Spartak Ngjela – Faqja Zyrtare
Të gjitha marrëveshjet ishin për të aktivizuar bashkërisht shqiptarizmin në të dy shtetet shqiptarë në Gadishullin Ilirik.
Për të gëzuar Beogradin.
Siç duket Rama donte të gëzonte Beogradin.
Dhe, Beogradi politik u gëzua, kur të 13 marrëveshjet u rrëzuan nga Rama.
Bravo, tha Vuçiçi në një rreth të ngushtë, për Ramën.
Dhe në gëzim.
Por, Kurti e gjymtoi politikisht edhe Ramën edhe Vuçiçin, me argumente patriotike, për të mos pranuar takimin me Ramën.
Dhe Rama u tërhoq, dhe i firmosi sot të 13 marrëveshjet.
Por, ndërkohë…
Po fundoset edhe Beogradi në krizë.
Prandaj…
Siç duket, Rama u tremb, se, para ca ditësh i kishte rënë edhe reforma për Open Ballkan, me të cilin donte t’ia dhuronte Beogradit ekonomikisht edhe Shqipërinë, edhe Kosovën.
Dhe…
Humbi në të dyja këto marrëzi antishqiptare.
Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: kush po e mban këtë antishqiptar të betuar si kryeministër të Shqipërisë, Partia Socialiste?
Si mund të mbahet një antishqiptar si ky kryeministër i Shqipërisë?
Apo e mbajnë bandat antishqiptare, që ushqehen nga Beogradi?
Po Partia Socialiste, pse hesht, dhe nuk e flak këtë antishqiptar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?
Duhet flakur.
Nëse Partia Socialiste me grupin e saj parlamentar nuk e flak jashtë Edi Ramën, vetë Partia Socialiste do të goditet rëndë në historinë e kësaj kohe që po vjen; sepse zgjedhjet që vijnë do të kenë një risi politike në lidhje me patriotizmin në Shqipëri.
Për këtë, duhet të jeni të sigurt.
Ky antikombëtar me emrin Edi Rama duhet flakur.
Por, po u flak, e dini se ku do të shkojë Rama?
Në Beograd. E askund gjetkë… se këto janë shenjat…