PIKTOR I FIGURACIONIT DHE STRUKTURËS KOLORISTIKE

0
704
Driton Kastrati - Bekim Fehmiu - pikturë

KULTURA

Mbresa nga ekspozita vetjake e piktorit akademik Driton Kastrati

Me rastin e ekspozitës vetjake të artistit-piktorit Driton Kastrati hapur kohë më parë në ambientet e galerisë së Muzet Rajonal Arkeologjik në Prizren. Organizimi i hapjes së ekspozitës nga institucioni gjegjës dhe autori i projektit Arbnor Morina ishte në nivel të lartë.

NGA PROF. DR. HIVZI MUHARREMI

Driton Kastrati që nga përfundimi i studimeve në Akademinë e Arteve në Prishtinë (2004), drejtimin e pikturës si dhe të atyre postdiplomike në të njëjtin fakultet dhe drejtim është shumë aktiv me veprat e realizuara kryesisht në teknikat e akuarelit dhe akrilikut.

Padyshim, në rrugën e tij zhvillimore e kreative në vijimësi e ka kultivuar teknikën e akuarelit, dhe me përkushtim të madh i është qasur realizimit të veprave me përmbajtje dhe imazhe të nduarnduarta duke filluar nga aktualiteti i ngjarjeve dhe skenave nga  përditshmëria që kanë qenë aktuale si në kontekstin kohor gjatë periudhave të ndryshme historike e që reflektonin edhe në ketë kohë të tanishme, në kohën e Pandemisë që me një sens në mënyrë maestrale e shpërfaqte gjendjen aktuale duke i mpleksur momentet dhe skenat e imazheve të nduarnduarta, të portreteve, natyrave të qeta e deri tek peizazhet surreale ekspresive të nënqiellit kosovar e më gjerë, nga udhëtimet e tia të shumta nga qendrat europiane.

Gjitha këto vepra autori me një devocion dhe përkushtim shpirtëror i realizon në teknikën e akuarelit si dhe në atë të akrilikut. Pra, lirisht mund të themi se piktori Driton Kastrati hynë në rradhën e akuarelistëve më të njohur nga brezi i viteve të dymijëta e deri me sot

Është i pranishëm në të gjitha evenimentet më të rëndësishme si në ato kombëtare poashtu edhe në ato ndërkombëtare. Pra, fjala është për një talent dhe njohës i rrjedhave zhvillimore të Arteve Pamore në Kosovë dhe më gjerë.

I tërë stili i pikturmit të krijuesit vie në shprehje si për nga ana përmbajtësore poashtu edhe figurative. Në veprën e titulluar “Ëndrra që u shua” , pikturë e realizuar në materialin e pëlhurës, në teknikën akrilik, (2021). Piktori sikur edhe shumë artist të tjerë edhepse për nga mosha në atë kohë mjaftë i ri, në ato rrethana të okupimit kur e tërë popullata e përjetoj kalvarin e vërtet të gjenocidit serb. Pra, temat e tilla u rrënjosen edhe në shpirtin e të riut e i cili në mënyrë maestrale i ka shpërfaqë në shumë tablo të cikleve të tija kompozicionale. Në këtë vepër artistike personazhi i piktorit paraqitet i thyer shpirtërisht pasi që si fëmijë bashkë me shokun e tij ëndërronin që një ditë të formonin një grup muzikor dhe të arrinin të bëheshin yje.

Kjo dëshirë nuk u arrit për arsye se humbi shokun në atë periudhë dhe tingujt mbeten të pa dëgjuar. Në këtë pikturë paraqiten disa figura të cilat bashkë me ngjyrat pasqyrojnë atë që ka ndodhur, figura e shtrirë që pasqyron  rrënimin, portreti i shokut, kitara e thyer, syri qe shikon të pa arritshmen, muri i pakapercyer etj. Tërë këtë tërësi kompozicionale artisti e paraqet në mënyrë ekspresive me një strukturë koloristike të ngjyrave kontrastive dhe me implementimin e elementit të dritës e cila akoma e më shumë e thekson dramaticitetin kompozicional.

Nga cikli i portreteteve të Kastratit duhet vecuar: “Portretin legjendar e Adem Jasharit”, kryetrimit i cili e shkriu tërë familjën për Kosovën martire, për shlirimin e shtetit nga thundrat shekullore të barbarizmit serb, figurën kalorsiale të “Skënderbeut”, portretin e aktorit të mirënjohur me përmasa botërore të “Bekim Fehmiut”, këngtarës “Nexhmije Pagarusha” e “Rita Orës” si dhe shumë e shumë përsonaliteteve të shquara me përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Pra, autori në vijimësi nga cikli i parë e deri me sot ka pikturuar portretet e përsonaliteteve më të shquara nga të gjitha fushat si nga ato artistike e deri tek ato patriotike-atdhetareske e shkencore.

Si sinonim i periudhës pandemike e cila e përfshiu tërë globin botëror duke shkaktuar me miliona të jetrave të shuara të njerëzimit, ishte periudha më e vështirë që cdo familjë e ka përjetuar në mënyrën e vetë. Nga kjo epidemi pandemike sikurse edhe artistet tjerë nga katër anët e globit kanë pikturuar imazhe të ndryshme dramatike, poashtu edhe Driton Kastrati punon kompozime të shumta ku në mesin e tyre spikat vepra “Nëna dhe fëmiu”.

Vepra e cila në mënyrë maestrale është realizuar si në aspektin koloristik ku efektet dhe tonalitetet e ngjyrave, edhepse në teknikën e akuarelit, ato efekte dramatike, emocionale dhe rrënqellëse i mpleks përmës figurës së nënës dhe fëmiut. Akcentimin e dramës së vërtetë kompozicionale e vë në spikamë përmes maskës së fëmiut dhe nënës. Kjo vepër është sinonim i tërë ciklit të punimeve realizuar në tre vitet e fundit, në vitet më kalvariane ku cdo qenie njerëzore në mënyrën e vet e ka përjetësuar, përkatësisht është ballafaquar me sfidat e ndryshme jetësore.

Gjithashtu edhe në ciklin e fundit të krijuesit vazhdon ritmi vijues i personaliteteve nga bota e artit muzikor, por, tani krijuesi në këto tablo e mpleks frymën moderne abstrakte dhe nga ajo ekspresive gradualisht kalon në frymën e introduktit surreal ku figurat e instrumentalistëve e humbin qasjen reale dhe dukën si silueta në strukturën kompozicionale. Përmes elementit të ngjyrës dhe dritës autori i vë në spikam format figurative kompozicionale. Pra, në ketë dikitomi mbarshtrohet i tërë cikli i fundit i realizimeve nga fryma surreale e deri tek abstrakcioni gjeometrik.

Në fund do thenë se ekspozita në tërësi e ka arsyetur idenë konceptuale të organizimit dhe hapjes së saj, pra, duke filluar nga ciklet e peizazheve, portreteve e deri te tablotë e cikleve surreale e abstrakte.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.