Ese për vrasjen e Xhemail Mustafës:
Xhemail Mustafa u vra vetëm pse kishte vizion të qartë politik, vetëm pse ka mbrojtur postulatin e pavarësisë, vetëm pse ishte njëri nga themeluesit e LIDHJËS DEMOKRATIKE TË KOSOVËS dhe në veçanti pse ishte rregullator i fjalës dhe mendimit publik në Zyrën e Kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, pra vetëm pse i ndenji aq besnik parimeve dhe koncepteve të tija politike.
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Xhemail Mustafa nuk u vra pse ishte gazetar, dhe të gjithë ata që mendojnë se ai u vra pse ishte gazetar e kanë gabim. Gazetarët kosovar nuk i vret kush, ata mund të shkruajnë çfarë të donë, të shajnë e të shpifin çfarë t’u teket, ata bile mund të kafshojnë dhe nuk i nget kush. Xhemail Mustafa nuk u vra pse ishte gazetar këtë duhet ta dinë të gjithë, sepse gazetarët shqiptarë shpifin e trillojnë çfarë të donë dhe për kë të donë, thërrasin vazhdimisht gjyqe e pushkatime dhe nuk i nget kush nuk i vret askush. Xhemail Mustafa nuk u vra pse ishte gazetar, sepse gazetarët shqiptarë kanë shtruar dreka e kanë bërë intervista me kriminelet serb dhe nuk i ka vrarë kush, ata i kanë intervistuar me radhë Rankoviçin, Titon e Millosheviçin dhe kush nuk i ka torturuar, askush nuk i ka pushkatuar. Gazetarët shqiptarë mund të shkojnë edhe tashti në Beograd ta puthin në ballë e b… Daqiçin e Vuçiçin dhe të kthehen e ta derdhin në Prishtinë shlivovicen, dhe askush nuk i vret, askush nuk i nget. Gazetarët shqiptarë kanë spiunuar dhe kanë likuiduar shqiptarë përmes OZNA-s, UDB-s, KOS-it dhe nuk i ka vrarë kush nuk i ka lënduar kush. Ata edhe nëpër gjyqet ndërkombëtare kanë iniciuar procese gjyqësore për kolegët e tyre gazetar dhe kush nuk i ka vrarë, atëherë si mund të thuhet se Xhemail Mustafa u vra si gazetar?!…
Xhemail Mustafa nuk u vra pse ishte publicist, dhe të gjithë ata që mendojnë se ai u vra pse ishte publicist e kanë gabim. Publicistët nuk i vret kush, ata mund të jenë bijë udbashësh e shefa policie dhe nuk i nget kush nuk i vret kush. Ata mund të janë bijë udhëheqësish federativ, të përkëdhelurit e të gjitha regjimeve antishqiptare dhe nuk i ka vrarë kush, nuk i ka pushkatuar dikush. Publicistët mund të jenë inkuizitor të marrë dhe askush si nget askush nuk i vret, ata mund të jenë dora e zgjatur e shërbimeve sekrete e fondacioneve me kokë e këmbë në Beograd dhe kush nuk i vret, askush nuk i shanë, përkundrazi ata i përkëdhelin ua mbajnë temenanë e jua rregullojnë shkrimet sikur të ishin udhëheqës komitetesh komunale. Publicistët mund të jenë me mjekra e pa mjekra, tullac apo me mustaqe dhe gati të gjithë janë të dhjamosur nga fonde e fondacione që kokë e këmbë i kanë në Beograd dhe publicistët si vret kush si shanë kush as nuk iu hip kush, përkundrazi ata i kanë hipur kombit tonë gjithmonë mbar e prapë duke e rrjepur, duke e pjekur në hell sikur të ishte populli djall, sikur të ishte kombi dem sikur të ishin njerëzit mëshqerra. „Publicistët“ kanë itinerarin Shkup-Beograd e Athinë dhe kërdinë e kanë bërë gjithmonë në Prishtinë. Ata nuk i vret kush nuk i nget kush ata bëjnë çfarë të donë e si të donë dhe dënojnë kënd të donë dhe për këtë Xhemail Mustafa nuk është vrarë si publicist?!…
Xhemail Mustafa nuk u vra pse ishte letrar, pavarësisht se vrasjen publike ia kanë bërë pikërisht kuaziletrarët, pseudoshkrimtarët e poetucët me yllin partizan që ndaj serbit s’kanë bërë kurrë bamë. Kundër kuaziletrarëve, pseudoshkrimtarëve dhe kundër atyre me yllin partizan askush nuk ka bërë bamë, ata shkruajnë në të vërtetë atyre jua shkruajnë komisarët politik librat dhe mund t’i botojnë për çdo vjet, për çdo stinë, për çdo muaj, nga një, nga dy sa të donë e Xhemail Mustafa nuk është përkëdhelur përkundrazi atë vetëm sa mish e koc në zjarr s’ia kanë djegur!…
Xhemail Mustafa u vra vetëm pse ishte intelektual shqiptar dhe pse ishte vizionar i shquar politik. Ai u vra vetëm pse mbrojti postulatin e pavarësisë së Kosovës, vetëm pse ishte njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u vra vetëm pse i ndenji besnik kursit politik të dr. Ibrahim Rugovës. Ai u vra pse gjatë luftës nuk shkoi në Tiranë për ta denoncuar a shkarkuar, ai u vra pse asnjëherë nuk e ka tradhtuar Vetveten, Kryetarin dhe Zotin. Atë e vranë pse ka qëndruar në Prishtinë, pse i ka parë ata që bashkë me serbin bënë kërdinë, ata që posa erdhën ia vranë Prishtinës Lirinë. Madje, madje ai u vra vetëm pse ka bërë lutjen tek Zoti në gjuhën shqipe, që t’ia shpëtoj Prishtinën.
Vrasja e Xhemail Mustafës u bë për motive të ulëta politike dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, ai ishte edhe gazetar, edhe publicist edhe letrar po vrasja e tij u bë për qëllime politike, prandaj edhe miqtë e Partisë së tij (nëse ka mbetur ndonjë), duhet ta dinë se ai u vra vetëm për motive politike dhe duhet ta dinë se Xhemail Mustafën e vrau politika, e vrau fjala e butë dhe pikëpamja e pa luhatur e postulatit të Pavarësisë së Kosovës.
Xhemail Mustafa u vra nga ata që i vrau populli në disa palë zgjedhje. Kjo nuk ka dyshim, pikërisht kur trupi i tij lëshohej në tokë ata kremtonin tribunave të Kosovës „FLAMURIN“ që e lau ai me gjak. Ata ngritën dollitë e bënë ahengje nga harlisja e takimit me Daqiçin e Vuçiçin dhe me projektin për ta gjakosur KOSOVËN – KOSOVËN LINDORE – ILIRIDËN. Xhemail Mustafa u vra nga ata që si japin pesë pare kur Atdheu po lahet ende me gjak. Pikërisht tashti këtyre ditëve kur Kosova është në tym e flakë, kur abetarja është e ndaluar në Luginën e Preshevës, kur Evropa po mbush përplot refugjat shqiptar të mbuluar me tmerre e gjak… skamje dhe pa perspektivë?!
Xhemail Mustafa u vra nga të pabesët që besën ia kanë dhënë fqinjit tonë në Veri të Llapit!…
Fotografia është marrë nga profili i fotografit Ilaz Bylykbashi: https://www.facebook.com/photo?fbid=3259254574333069&set=pcb.3259255807666279