Brenga e Lahutarit të Bjeshkëve, 73 vjeçarit JONUZ DELAJ !

0
640
Jonuz Delaj

Musa Kurtulaj

Sot rastesisht takova në Shkoder lahutarin 73 vjeçar, Jonuz Delaj. Kishte ardhur nga Kopliku per të regjistruar një kengë në studion e zerit, dhe më pas do të vijonte me filmimet ! Kishim më shumë se një vit pa i takuar, ndaj dhe biseda qetë – qetë “kaperceu gurë me gurë” deri ne vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur si fëmijë më ka mbetur akoma në kujtesë kenga per Noren e Kelmendit, që e këndonte me lahutë Jonuz Delaj ! E dëgjonim shpesh tek valet e Radio Shkodres dhe Radio Tiranes (emisioni per shqiptarët jashtë atdheut).

Pati berë shumë jehonë në atë kohë ai djalë i ri me lahutë, me një zë ushtimë sa të krijonte pershtypjen se je duke udhëtuar neper bjeshkët e Kelmendit në shoqërinë “Zanave të Malit dhe Kreshnikëve të Legjendave ( Muaji e Halili) ! “. Eshtë nga Nikçi i Kelmendit, ndaj gjithnje e quanin “Lahutari i Bjeshkëve”, Jonuz Delajn ! Që nga ajo kohë e deri në ditet e sotme, Lahutari legjendë, Jonuz Delaj, këndoi në skenat e festivaleve kombëtare, nga Shkodra e deri në Gjirokaster !

Pas vitit 1990 Jonuz Delaj rrugëton me lahuten e tij neper dhjetra koncerte të emigrantëve shqiptar neper botë ! Çlirohet Kosova ne vitin 1999 dhe Jonuz Delaj kthehet në Kosovë, i zhuritur nga malli per vllezërit e pertej bjeshkëve të Kelmendit, të cilet i kishte takuar vetem njëherë në vitin 1980 kur me asamblin e Radio Shkodres mundën të japin disa koncerte në Kosovë ! Dhe ndersa kalimthi udhëtonim në këto kujtime, u befasova kur mora vesh se Jonuzi asnjë titull nuk ka nga institucionet e larta te Shtetit Shqiptar të 30 viteve te fundit !!!! Si ka mundësi kjo harresë ?!

Mbante mend se dekoraten e fundit e nga institucionet e larta të shtetit e ka marrë në vitet ’80-të ” Urdhërin Naim Frashëri”. Nga ajo kohë e deri sot, në “kupolë” nuk u kujtua njëri per të vlerësuar kontributin e papërsëritshem në thesarin e folklorit shqiptar, të Lahutarit të Bjeshkëve, Jonuz Delaj ! E dija se kishte rreth 2 vite që Këshilli i Qarkut të Shkodres ia kishte propozuar Qeverisë per ti dhënë pension të veçantë ! Të gjithë këshilltarët ne mënyrë unanime kishin qënë dakord me këte propozim ! E pyeta Jonuzin se çfarë është berë ? Po presim, ndoshta u vjen radha “letrave” të mia dhe i shqyrtojnë, mu pergjigj Jonuzi, dhe shtoi se vazhdonte të besonte edhe per pak kohë, per lajmin e mirë nga Qeveria !

Ata që më kanë njohur mirë në ato vite si Çesk Zadeja, Sali Mani, Tish Daija e tjerë e tjerë, që do të flisnin per mua, nuk jetojnë më ! Ai, më shumë se per pensionin e posaçem, e ndiente brengen per lahuten dhe lahutarët që janë paksuar në mënyre dramatike, sa në Shkoder e Malësi të Madhe nuk kanë mbetur më shumë se 5-6 prej kësaj “race” artistike ! Kështu po plagosim rendë një pjesë të rendësishme të identitetit tonë, shprehej i brengosur lahutari 73 vjeçar, Jonuz Delaj, dhe u ndamë me premtimin se së shpejti do të takoheshim në praninë e kamerës, per një regjistrim të detajuar të karrieres së tij artistike ! Së paku, tha, le ti mbesin arkives ! Po, ti mbesin arkives e filmuar që të pakten të deshmohet se në Shqiperi dikur ka pasur edhe lahutë, edhe lahutarë !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.