te Arben Çokaj
NDËRSA UNË U THEM SOT SHQIPTARËVE,
SI MILET MORE HOXHA E PRIFTI?!
Komunizmi ishte në ditët e fundit të tij, kishin marrë edhe bagëtitë. Nuk kishim çfarë të hanim… Babai im thoshte, “këta na i kanë marrë delet e lopët, na kanë lënë vetëm gomarin… Po si milet more gomari…?!”
Kur e rrëzuam komunizmin, menduam se po bënim një shtet më të mirë, por jo. Në 31 vjet, shtetarët tanë, majtas e djathtas, vetëm vjedhin popullin e tyre dhe nuk duan t’ia dinë për hallet e tyre. I kanë lënë ata në mëshirën e fatit.
Shqiptarët u turrën si gjaja pas fesë, kujtuan se shpikën rrotën. Ndërto kisha e xhamia e prodhimi askund. Enveri të paktën i ndërtoi disa uzina e fabrika, HEC-e dhe elektrifikim, shkolla e universitete, që nuk i kishim para tij, por dështoi, se sistemi i gabuar. Kurse sot, rrej feja e rrej politikanët, e shqiptarët me gisht në gojë…
Prandaj unë u them shqiptarëve, për analogji të asaj që thoshte babai im dikur, atyre besojnë kaq shumë te fetë hebraike-arabe: Si milet more hoxha e prifti?!
Rrenat dhe orientimi irracional janë morivi kryesor i jetës së shqiptarëve.