SKULPTURA “SYMFONIA” E SKULPTORIT DESTAN GASHI ZBUKURON QYTETIN MELK

0
193
Destan Gashi me Symfonia

Ajete ZOGAJ

Me një atmosferë të mrekullueshme e me duartrokitje të gjata, u bë zbulimi i skulpturës së mbuluar me pëlhurë. “Symfonia” e skulptorit Destan Gashi, si një simfoni e bukur, shpërndau ‘si tingujt e simfonisë’ madhështinë e punës mrekulluese të skulptorit kosovar Destan Gashi, për t’u  dëshmuar artdashësve vjenezë dhe artdashësve të shumtë nga vende të ndryshme të botës, se populli ynë pati gjithmonë artistë të mëdhenj, që i dhanë qytetërimit vepra të mahnitshme arti! 

Një lajm i mrekullueshëm vjen nga piktorja Barbara Gashi, që  na bën krenar për sukseset e njëpasnjëshme të skulptorit kosovar Destan Gashi.

Skulptura e tij “Symfonia” më datë 26 prill është inauguruar solemnisht në qytetin Melk të Austrisë. Inaugurimi i saj, mblodhi artdashës e figura të njohura të qytetit, kryetarin e qytetit Melk, Patrick Strobl, së bashku me këshilltarin e qytetit, Peter Rath si dhe me zotin Georg Wilfinger, Abati i manastirit Melk.

Skulptura “Symfonia” e cila paraqet një kokë gruaje e gdhendur nga mermeri i Vahauut, u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm në ditën e inaugurimit, ku të pranishëm ishin edhe qifti bashkëshortor artistësh, Barbara e Destan Gashi nga Vjena.

Me një atmosferë të mrekullueshme e me duartrokitje të gjata, u bë zbulimi i skulpturës së mbuluar me pëlhurë. “Symfonia” e skulptorit Destan Gashi, si një simfoni e bukur, shpërndau ‘si tingujt e simfonisë’ madhështinë e punës mrekulluese të skulptorit kosovar Destan Gashi, për t’u  dëshmuar artdashësve vjenezë dhe artdashësve të shumtë nga vende të ndryshme të botës, se populli ynë pati gjithmonë artistë të mëdhenj, që i dhanë qytetërimit vepra të mahnitshme  arti!

Skulptura “Symfonia” e Destan Gashit e vendosur në  një pikë strategjike të Wiener Straße, e vendosur te shtëpia me numër 21, shkëlqen me bukurinë e saj. Ky lokacion është shumë i frekuentuar nga qindra turistë nga vende të ndryshme të botës. Danubi në afërsi kalon nëpër qytetin e bukur, ndërkaq anijet e mëdha ndalen në portin e Melkut duke u dhënë mundësi udhëtarëve për shëtitje. Tek skulptura është vendosur një tabelë orientuese në të cilën shpjegohet që skulptori i “Symfonisë” është shqiptar nga Kosova dhe se për punën e tij artistike në skulpturë është shpërblyer me çmime të shumta.

Skulptura me emrin  “Symfonia” është gdhendur nga një mermer ndër  më të bukurit nga Vahau, një krahinë në Austri të Epërme, e cila është e njohur për mermerin e veçantë dhe për vreshtari. Ideja për emërtimin e skulpturës “Simfonia” ka ardhur nga materiali nga guri në të cilën është skalitur. Ka qenë guri natyral i cili ka pasur shumë vija harmonike me një strukturë të valëzuar me ngjyrat gri dhe zi, kështu që gjatë procesit të punës  ka dal fytyra e femrës, një femër shumë simpatike dhe e bukur.

Skulptura ka  një ngjashmëri me një pjesë të muzikës, si një symfoni, e cila e skalitur në guri nga maestro Destan Gashi duket e përkryer. Skulptura është dhënë hua për ekspozim prej këshilltares së  bashkisë,  Ilse Kossarz dhe është vepër arti numër gjashtë në „Milje Artit të Verdhë“ në qytetin Melk. Qëllimi i ekspozimit të skulpturës ka qenë për ta bërë qendrën e qytetit Melk më të bukur dhe më të gjallë.

Skulptori Kosovar Destan Gashi ka studiuar pikturën dhe skulpturën në Akademinë e Arteve të Brukselit, ku ka marr edhe çmime të shumta për punën e tij artistike. Nga viti 1987 ai jeton në Vjenë të Austrisë, ndërsa atelenë e skulpturës e  ka në periferi, në Bad Vöslau në Austri të Epërme.

Fotot: Barbara Gashi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.