POPULLI QË JETON SI LARASKAT

0
196
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli, mezi e kaloi Koronavirusin. Pandeminë. Vaksinën. Masat qeveritare: Mos dilni në rrugë pa maska! Dy metra larg nga gruaja! Mikja. Familja. Miqtë. Lani duart me sapun! Alkool.

Respektoni masat e qevrisë! Përndryshe, ju presin dënimet. Ditënatë me orë dhe ditë, rrini në shtëpi! Burg shtëpiak në karantinë. Mos u grumbulloni në ahengje dhe dasma familjare! Manifestime kulturore. Varrime. Lindje. Sipas qeverisë, dilni dhe këndoni në verandat e pallateve! Dorë për dore, hiqni velle si arusha me dajre! Mos shkoni në punë! Mbyllni shkollat! Universitetet. Rrini në shtëpi!

Qeveria i ka marrë të gjitha masat për shëndetin tuaj dhe lëvizjet në rrugë me spitale të improvizuara dhe polici. Qeveritarët, që nuk i respektojnë masat qeveritare do t’i dënojë me njëzetë euro. Ndërsa, popullin me dymijë euro. Propagandë informative politike para kamerave televizive: Gjatë njëzetekatër orëve në spital me “simptome” pozitiv u shtruan kaq e kaq pacientë. U shëruan, kaq e kaq. Vdiqën, kaq e kaq. Aspak, lindje.

Masat qeveritare u ashpërsuan me dënime mjeksore për “shpëtim”: populli, duhet të marrë vaksinë. Rreptësisht, i ndalohet të hyjë në lokale pa vaksinë! Aqmëpak, pa vaksinë ta kalojë kufirin. Pushime në bregdet. I mbyllën njerëzit në karantinë. Në liri nëpër katunde dhe qytete i lanë kafshët: macet dhe qentë. Veten, nëpër institucionet dhe kabinetet qeveritare. Kafshët e egëra maleve. Që, herë pas here, zbrisnin edhe nëpër katunde dhe qytete.

Iku Koronavirusi. Pandemia. Masat e ashpra qeveritare. Por, mbeti qeveria. Partitë politike në pushtet dhe “opozitë” me kancer. Nuk ikin. Populli, shpëtoi nga “armiku i padukshëm, por jo edhe nga qeveritarët. Përsëri, kujdesen për popullin me masa qeveritare: Uljen ngritjen e rrogave, pensioneve, çmimeve. Paraljmërojnë, e bëjnë të mundshme edhe ngritjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve. Ashtu edhe ashtu të tharta për popullin, por të ëmbëla për qeveritarët. Edhe, atë: gjatë vlugut të sezonës, kur ato dalin në treg. Që, t’i lënë të kalben arave. Shkaku, se: populli nuk ka para t’i fusi në shportë. Vetëm, nuk e ngritën çmimin e vezëve. Duartrokitje! Mishin, e hanë vetë sorrat. Kohën e fundit, merren edhe me fushata parazgjedhore. Premtime. Dhe, “fitore”…

Popullin e lanë të jetojë me vezë si laraskat…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.