OPEN BALLKAN

0
Open Balkan - Oher

Driton Smakaj

Patriotët me bateria e shajnë Edi Ramën për Open Ballkan, se gjoja po përfiton veç Serbia edhe qenka projekt serb se kështu paska thënë Lavrovi.

🙉🙉🙉

Më shumë i besojnë Lavrovit sesa vetvetes. Përndryshe, sikur të ishte vërtetë projekt serb apo rus OPEN BALLKAN, atëherë vazhdimisht do të kundështohej publikisht nga rusët edhe serbët. Krejt çka thonë rusët edhe serbët publikisht, është e kundërta në të vërtetë.
🤷‍♂️

Në anën tjetër nuk ka asnjë shtet tjetër ballkanik, që aktualisht është më i hapur ndaj Serbisë sesa Kosova. Nën emrin e patriotizmit, qeveria aktuale ka ofruar kushte, që të rritet importi për 300 milionë euro më shumë sesa ishte në qeveritë e kaluara (sipas raportimeve në media).

Tash, mbi këtë bazë çka dallon për Kosovën OPEN BALLKAN, kur importi vazhdimisht në rritje me Serbinë???
Apo Kosova po ka frikë që i humbin bizneset me Serbinë???

Mjaft më me sharje të Edit përderisa hani plazma keksa. Hipokrizia askënd nuk e ka plasë deri sot.
🤷‍♂️

P.S.
Nëse Open Ballkan është iniciativë, politike dhe ekonomike, që merr mbështetjen amerikane, Kosova do të duhej të gjente forcën të jetë pjesë e kësaj iniciative, natyrisht duke analizuar së bashku me amerikanët, çka i sjellë Kosovës diçka më shumë në aspektin politik në rrafshin ndërkombëtar.

Përndryshe, veç me ik si zhapin në politikë, nuk përbën as diplomaci e as zgjuarsi. Përbën injorancë dhe populizëm koti për vota.

Gjynah politikë çka po shohim!
🤷‍♂️

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.