Sa herë që vjen dita e Flamurit

0
Nue Oroshi - Dibër, Tetor 2023

Nue Oroshi

Sa herë që vjen dita e flamurit 28 Nëntori është një entuziazëm i madh tek ne shqiptarët. Është një entuziazëm për faktin se e kujtojmë me krenari dhe mallë atë ditë kur Shqipëria pas shumë shekujsh të robërisë otomane u ba shtet edhe pse i cunguar. Cungimin përveç luftërave politike dhe atyre diplomatike në të shumtën e rasteve ia bëm edhe vetvetes. Ja bëmë vetvetes se një pjesë e shqiptarëve nuk donin pavarësin por e donin babën, jo baballarët e tyre natyral por baba sulltanin.

Nuk e donin shkabën por e dëshironin vazhdimin e robërisë otomane. Përkundër faktit që Shqipëria u ba pjesërishtë e Dardania po ashtu pas plot një shekulli. E sot ku jemi ne shqiptarët!? Quditërisht ende vazhdojmë me këngën e vjetër. Gjithmonë e vazhdonë një pjesë e shqiptarëve drejtimin të kthyer me këmbë mbrapsht. Derisa koha na sjellë që të shkojmë me perëndimin. Shqiptarët e shkretë shkojnë kah lindja. Derisa dielli na rrezon ne vazhdojmë të ngrihemi në dritën e hanës.

Derisa na bëhet vend nëpër kancelarit e Evropës dhe Amerikës, një pjesë e shqiptarëve brohorasin dhe i përkrahin miqtë e kriminelit Millosheviq. Ku jeni more të mjerë që ju ka marrë koka erë. A do të bëhet zgjimi kombëtar do të shohim në të ardhmën. Ka 25 vite që me shkrimet dhe studimet që i bëj ju them vëllëzërve të mij shqiptarëv.Kthjellohuni!Mos heshtni!Të heshtësh është aprovim i së keqës.

Për të mos e mbytur e keqja të mirën, gënjeshtra të vërtetën, duhet një reagim gjithëshqiptarë ku i thuhët bukës – bukë e ujit – ujë. Ky reagim nuk guxon asesi të privatizohet dhe të rrokulliset pa një ide dhe pa një koncept të pastër kombëtar. E derisa mendoj për rrezët e diellit frytin e tokës dhe djemtë e nënlokës asesi nuk mundem të mos e përmend qëndresën, shpresën dhe mbijetesën. Të qëndrosh është burrërore dhe heroike, të shpresosh nuk është utopi por vetëm urë lidhëse për të arritur deri të mbijetesa.

E të mbijetosh si komb duhet përveq trimerisë, menqurisë dhe qëndrushmërisë, duhet bërë edhe lëvizje të fortë për të vendosur konceptët kombëtare në vendin e duhur.E këtyre çështjeve i shtojmë edhe bashkëpunimin kombëtar në mes të veprimtareve dhe intelektualeve për te gjetur rrugën e dritës e cila shpeshherë është vonuar por çdo herë ka triumfuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.