THESI I GRISUR ARNË MBI ARNË

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Partitë Politike Shqiptare me vite, zhvillojnë bisedime për një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. E kënaqën, ato të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare, e sidomor me oto vendore (2023), në Shqipëri. Tashti, radha u ka mbetur edhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Arsyeja, dihet: BDI -inë ta përcjellin në opozitë.

Mjaftë i ka njëzetë vite në pushtet. Pavetëdije, se: vetë politika e opozitës pakrye shqiptare, ia zgjatë jetën në pushtetin e “ vëllazërim-bashkimt”. Edhe atë, dihet: me politikën “madhore” në qeveri.

Shqiptarëve, në përgjithësi të Trojeve Etnike Shqiptare: si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, dhe Mal të Zi, moti kohë u duhet një gjak i ri partiak – politik. Edhe, pse në jetën politike i lindi dhe i përkundi në djep druri një Nënë me emër e mbiemër PPD -ja. Që, në fillim ka qenë Lëvizje politike atdhetare. Dihet, në gjirin e saj edhe me rrufjanë dhe partizanë komunistë. Parti Politike Shqiptare, që i dihej Nëna, por jo edhe Baba. E cila, gjatë jetës politike lindi PDSH -ën dhe BDI -në. E, BDI -ja dhe PDSH -ja i lindi: Alencën për Shqiptarët, dhe Partinë Politike “Lëvizja BESA”. “Lëvizja “BESA”, Partinë Politike “Alternativa”. BDI -ja, kohën e fundit edhe “Grupin e Zjarrit”.

Tridhjetë vite me radhë në skenën politike shqiptare, dhe Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” rrokullisen bythekrye nëpër kabinete e ministri të njëjtit partizanë të pulave me poste partiake. Vetëmse, çdo katër vite me moton partiake: për “Ndryshime politike”, i ndërrojnë partitë, ministritë, dhe vendet e punës.

Nuk shtihen në thesin e grisur arnë mbi arnë: banane, patate, domate, speca, e kastraveca…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.