POPULL I NEMUR

0
219
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Prodhim i partive politike shqiptare, i dështuar gjatë “ndryshimeve” demeokratike partiake bythekrye, në ”Përrua – Thanë”: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Popull, ende i coptuar në pesë shtete. I shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumtrit”. Që, edhe pas Lufte në Kosovë 1998/99, dhe 2001 në IRJ të Maqedonisë, protestave dhe “revolucioneve”, mbeti në robëri. Merrëveshjeve maratonike: Marrëveshja e Rambujesë, Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja Kornizë e Ohërit.

Dhe, disa marrëveshjeve të panënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë. Gjykimeve maratonike të komandantëve UҪK -ës, në Hagë. Politikanë, që erdhën në pushtet me premtime propaganduese para kamerave televizive: shkolla shqipe, gjuhë shqipe, universitete, tekste shkollore, lektura shkollore, rrugë, korridore. Themelimin e institucioneve kulturore – artistike vetëm në letër si “arritje” partiake. Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Ose, siç thotë Ali Asllani te poezia “Hani pini dhe rrëmbeni”:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
…………………………………………………………………..
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi
!
……………………………………………………………………
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve
!
………………………………………………………………….
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!…

Komunistë të Djeshëm, “demokratë” të sotshëm veshur me petka Neokomuniste “kuqezi”. Kamaleonë, që i ndërrojnë ngjyrat sipas vendit dhe natyrës Neokouniste. Shkak, që: jemi këto që jemi si shqiptarë, në luftë për “Liri”. Mos qani, dhe derdhni lotë para kamerave televizive!

Rruga: Sot, na shpie në robëri. Mëkot, gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare i thirrni në ndihmë Rilindasët, të vdekurit: zgjohen nga varret. Nuk, na dalin zot: as Skenderbeu, Vaso Pashë Shodrani, Isamil Qemali, At Gjergj Fishta, Vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Ali Asllani, e as Lasgush Poradeci.

Popull, i nemur nga Turqia si “tradhtarë”…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.