Skënder MULLIQI
Disa fajlë së çfare di dhe donë një luftënxitës, përfitues, genjeshtar, si Aleksader Vuçiq, i cili u përcaktua të vazhdojë politikat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që sollën luftën e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Këto vite të pushtetit të Vuqiqit në Serbi, i lidhi më gjithçka kriminale dhe terroriste, i frymëzuar nga kriminelet e luftës, të cilat figura edhe po i lartëson dhe po i fut në pushtet gjithnjë e më shumë. Të gjitha, institucionet relevante në botë e quajnë sundimin e tij autiokratik.
Një regjim i tillë kriminal, hajdut dhe luftënxitës për pushtimin e Kosovës, po e merre më në fund epilogun e saj në Parlamentin Evropian, ku për herë të parë diskutohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, më regji të Aleksander Vuqiqit. Fitorën e tij hileqare dhe manipuluese e uruan vetëm diktatoret, Viktor Orban dhe Vladimnir Putin, e asnje lider evropian. Të gjithë janë duke e kuptuar së Vuqiqi është një figurë e pa qendrueshme politike, i cili çdo ditë e më shumë mund të nxitë trazira në rajon e në veri të Kosovës.
Duke pasur parasysh së në mjedisin ku po vëpron ky regjim kriminal, gjendet NATO, e cila do të fashitë shumë shpejt çdo tentim për shtrirjen e luftës në rajon. BE-ja shpesh bënte sikur nuk shihte konsolidimin e dukshëm të një regjimi autokratik, toleronte shkatërrimin e demokracisë, institucioneve dhe lirisë së shprehjes. I vetmi motiv i mbajtjës të lidhjeve më BE-në, të presidentit serb, është përfitimi i fondeve të ndryshme evriopine të cilat po e ndihmojnë atë në mbajtjen e pushtetit.
Kësaj radhe, Bashkimi Evropian duket se është i shqetësuar seriozisht dhe ka vendosur që të mos e kalojë lehtë pas tërheqjes së hundës prej vitesh dhe se do të insistojë në një hetim të plotë të zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi. Duket së Vuçiqit nuk do ti funksionon logjika e uljës në tre karrige, duke u lidhur më Rusinë e Kinën dhe duke e mashtruar BE-në në anën tjetër. Epilogun e gjithë këtyre marifeteve të ndyera të regjimit të Vuçiqit, sigurishte do ta mësojmë në ditët dhe muajit në vazhdim.