Shkruan Asllan Dibrani
Vizita e gazetarëve Baton Haxhiut, Berat Buzhalës dhe Adriatik Kelmendit nga Kosova dhe Blendi Fevziut, nga Shqipëria të ftuar special, me rastin e ceremonisë së ngritjes së Talat Xhaferit në postin e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rezultojë me deklasim politik të disa figurave politike shqiptare si Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin, Ziadin Selen, Menduh Thaçin shkaku i gazetarëve kontrovers nga Kosova dhe Shqipëria!
Të katër gazetarët shqiptarë zunë vend në këtë takim krahas trupit diplomatik qe ishin prezent nga e cila këta ishin në qendër të vëmendje me raportimet e tyre shume te njëanshme dhe të pa kripta, në “përshkallëzimin e përçarjes së shqiptarëve”. Me pak logjikë politike e kuptuam se me dërgimin e këtyre gazetarëve nga kushdo qoftë qe ta përfaqësojnë atë ceremoni është me paramendim politike dhe përfitime elektorale në zgjedhjet paraprake në Maqedoni.
Pikërisht këta gazetarë janë bërë të pa dëshirueshëm, të mërziteshim dhe të bezdisshëm për ekranet televizive me qëndrimet e tyre antikombëtare dhe shumë afër me politiken e Beogradit !?. Prezenca e tyre në këtë ceremoni të prapaskenës së ngritjes së Talat Xhaferit në postin e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dhanë opinion dhe pasqyrë të keqe politike zotit Talat Xheferit, njeriut të luftës dhe sakrificave për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Pranimi i këtyre “gazetarëve” të thirrur nga Ali Ahmeti për një marketing elektoral iu kushtoj me ndarjen e partive politike shqiptare siç po shihet ma ne skenat dhe mitingjet e mbushura përplot te Lëvizjes për Bashkim, i krahut të Arben Taravarit, si kandidat për president të opozitës shqiptare aktuale.
Të katër propagandistët më të mëdhenj të përgatitur kaherë në mediat shqiptare me një turbulencë të fuqishme me propagandë pro serbe. Këta gazetarë luajnë rolin e avokaturës pro serbe në mediat kosovare qofte atyre në Shqipëri, po edhe në Maqedoni? Si është e mundur që pikërisht këta katër, të cilët përhapin dhe mashtrojnë opinionin me “të mirat” që sjell ndarja e Kosovës, Open Balkan, Jugosllavia e Re e të tjera si këto, janë gjithashtu protagonistë në propagandën politike edhe në rastin e ceremonisë në Shkupit.
A thua s’pati gazetarë më të mirë me përcjelle këtë seancë ceremoniale, aq me bujë qe ishte dhe është për shqiptarët e diskriminuar nga një politikë sllavo-maqedonase deri në këto kohë?!
Unë besoj se politikajtë e skenës politik të vjetër do të turpërohen nga kjo maskaradë propagandistike e njerëzve të lidhur me regjimet e Beogradit, nga Milosheviçi e deri të Aleksandër Vuçiqi që ndërhyri në mesin e shqiptarëve të atjeshëm më parullën shekullore “përçajë e sundo „? U fut pyke ndër shqiptarë në Maqedoni duke lavdëruar klasën e vjetër politike dhe gjykuar Lëvizjen për Bashkim, në Maqedoni me rastin e fillimit të mbajtjes se takimeve elektorale për zgjedhjet në Maqedoni?.
Mund të themi se spiunazhi serbe ka mbërri deri na maje te shteteve tona , paramendona Hashim Thaqi e kishte këshilltar Baton Haxhiun, e tash e ka Edi Rama ! Gazetarët Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi e Berat Buzhala janë te urryer ne mesin e gazetareve, por edhe te publikut. Këto janë shtrembërues te historisë, servile të pushtetit, njerëz te urryer, por edhe rrezik kombëtar.
Asgjë nuk ka zhgënjim me të madh, se kur këto figura ftohen nëpër debate televizive qe i shërbejnë përçarjes ndër shqiptarë!.