Milazim Zeqiraj
Një dorë
e ngriti flamurin.
Tani një tjtër,
e zbriti.
Aty,
shtiza mbeti pa flamur.
Se ligji s‘e lejon !
flamurin dardan në Dardani.
Ah,
ky ligji,
kurrë nuk lejoi,
kurrë nuk ndryshoj.
Dikur,
dora që ngrit flamurin,
burgosej,
e flamuri rrëmbehej.
Sot,
ndryshoj dora,
jo ligji,
për flamurin dardan.
Me këtë dorë,
e ligj,
jemi larg paqes,
larg vetës.
Na duhet dritë,
jo ligj,
për ta kthjelluar vetën
nga kjo mjegullë
që na fle mbi sy.
Maj 2026











