
Arben Çokaj
Sepse Lisi donte ta linte Frojdin në mjerim në shqip, si po e lënë politikanët shqiptarë Shqipërinë e vendin e tyre, ndërsa unë po të kem gjë në dorë, e bëj këtë vend, ashtu si i ka hije të jetë, një vend të zhvilluar e modern, pa minare që na shurdhojnë në arabisht, e pa neuroza obsesionale, që na e prishin cilësinë e jetës. Tani a duan shqiptarët një jetë më të mirë, si po e sugjeroj unë, nëse kjo bëhet realitet, apo këtë model jete që kanë, kjo varet nga dija e tyre, mundësitë dhe botëkuptimi që kanë. Unë mendoj se mundësitë janë për më mirë, për shqiptarët.
Sepse njeriu në jetë ka një mision, jeton sa jeton, dhe gjatë kësaj jete të shkurtër shikon që t’i përmirësojë punët gradualisht, që cilësia e jetës së njerëzve të rritet, e ne të jetojmë më mirë, me një jetë më të sigurtë dhe më me begati, me kuptueshmëri më të madhe për gjërat e njëri-tjetrin, me shkolla më të mira, spitale më cilësore, rrugë, ujë e drita në nivel më të lartë, sigurisht, me punë më të mirë-paguara, shkollim e dije e zhvillim më të mirë për vendin e shoqërinë tonë!
Para 26 vjetësh, 2 javë para se NATO të sulmonte e bombardonte Serbinë, si sot me 8 mars, qarqet serbe në Kopenhagë më sulmuan me një aksident automobilistik, në rrugën e Hamletit. Po shkoja te dentisti, i lashë studentët në klasë, e po nxitoja me shpejtësi…
Bam një aksident, i cili më dha një goditje vdekje-prurëse, ashtu si dinë të godasin serbët, që mezi shpëtova, si puna e atij meteorit, që goditi tokën miliona vjet më parë në kohën e akullnajave dhe zhduku dinosaurët. Meqë mbijetova, thashë me vete: cili është kuptimi i jetës? A duhet t’i lëmë serbët e kriminelët të fitojnë gjithmonë? Nëse i lëmë, turp për ne! Dhe pasi i mbijetova këtij rreziku të madh për jetën, bëra sa munda me dinjitet, aq sa mund të bëja, në shërbim të shoqërisë sonë, për emancipimin e shoqërisë, kryesisht shqiptare, që njerëzit të kuptojnë më shumë, se rreziku më i madh vjen nga injoranca.
E mendoja shpesh: Unë jetoj pa patur nevojë të vjedhi e të gënjej. Atëherë pse duhet ta bëj këtë? Dhe mendimi vjen duke u racionalizuar kur lexon psikoanalistët, Frojdin, Erich Frommin e të tjerë, të cilët njeriun si kafshë me ndërgjegje e analizojnë në ecurinë e tij. Ne kemi ecur shumë si shoqëri njerëzore, por ende kemi shumë kufizime. Kufizimet vijnë pikërisht nga dobësitë e njeriut. Nga padija e tij…
Dhe një ndër veprat që i shërben edhe këtij misionit tim personal, apo sfidës sime personale në jetë, është edhe përkthimi dhe botimi i veprës të Frojdit, e cila filloi në vetvete si sublimim.
Lisi thotë se ai nuk do i hynte kësaj pune, përkthimit të Frojdit, edhe pse e njeh gjermanishten mirë. Gabim, e ka. Sepse kjo frikë e tij e brendshme tregon shembje. E raca shqiptare sado që është shembur nga pushtimet e huaja, sidomos pushtimi osman, që na transformoi nga racë e lartë në racë e ulët e mesme, e që i lutemi zotave të racave të mesme turko-arabe, prapë se prapë ne kemi patur në histori, e kemi ende individë të racave e vlerave të larta, që bota i ka zili, e ne na përmendin edhe për ta. Për Gjergj Kastriotin, nënë Terezen, Kadarenë, Lea Ypin e deri Mira Muratin, etj. etj.
Këto libra kam në bibliotekën time nga Frojdi, janë përkthime disi të ndrojtura e libra disi jashtë standardit. Por pa to, dija ime dhe e jona, që i lexuam dikur, do të ishte zero për Frojdin. Kështu që librat ishin e janë të dobishëm, por duhet të përmirësohen…
Prandaj nuk duhet të dorëzohemi, por duhet të punojmë në këtë drejtim, që si shoqëri të gjejmë mënyrën e komunikimit dhe t’i bëjmë punët me arsye, e bashkë si shoqëri shqiptare të zhvillohemi më shumë, të mbrojmë veten, të jetojmë më mirë në vendin tonë, të cilin duhet ta bëjmë të jetueshëm dhe të mos i hamë kallup rrenat e Ramës nga Podcasti i tij, apo të politikanëve të tjerë hajna e sharlatanë, e të pafytyrë. Se injoranca po na dëmton shumë. Ne i marrim politikanët me madhështi, kujtojmë se kush janë ata, kush është Saliu, Rama, Erioni e deri te Jozefina… kush janë ata? Një tufë hajnash, njerëzish të paditur e pakarakter, spurdhjakë. Se po të dinë ata, e bëjnë vendin e tyre. Nëse secili bën më të mirën për veten, ky vend do të bëhej më i mirë, padyshim.
Ja psh. shikoni deri tani librat e Frojdit në shqip, nga broshura deri te përkthimet më të mira, sa jashtë standardit janë, se mundësitë intelektuale e financiare të kohës nuk ishin ende aty ku duhet, që të kishim një vepër kaq të kompletuar e cilësore, sa e kam bërë unë.
Botimet e para për Frojdin në Shqipëri, ngjanin me disa broshura, libra xhepi.
E nëse ia lëmë vendin diskutimeve banale, nga ato që kisha unë me Lisin, a duhet Frojdi apo jo, ato fshehin në vetvete një numër kompleksesh të ndryshme, por ajo që i rrin kohës është vepra, e cila sipas ligjeve të Evolucionit, duhet të vijë gradualisht drejt përmirësimit, ndryshe quhet regres. Shoqërinë tonë nuk e zhvillon orientimi drejt së keqes, regresit, devijimit seksual, orientimit të gabuar, nga shoqëri konservatore islamike, drejt shthurjes morale, që financonin liberalët e Amerikës, të cilët me USAID u prisnin organet gjenitale djemve, i kastronin, dhe u vinin vagina, duke i mashtruar ata, se ishin ‘vajza të lindura në trupin e gabuar të një mashkulli‘. Perversion i gjallë, bënin edhe parada gay, duke promovuar LGBTQI+.
Nga liria seksuale, që promovon Frojdi për të shmangur neurozat e dëmshme, kaluam papritur nga rrenbythjet liberale në devijime seksuale e perversione morale. A duhet shoqëria të ketë vetëpërmbajtje? Shoqëria duhet të ketë dije, arsye racionale, dhe gjërat bëhen padyshim më me vetë-kontroll dhe më të dobishme.
Sipas asaj që sqaron Frojdi, kuptohet se orientimi seksual nuk lind, fitohet gjatë jetës, pasi njeriu lind biseksual. Dhe në një moment të caktuar, kur individi është ende fëmijë, e nuk e mban mend, ky orientim seksual ndahet. E në momention e ndarjes, ka djem kryesisht, më shumë se vajza, që mbesin të bllokuar, të fiksuar pas së ëmës, dhe nuk mund të shkëputen. Nuk mund ta gjejnë lehtë objektin e tyre seksual, për të zëvendësuar me të, të ëmën e tyre. Kjo si duket, pasi e ëma ka afirmitet më të madh me fëmijët, djemtë e saj. Nënat duhet t’i dinë këto gjëra, e të mos i marrin në qafë fëmijët, djemtë e tyre, me veprimet e tyre e afirmitetin që ato tregojnë. Por a mund t’i bësh të gjitha nënat të vetëdijshme e të ditura?
Por s’ishte ky qëllimi i këtij shkrimi, këtu kaluam ngaqë po merremi me Frojdin, me psikanalizën, me problemet mendore e psikike, që ka shoqëria jonë, se truri është organi më i rëndësishëm i njeriut, por edhe ai sëmuret, si çdo organ tjetër i trupit, nga shkaqe të ndryshme. Prandaj duhet të kemi kujdes, se ndodhë shpesh, që nuk i japim shumë rëndësi atij, trurit. Qeshim me njerëz pa tru.
Para 26 vjetësh, rreth orës 12:45, unë mund të isha shuar nga një aksident automobilistik në Kopenhagë. Po punoja si mësues informatike, në Sekretariatin e Punës, në Bashkinë e Kopenhagës. Dhe pasi mbijetova, përmes vështirësive, me ndihmën e Dr. Dashit, i vura vetes një qëllim tjetër në jetë, brenda mundësive të mia, të bëj më të mirën, t’i shërbej të mirës, dhe atë bëj përditë, pavarësisht sa e si kuptohet kjo, e sa shenjë lë në shoqërinë tonë. Pavarësisht sa e lehtë apo e vështirë është kjo, se jeta të përballë përditë me të papritura. Ti duhet megjithatë, të keshë një mision në jetë, se nuk je bagëti!
Unë eci me parimin, ‘bëj më të mirën për veten, pa i dëmtuar të tjerët, dhe jep shembullin tënd të mirë‘. Nëse të gjithë do të sillen kështu, do të kemi sigurisht një shoqëri më të mirë. Jo ideale, sepse arsyeja sipas Frojdit, nuk është një arsye e pastër sipas Kantit, duhet të bëjë patjetër kompromis me të pavetëdijshmen. Jeta në vetvete ka një qëllim, se ne i japim kuptim asaj, ndërsa Universi mundet me qenë kështu si është, i madh, i pafund, dhe i pasigurtë! Por edhe ai ka ligjësitë e veta, që ne duhet t’i njohim e kuptojmë.