Një histori shembull, si u fut gjuha shqipe lëndë në Harvard, falë Edonës

0
136
Harvard University
Edona Cosoviç
Edona Cosoviç

Studentët e Universitetit të Harvardit në Masaçusets në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë mundësi të zgjedhin të studiojnë Gjuhën Shqipe pasi zyrtarisht ajo është pjesë e kurrikulave të gjuhës.

Lajmi është bërë i ditur nga Harvard Magazine, i cili njofton se Gjuha Shqipe është vendosur në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të lindjes së afërt, krah armenishtes, persishtes, turqishtes ndërsa orët e shqipes elementare kanë nisur që këtë semestër.

Fillimisht ky universitet do të ofrojë kurse për nivelin elementar të Gjuhës Shqipe me synimin që më pas të vijojë dhe me nivelin e mesëm dhe të avancuar.

Revista Harvard Magazine shkruan se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi, që u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitetet më prestigjioze.

Edona Cosoviç, e rritur në SHBA, mësoi të fliste shqip në shtëpi teksa komunikonte me familjen. Por mungesa e kanaleve shqipe në shtetin e huaj, do të sillte vështirësi për nxënësen e vitit të dytë.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”, është shprehur Cosoviç.

Në Mars 2022, ajo pyeti për mundësinë e krijimit të një kursi.

Gjuha shqipe ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë. Universiteti Kolumbia e mësoi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960.

E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.

o.j/dita

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.