sabina Glasovac dhe Jure Botic), kanë bërë ndihmesë të madhe në themelimin e shkollës shqipe në Arbanas të Zarës, vend ku paraprakisht mbajten mësim një plejad e tërë atdhetarësh si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeqovit etj. para Luftës së parë Botërore e deri te mësuesi Niman Ferizi (njihet edhe si sekretari i Bajram Currit), deri në prak të Luftës së Dytë Botërore varri i të cilit gjendet edhe sot në Zarë në varrezat e vjetra të qytetit.
ME RASTIN E 297-VJETORIT TË JAVËS SË ARBNESHIT NË ZARË
Me rastin e 297- vjetorit të Javës së Arbëneshit dhe përurimit të Monografisë së 150 vjetorit të Shkollës Fillore Kruno Krstiq në Zarë, monografi në gjuhën kroate ku mbanë edhe shenimet e shkollës shqipe të kohëve të vona, është organizuar një program kulturor nga istitucionet përgjegjëse të kulturës dhe arsimit të bashkisë së Zarës e ku Prof. Vesel Lekaj ka dhënë ndihmesen e tij me vëlerë e rëndësi të veçantë e ku manifestimi u shfaq më 08.05.2023 në lokalet e shkollës ku u përcjell me vëmendje e duartrokitje nga pjesëmarrësit e pranishem vendor e mysafirë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe kurbeti që nga largësitë.
Manifestimin e këtyre dy ngjarjeve me rëndësi historike dhe kulturore për vendorët e begatuan edhe pjesëmarrja e Misionit Diplomatik për Paqe e me krebilitet ndërkombëtar, si zyrtari i lartë dhe përfaqësues i pakicave në Shqipëri, Kristo Goxhi me anëtarë të tjerë dhe personalitete të njohura të cilët mdanë tre mirënjohje për drejtoret e të dy shkollave ku mbahet mësimi i gjuhës shqipe, në Arbënesh të Zarës si dhe në Bijaqi, Prefekturë e Splitit.
Jasmina Mateshiq & Jadranka Shoshiq në mes Prof. Vesel Lekaj
Në vazhdën e organizimeve dhe veprimeve kulturore u bë edhe zbulimi i bustit të personalitetit erudit, intelektualit të pakrahasueshëm, arbëneshit Krune Krstiq, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla fillore si dhe vet Krune, kontribuesi më i madh në enciklopedinë kroate të shekullit 20 -të. Vepra u punua në Kosovë nga skulptori i talentuar Kosovar Gani Bajraktari, e financuar nga dy shoqatatë me të njejtin emër:Shoqata Bamirëse Kulturore « Sali Çekaj, në Zvicër dhe Gjermani.
Nxënëset që drejtuan programin kulturor të përgatitur bashkë me mësimdhënës.
Pamje nga dorëzimi i mirënjohjeve
Pranë bustit të ftuarit nga Zvicra
Nga e majta në të djathtë anëtarët e SHBK »Salih Çekaj« në Zvicër pa plisë kyetari z. Saim Tahiraj.
Familjarët e Kruno Kërstiqit bashkë pranë bustit me kryetarin e SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër z. Saim Tahiraj i dyti në foto nga e djathta në të majtë.
Programin e përgatitur kulturor nga organizatorët e të shfaqur në sallën për programe festive të shkollës e përcjellën personalitete të jetës kulturore dhe politike si ambasadorë, (ambasadori R. Poda) deputetë (E. Lekaj Perlaskaj), këshilltarë politik të ministrive tona (V. Miftari, R. Gjergji), zëvendês ministra ( A. Xhurreta), konsulli në Zarë A. Dedaj, nga Kosova (B. Ramosaj nga Deçani) si dhe mysafir të tjerë të ftuar nga Shqipëria, Maqedonia Veriut, Mali i Zi, e Kosova si profesor, dekan, prodekan por që kontribut konkret dhan si Isak Shema, Bardh Rugova etj). Nga qyteti mikpritës i Zarës (drejtori Jozo Nekiq si i dërguar në emër të Kryetarit të Komunës Branko Dukic), nga rrethet tjera të Kroacisë dhe arbënesh që nga Australia e largët siq ishin familjarët e tjerë të Kruno Krstiqit.
Pamje nga salla pjesëmarrësit tue përcjellur programin e organizuar nga organizatorët bashkë me nxënësit e Sh. F. Kruno Kerstiq
Gjithashtu në javën e Arbneshit u përuruan edhe veprat e autorëve A. Lushaj, S. Dokoza, zonjave, M. Barançiq, Z. Berisha si dhe ekspozita pamore me punime figurative të autores A. Bilalli.
Veprimtari kulturore u përcollen nga mediat lokale si dhe RTK me I. Haxhiu dhe Genc Ymeraj me gazetarë dhe televizionin shqiptarë shqiptar si dhe mergimtarë të tjerë.
Një përshëndetje për të gjithë ishte nga Shoqata Shqiptare e Prefekturës së Zarës dhe nga kryetari i saj Nikollë (dhe Kristian) Prekpalaj.
Pamje nga programi muzikor me nxënës e mësimdhënës.
Në sallë ishin të pranishmit për të përcjellur programin kulturor kushtuar 150 vjetorit të Sh.F. Kruno Kerstiq si dhe dhe 297 vjetorit të Javës Arbëneshe në Zarë, nga përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shtetërore të këtij qyteti si dhe nga Shoqatat me emrin e heroit Sali Cekaj si Saim Tahiraj etj.
Nënkryetari i bashkisë së Zarës z. Joso Nekić
Drejtoresha e Shkollës „Kruno Kerstiq) Znj. Jasmina Matešić
“Arbëneshët janë një qershi jo e vogël mbi torten e madhe të Dalmacisë”.
Me këto fjalë hyrëse Lekaj falenderoi të pranishmit në sallë si dhe të gjitha institucionet shtetërore vendore dhe të arsimit për përkrahjen dhe ndihmesën të cilën ja kanë dhënë e ja japin në vazhdimsi për punën që ai bënë si mësimdhënës i gjuhës dhe kulturës kombëtare shqitare në përgjithësi dhe për bashkëpunimin e ndërsjelltë për arsim e kulturë shqiptare.
Foto nga Monigrafia e shpërndar pjesëmarrësve me 08.05.2023 me rastin e 150 vjetorit të Shkollës Fillore „Kruno Kerstiq“ në Zarë të Kroacisë