Pozitë dhe opozitë shqiptare mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë

0
160
Ortodoksët shqiptarë në Maqedoni

Luan - Asllan DibraniShkruan Asllan Dibrani

Maqedonia pak ditë më parë i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni kërkoni edhe votën e komunitetit islamik dhe ortodoks shqiptar të vendit tuaj!

Shqiptarët e Maqedonisë gjenden mes zjarrit të dy kampeve. Ata nuk i pranojnë ata me identitetin e tyre të plotë si shqiptarë, ose edhe mbesin ne oborrin e maqedonasve!

Ortodoksët shqiptarë nga pa mundësia dhe anashkalimi i faktorëve shqiptar, kanë mbetur akoma nën hijen e ish pushtimeve serbo-maqedonase edhe nga ai ish jugosllav.

Nga ana tjetër, “myslimanët shqiptarë” të Maqedonisë e gjejnë veten nën trysninë e bashkëkombësve të tyre për të mohuar fenë mbesin ashtu si mysliman qe kategorizohen si turq d.m.th, as ajo pjesë e popullatës nuk mund të jenë të pozicionuar ne taborrin e shqiptarëve që pretendojnë të fuqizojnë veten si faktor politik i barabartë me maqedonasit!?

Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni ndihmoni komunitetin shqiptar të përkatësive fetare si atë islamik dhe atë ortodoks të rikthehen ne identitetin e tyre si shqiptar!

Çështja e ortodoksëve shqiptarë asnjëherë më parë nuk është hapur dhe studiuar në mënyrë shkencore nga faktorët shqiptar. Kjo çështje kërkon një përkujdesje institucionale, për pasqyrimin e denjë të autoktonisë së shqiptarëve në këto treva,sidomos të periudhës mesjetare, e cila deri më tani shumë herë është keqpërdorur, madje ende po keqpërdoret për çështje politike nga qarqet e ndryshme serbe, greke, bullgare e maqedonase?!.

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase.

Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe “Jugosllavia e Titos” kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks!.

Shqiptarëve ortodoksë në trevat lindore, vazhdoi edhe pas krijimit të Federates Jugosllave, përkatësisht me themelimin e Republikës së Maqedonisë dhe themelimin e Kishës Autoqefale Maqedonase, e cila duke e përdorur fenë, arriti që me mjete të ndryshme të pushtetit dhe dhunës institucionale, të asimilojë gati se në tërësi popullatën ortodokse shqiptare.

Pikërisht mungesa e një platforme kombëtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuan keq ky komunitet duke u tkurrur vazhdimisht nga etnia e tyre kombëtare.
Pozitë e opozitë shqiptare mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë!

Pozitë e opozitë shqiptare mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë dhe iu mbetet që të zgjoni vetëdijen e secilit shqiptar me imponime te se kaluarës ti ndërrohet identiteti ,prandaj veproni dhe punoni gjate këtyre ditëve të fushatës, vizitoni fshatrat dhe lokacionet ku banojnë këto komunitete ortukse dhe islamike qe nuk janë pak, por me qindra mijëra e qe do e përforcojnë synimin tuja te jeni te barabartë me maqedonasit ose edhe te shpallni konfederatë deri te shkëputja nga maqedonasit nëse ka reagime nga ta.

Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni ajo ditë duhet të jetë, koha e tanishme qe ta ngrehni praninë tuaj pranë tyre dhe ata janë ne pritje te deklarimit dhe pranimit se kush janë”!.

Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni përkrahni dhe ndihmoni kur nuk mungon pjesëmarrja e Intelektualeve shqiptar ortodoks qe dalin me prononcime dhe opinione publike si shembull kemi Branisllav Sinadinovski kur thotë se në Maqedoni mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, nuk mungojnë, sipas tij, kërcënimet dhe sulmet për të penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar të tyre si shqiptarë.

Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, të ndërtojmë jo një, po më shumë kisha, çdokënd ku do të kërkojë dhe do të jetë e nevojshme për popullin shqiptar ortodoks, meqenëse atë e ndërtojnë maqedonasit, nuk shoh arsye përse ne jo, nuk kërkojmë shumë financa nga shteti sepse kemi edhe përkrahje nga kurbetçarët dhe njerëzit tanë“, po edhe nga shteti ame Shqipëria dhe Kosova thotë Sinadinovski.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.