5.5 C
Tirana
E premte, 7 Shkurt 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Ode kushtuar z. Xheladin Rekaliu, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim

Deri në frymën e fundit luftove për Atdhe, liri, barazi e dritë.
Me shpatën mbi qafë sypatrembur mbrojte Gjuhën amtare dhe Flamurin me Shqiponjën në fluturim.
Lis hyre në Goli-otokun e inkuizicionit mesjetar dhe lis dole.

Edhe pse ishe vetëm 20 vjeç, s’të frikësuan rafalët e kallashëve e as dhëmbët e kallkanëve çatall.
Nuk të thyen burgosjet, linçimet e as izolimet.
Përherë qëndrove stoik, i paluhatshëm, bujar e fisnik.

Me durim e zell i ushqeve ëndrrat tona për Liri e Bashkim Kombëtar.
Me guxim të pashoq i mbrojte rrënjët, trungun dhe degët e pemës Pellazgo-Ilire.

Flamurin e Arbrit të përgjakur në Nish, të përgjysmuar në Vlorë, të ndaluar në Shkup e Preshevë, të ciflosur e të ulur në gjak në Tivar, së bashku me shokë fuqishëm e valëvitët në Prizren, Ferizaj, Tetovë, Gjilan, Besianë dhe Ulpianë!

Saherë valon Flamuri e fluturojnë Shqiponjat jo vetëm Llapi, por të gjithë shqiptarët kanë me të kujtuar si ushtar shembull në mbrojtje të Kështjellës Krutane!

ARIF EJUPI

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. Me keto vargje te bukura z. Arif Ejupi po kujton nje figure shume te ndritshme te Rezistences Shqipetare ne Kosove.

    Ata qe paten fatin te punojne, e bile vetem ta njohin Xheladin Rekaliun, nuk ka se si te mos ju jete krijue ky personalitet si mase matese e vlerave njerezore e kombetare.

    Me te folurit e prajshme ,me seriozitetin e malesorit, Xhela, shprehte mendimin e thelle kudo dhe kurdo, pa rrahagjoks per te bamat e tij tue dashte me i krijue çdo miku e çdo veprimtari pershtypjen e te barabartit.

    Xhela ishte Vater, po po vater ku ngohte e ushqente shpirtnishte rinin qe e deshten e i deshti aq shume!
    Si askush tjeter Xhela yne i dashur krijonte afri ne mes patrioteve te ideve te ndryshme, ngase vete kishte vetem nje ideal: LIRINE!

    Lume kombi qe pati nje Xheladin!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit