Skënder MULLIQI
Fushates zgjedhore po i afrohet fundit. Po shohim dhe ndëgjojmë, mesazhe të mëdha, spote të shtrejta, fytyra të mëdha e të vogla në tabela, për të mbledhur të gjitha përshtypjet për ta dhe për ti votuar. I gjithë marketingu politik parazgjedhor prej kohësh është bërë i njejti, i mërzitshem, i gjatë, më akuza dhe kunder akuza të partive pjesmarrrëse, e pak shpalosje programesh për ta bindur votuesin.
Ende po shohim fytura të njejta, gjithëçka e grumbulluar sipas të njejtës këngë, që tashmë i ngjanë pllakës se gramafonit të prishur. Asgjë të re do të thosha për të ngjallur skënen politike amorfe, më shumë premtime e pak realizime. Votuesit duket se janë të prirur më shumë pas liderëve dhe partive, së sa që të ndëgjojnë diçka premtuese për të ardhmën e tyre dhe shtetit të Kosovës. Ekiston dyshimi i bazuar se edhe kësaj radhe do të gëlltitën genjeshtrat dhe manipulimet, dhe gjithëqka pastaj do të shkon sipas avazit të vjetër, që tashmë jemi mësuar. Nuk është mirë të besojmë në gënjeshtrat e tyre se gënjehemi edhe ne vet.Kjo është e dëmshme për proceset e vështira që na presin.
Nuk dua të hy në premtimet dhe jo premtimet të secili subject garues në zgjedhje, se ajo që po shohim, duket e njejtë për të gjitha. Kjo fushatë është anemike, e pa gjak dhe shumë akuzuese ndaj njeri-tjetrit, se duket qe partite politike e kan nuhatur tashmë, se kwshtu e don elektorati! Njerëzit sukur janë të prirur të vrapojnë pas liderëve, thua se ata kan zbritur nga qielli, për të bërë ndonjë foto më ta, për ti thënë veti dhe tjerëve së edhe unë jamë dikushi në këtë botë. Kjo është logjkë provincialiste, logjikë megallomane, logjikë që nuk na futet në funksion për asgjë të mirë.
Ajo çka na duhet është e mira e shtetit që për 20 vite nuk u ndërtua mirë. Na duhet mirëqenja dhe zhvillimi, na duhet në përgjithësi prosperiteti, për tu bërë pjesë e Evropës se Bashkuar. Ajo që duhet besuar janë shpalosja dhe serioziteti i programeve politike të paraqituara. Na duhet përmbajtja e jo forma. Askush deri më tash nuk i përmendi dukuritë negative në shoqëri, të cilat për shumë vite janë treguar mbytëse për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Ne votime dilët për të marrë shpërblimin e merituar, e jo fjalë boshe e pollavra të ndryshne sa për të ardhur në pushtet. Po shohim shfaqje më ulëritëse të politikanëve prej disa dhjetëra metrash katrorë. Shumica pyesin vetën, nuk ka rëndësi tek e fundit se çfarë themë në foltore sepse turmës as që ju intereson. Ai u beson atyre sepse janë të “mëdhenj”, të “famshëm “dhe kanë ndriçim në sfond… Megjithate njeriu nuk e humb krejt besimin. E besimi është në forcat e reja politike… A është kështu apo jo?!