Skender MULLIQI
Këtë shkrim po e filloj më dëklarimin e ish ambasadorit amerikan në NATO, Kurt Volker. “Duket së shumë po angazhohemi rreth Vuqiqit, dhe po humbim shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia”. Volker thotë së ekziston një shprehje në SHBA, së “po shpenzojmë kohë më armiqët se me miqtë”. Ish ambasadori thekson gjithashtu se nuk ka kuptim sforcimi i presidentit serb, Aleksander Vuqiq, i cili po mban lidhje të forta më Moskën zyrtare, duke tentuar të formon edhe një Rusi në Ballkan. Serbia po luan mirë më kartën e minoriteteve në shtetet tjera të rajonit, duke u bazuar në Rusinë, ne energjetiken dhe kishen e saj. Gjithashtu Volker ka vu në spikamë faktin, se nese Putin fiton luftën në Ukrainë, dhe Perëndimi terhiqet mbrapa, bota do të shkon nga një luftë e pergjithshme, duke ju dhënë krahë kështu Kinës , Iranit dhe Venecueles të cilat edhe mund të arrijnë ambiciet e tyre.
Ne themi së edhe zyrtarët e BE-së dhe të Amerikës i kanë të qarta lidhjet intime të Serbisë me Rusinë, të cilat shtete nuk pajtohen më vlerat e Bashkimit Evropian dhe me proceset e anëtarësimit për vendet e rajonit në këtë strukturë. I vrullshem në intensifikimin e mardhënjeve më Rusinë, po është zëvëndëskryministri serb, Vulin. Vizitat e shpeshta të Moskës kan për qëllim zbrapsjën e shteteve të BE-së duke u përballur kështu më kërcenimet e vazhdueshme të Kremlinit dhe të Beogradit për luftë.
”Beogradi më qëndimet e deritashme politike e ka konfirmuar së jo vetëm që nuk është i interesuar të anëtaresohet në BE, por ka tendencën e hapur që ti pengoj shtetet e rajonit në rrugëtimin për Evropë të Bashkuar” thote analisti i njohur, Janush Bugajski. Pse shtrohet pyetja logjike? Edhe regjimi i Vuqiqit së bashku më kishën e saj, po ju përmbahen elaborateve për pushtim territorësh aty ku ka serb, si Malit të Zi, BH dhe veqmas ka vu në shënjestër ndarjën mbi baza të etnike të veriut të Kosovës.
Në kohën kur BE-ja dhe Amerika ngritën zërin për mos hapje të urës dhe të mbylljës së disa prej institucioneve të mbetura serbe në veri të Kosovës, arriti për vizitë në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Evropian, ndërmjetësi në bisedime, Mirosllav Lajqak. Në takim më zëvëndëskryeministrin Bislim Bislimi, Lajçak bëri të ditur ndër të tjera se Serbia e tërhoqi letrën dërguar Brukselit vitin e kaluar nga Bernabiq. Për t’i përkujtuar lexuesit së në dokumentin e lartpërmendur thuhet se Serbia pajtohet me Deklaratën e Brukselit si një deklaratë politike dhe një dokument juridikisht jodetyrues, dhe konsiderohet e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.
Në këtë document letër të Bernabiqit flitet edhe për mos pranim të njohjes të anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, dhe në strukturat relevante të BE-së, dhe as me pranimin e integritet territorial të Kosovës, duke u bazuar në rezolutën 1244 të OKB-së. Edhe pse thuhet nga Lajçak së letra është tërhequr, kjo në fakt nuk e ka ndryshuar fare pozicioinin e Beogradit për të mirë ndaj bisedimeve tashmë të vdekura. Lajçak nuk është optimist për rrugën drejtë normalizimit të marrdhënjeve, se vet Lajqak dhe Borrel, por edhe Eskobar i kontribuan kësaj rruge, duke përkrahur në këtë proces Serbinë. Ai përmendi marrveshjën e Ohrit, të cilën marrveshje nuk pranoj ta nënshkruan Vuçiq, edhe pse BE-ja e konsderon obligative edhe pse është gojore. Në anën tjetër Lajçak, Borrel dhe Eskobar parreshtur kërkuan implementimin e Asociacionit nga Kosova, pa i përmbushur obligimet Serbia të aneks marrveshjes te planit franco-gjerman.
Kjo qasje e BE-së jo që po është e njëanshme por edhe po i kontribuon eskalimit të situatës në veri nga bandat e Vuqiqit dhe nga bandat ruse, që më dhunë po tëntojnë të aneksojnë veriun e vendit. Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, Lajçak tha se në Bruksel është rregulluar një takim i ri ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në nivel të lartë, e i cili takim zor që do të sjellë ndonjë progres, se Lajqak është në fund të mandatit dhe janë pa përfunduar zgjedhjet nacionale të nëntorit ne Amerikë, kur sigurishtë do të kemi një përbërje të re të emisarëve special për dialogun Kosovë–Serbi. Kur jemi këtu nuk duhet harruar faktin së ky proces nuk do të levizë përpara, pa u mbajtur zgjedhjet e rregullta kësaj radhe nacionale të 9 shkurtit në vendin tonë. BE-ja dhe Amerika e kan rastin, që mos të lejojnë ti “gozhdon” regjimi criminal e luftënxitës i Vuqiqit, i cili që 12 vite më sjellje arrogonte e brutale, po “gozhdon” Ballkanin.