GJITHKUSH RRON AQ SA KUJTOHET

0
Petrit Derraj - libra

Enver Memishaj

Rreth librit të Petrit Derraj “Mbresa nga jeta në Bashin Malor”

Mesuesi dhe poeti dhe studjuesi Petrit Derraj zbriti nga Bashi bukur malor, në Tiranë, por Bashin e mori me vete, mori bukuritë e atij fshati , zakonet dhe traditat e mira të vendlindjs së tij.

Në qytetin e lindjes kthehuni përherë, thotë Dostojevski, kështu edhe Petriti vjen e kthehet në Bashaj me këtë libër shumë vlerësh. Bukuritë me natyrȅ magjepse e me njerẽz tẽ mrekullueshȅm burimet e ujvarat, kaltërsia e lumit të Smokthinës, por mbi të gjitha traditat, zakonet dhe historia e atij fshati të përsëritura dhe ripërsëritura në proçesin e kujtimeve gjejnë së fundi shprehje në këtë libër.

Edhe më parë në ciklet me poezis të Petritit të botuara në organet e shtypit dhe më pas në librin e tij “I flet zemra zemrës”, kemi shijuar bukuritë e vendlindjes së tij.  Në vargun e tij me rimë të shkollës së Ali Asllanit dhe Lasgush Poradecit, ndjehet bukuria natyrore dhe shpirtërore.

Me këtë libër Petriti del në mexhlis për t’u kujtuar të rinjve por edhe gjith fshatit: fëmijërinë e vështirë që ka kaluar, historinë e shkollës, zakonet dhe traditat e Labërisë, folklr i krahinës së Smokthinës, si u shkollua brezi i tij, peripecitë e Luftës Antifashiste, nderimi dhe respekti ndaj pleqve, lavdia për kontributin e fshatit në luftë dhe “Heroinën e Popullit” Qeriba Derraj, prej fisit të tij, nderimi dhe vlerësimi fiseve, si Pipajt etj, si mund të zgjidhen hasmëritë, mbi kooperativën bujqësore, vlerësimi për personalitete që kanë lënë gjurmë në fshat dhe në krahinë, etj

Një vlerësim të veçantë autori i ka dhënë shkollës së vendlindjes dhe flet me konsiderata për fshatarët e tij kur shkruan: “Edhe para se tẽ çeleshin shkollat nẽ zonat malore, bashiotẽt  nuk i linin fẽmijẽt e tyre pa arsimuar, duke i dẽrguar nẽpẽr shokẽ e miq nẽ qytete brenda e jashtẽ vendit, si nẽ Janinẽ, Turqi, Itali, Austri, Selanik e gjetkë. Bashioti shiste  mallin pasurinẽ,madje edhe njẽ pjesẽ tẽ tokẽs dhe fẽmijẽt e tij nuk i linte tẽ paarsimuar”. (Shkolla vatra e dijes)

Ai përmend me nderim të veçantë dhe me emra mësuesit që kanë shërbyer në shkollën e Bashit dhe janë munduar të mësojnë e ndriçojnë mëndjen e fëmijve të këtij fshati.

“Kur ishim nȅ Gjimnazin e Vlorȅs, shkruan Petriti, ne djemve na qethnin kokȅn dhe, kur shkonim nё qytet tȅ organizuar pȅr tȅ parȅ ndonjȅ shfaqje, bashkȅmoshatarȅt tanȅ tȅ gjimnazeve “Ali Demi” “Halim Xhelo” na tallnin, duke  na thẽrritur shkolla e fshatarȅve kokȅqethur.Jeta nȅ konvikt ishte e bukur, e gjallȅ e mjaft mbresẽlẽnẽse”.

Një vend të veçantë autori u ka dhënë përshkrimit të zakoneve dhe i përshkruan ato aq bukur sa të duket sikur shikon një film, po ashtu ai flet edhe për veçoritë e folklorit të krahinës. “Kënga labe ka lënë shumë gjurmë e ka mahnitur shumë pesonalitete. Noli thoshte se dëshironte që të përcillej në atë jetë me këngë labe.Kënga labe thotë një tjetër krijues të bën skllav e s`të vë pranga,bëhet erë e s`të rrëzon,si mjalti të ëmbëlson.Në Bashaj një vend të dukshëm zënë këngët e humorit ,të cilat qysh herët i ka kënduar me mjeshtëri rapsodi dhe këngëtari i talentuar Avdul Imer Jahaj.

Mbreslënës është përshkrimi që autori bën gjatë Luftës Antifashiste, kur janë larguar nga fshati dhe po mundoheshin të shpëtonin drejt maleve: “Gjermanẽt nisẽn bombardimet nё drejtimin tonẽ.Nё tẽ perpjetẽ tẽ Tercave, afẽr Qafẽs sẽ Kishẽs, mushkẽn e ngarkuar me plaçka deri nẽ vesh e tẽrhiqte Xhevrazua, italiani i mbetur rob, pẽr njẽ çast papritmas ai habitet e befasohet, sepse nuk po tẽrhiqte mushkẽn, po kokẽn e saj pẽr kapistre, pasi njẽ predhẽ ia kishte kẽputur kokẽn nga trupi asaj. Kur pamẽ kokẽn e kẽputur tẽ mushkẽs u prekёm sё tepẽrmi nё shpirt pẽr atẽ kafshẽ tẽ urtẽ e punẽtore, e cila kishte ngritur nẽ kurrizin e saj shumẽ ngarkesa e halle tẽ familjes sonẽ vite tẽ tẽra.

Shkuam te samari i mushkẽs sё viktimizuar nga  predha dhe ashtu tẽ pẽrlotur me shpejtẽsi tẽ rrufeshme e tẽ frikur se mos na zinte edhe ne ndonjẽ  predhẽ e armikut, morëm plaçkat mё tẽ rẽndẽsishme e vazhduam rrugẽn me shpejtẽsi shumẽ tẽ pikẽlluar. Pirgu i halleve u rrit dhe masa e hidhẽrimit u shtua, sepse mbi mua, thekson nẽ rrẽfimin e saj nẽna, mbi kurrizin e ngarkuar me tẽrkuzẽ do tẽ rẽndonin jo vetẽm plaçkat e marra prej samarit tẽ mushkẽs, por veç atyre do tẽ mẽ shtoheshin shumẽ brenga, gazepe, halle, derte e taksirate tẽ mẽdha qё do tẽ sillnin ngjarjet mẽ pas.U nisẽm duke shpejtuar pẽr tẽ arritur karvanin e gjatẽ tẽ muhaxhirẽve, tẽ raskapitur e  e të sikletosur.”

Edhe në kapitujët e shkrimeve historike të fshatit dhe të individit Petriti është me të vërtetën, pasi nga spekullimi me historinë nuk vjen asgjë e mirë. Kështu ai përshkruan rënien e “Heroinës së Popullit” Qeriba Derraj.

Në libër të tërheq vëmëndjen kapitulli “Disa  nga pleqtȅ  e  motshȅm  tȅ  fshatit  Bashaj”, ku autori përshkruan me dashuri e vërtetësi pleqtë e fshatit të tij që knë lënë gjurmë në jetën e fshatit dhe kujtohën me respekt nga bashkëfshatarët dhe nga krahina: “Njё ndër burrat e urtẽ e tẽ menҫur tẽ fshatit ka qẽnẽ edhe Razip Halil Cibaj. Kishte mbaruar Gjimnazin “Sozimeja” tẽ Janinẽs dhe, pasi e mbaroi atẽ, punoi shumẽ vite nẽ Turqi.

U kthye nẽ Shqipẽri,ne vedlindjen e tij,nẽ Bashaj,pas shumẽ vitesh, bẽri shtẽpi tẽ reja dykatẽshe, bleu toka e bagẽti, duke e konsoliduar ekonominẽ e tij.Punoi shumẽ kohẽ si  Kryetar Komune në Gorrisht, Brataj, si zyrtar i lartẽ ne Dukat e Himarё” dhe kështu vazhdon të tregoi autori për shumë pleq të tjerë të fshatit të tij që ka mbledhur me durim e dashuri historinë e jetës së tyre.

Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë ata që kaluan në amëshim.Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj prindërve dhe burrave e grave të fshatit që kanë lënë gjurmë të pa shlyera, por ne mund t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata, këtë akt humanitar dhe detyrë bënë edhe autori këtij libri Petrit Derraj.

Kooperativën bujqësore Petriti e përshkruan si një gjëmë dhe fatkeqësi për fshatin dhe gjithë popullin, po ashtu denoncon propagandën dhe mashtimet komuniste: “Disa fshatarẽ ngulẽn kёmbẽ e nuk pranuan tẽ futeshin nẽ kooperativẽ, pasi thuhej sa pẽr sy e faqe qё futja nё tẽ bẽhej me dashje,pa presione. Edhe pse isha i vogẽl, mbaj mend fort mirȅ qё disa bashkefshatarẽve ua  muarr forcẽrisht bagẽtitẽ nё brinje, duke i  kёrcenuar e duke u pẽrmendur burgun e kulakllekun.

Nё kẽtẽ formẽ, nё mẽnyrẽ arbitrare ua muar bagetite Ali Barxhȅs, Izet Larȅs e disa tȅ tjereve ku nje veprim i tille u godit edhe me vargje ironike: ”Skёndua nё nje rreke/ Eja lart,o Fatime/ Se na muarr dhȅn e qe/ S`na lanȅ as shterp e pёlle/ Shko e ndiz vendin e mire/ Tȅ ther Nebin e Salin”. (Kooperativa bujësore)

Në kohën që kaloi brezi i Petrit Derraj nuk mund të rrëfeheshim tëk prifti e hoxha se për rreth përgjonte hapsane. Por shpirti njerëzor ka nevojë të rrëfehet dhe nga sa kuptojmë nga poezia e Petrit dhe nga ky libër Petrit Derraj tek lumi etek deti, ne te mire e ne te keq!

Dhe tani në një moshë të shtyrë Petrit Derraj vendosi që rrëfimin ta bëjë para fshatarve të tij me anën e këtij libri, dhe pas botimit të tij autori do ta ndjejë vetën të gëzuar dhe të lehtësuar.

Për rëndësinë e këtij libri do të thoshim shkurt:

Për herë të parë shkruhet një histori për fshatin Bashaj të Smokthinës.
Libri na paraqitet me frymë optimiste për vendin dhe njerëzit e tij të origjinës, por dhe më shumë.
Petriti është  i apasionuar per rigjetjen e vlerave te humbura te historise së vendlindjes të shumë figurave që kanë lënë gjurmë.

Petriti flet me një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë, për t’u patur zili, por dhe për të marrë shembull: “Im atẽ, teksa po rritesha, ma ndẽrroi natyrẽn e punẽs. Unẽ do tẽ zẽvendẽsoja vẽllain mẽ tẽ madh nẽ ruajtjen e dhive tẽ familjes, pasi ai do tẽ punonte nẽ kooperativẽ. Vajtja pas dhive, ruajtja e tyre dhe kujdesi pẽr t’i kullotur ishte i vẽshtirẽ, aq mẽ tepẽr nẽ Shullẽrin e Bashit, nẽ krah  tẽ Malit tẽ rrẽpirtẽ tẽ Tartarit ku gjatẽ stinẽs sẽ verẽs tẽ mundonte sẽ tepẽrmi edhe mungesa e ujit tẽ pijshẽm. Gjithashtu po ky mal kishte shumẽ gjarpẽrinj helmues” (Kujtime fëmijërie)

Po me këtë libër Petriti na paraqitet si prozator dhe studjues. Ai si njeri e qytetar do të mbetet ikonë e mësuesit dhe drejtuesit të shkollës së vendlindjes, si drejtor, ikonë e zakoneve të mira të popullit shqiptar dhe me punën sjelljet dhe veprën e tij, po lë gjurmët e një njeriu me shpirt njerëzor dhe të respektuar.

Gjithkush rron aq sa  kujtohet dhe Petrit Derraj që i ngriti vendlindjes një monument me anën e këtij libri do të rrojë gjatë e do të rrojë sa Bashi i tij.
E urojmë autorin për jetë të gjatë e vepra të tjera.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.