Nga Isuf Bytyçi
Në bashkangjitje të jetëshkrimit të autorit të librit, Mustafë Krasniqi, “Rrënjët nuk Thahen”, një libër që gjatë lektyrimit më ka futur në imagjinatën e vargut të tij poetik, me një mjeshtri, tingull dhe figuracion të përdorur mjeshtrisht.
Autori këtë titull dhënë librit nuk e ka dhënë rastësisht “Rrënjët nuk thahen”; Nga vet titulli metaforik, që në brendësinë e saj ndërthuren vargje poetike me motive të ndryshme, të ndara në 4 ciklet, e shohim poetin e lidhur ngushtë me rrënjët. Pra, në tërë përmbledhjen e tij poetike, poeti përplaset me të padrejtën dhe, shkruan për heroin, motrën, dashurin dhe për dhimbjen. E thotë te poezia “Do të ngreh dolli”:
Degdisem fushave
me plagë kafshimi
përplasur gjer në palcë
Autori tashmë ka krijuar një besim te lexuesi, në relacion të komunikimi, jo vetëm me poezinë, por edhe me zhanret tjera letrare. Të gjitha këto vargje poeti i përmblidhe me një fuqi të pathyeshëm në vlera dhe me një atdhetarizëm për atdheun.
Thjeshtë në vend të jetëshkrimit, për lexuesin, doja të shtoja edhe këtë për poetin: Poeti sikur është frymëzuar nga familja për të mbajtur fjalën, kurse nga idologët, që nga rilindësit e këtej, në veçanti i bacë Adem Demaçit, me fanatizëm mbron tezën e tij të pashterur “Një komb, një Gjuhë”. Pra, Mustafë Krasniqi hyn në radhën e atyre poetëve, veprimtarëve, që nuk ka kursye asgjë, kur ka qen në pyetje atdheu dhe vlera e kombit.
Një fakt që e bënë autorin më të veçantë se shumë të tjerë është qëndrimi në një Shqipëri, me të gjitha trojet e saja. Përveç kësaj, poeti me të drejtë ngreh zërin kumbuese ndaj një dukurie të shëmtuar, që heshtur po realizohet, zbrazja e atdheut nga rinia, intelektualët, te të gjitha trojet shqiptare. Dhe, ngreh një shqetësim të madh, ju drejtohet institucioneve të dy shteteve shitpare dhe paralajmëron një rrezik të mundshëm, nëse kjuk veprojmë së bashku thotë autori edhe nëpër shkrime, vargjeve poetike të tij thotë në poezinë “Brezi që po humbë udhë”:
Atdheun në të krisur lash
qeshnin pse puthja dheun
më iknin lotët përrua
si gurrë e pashterruar.
Vitet po na i vjedh koha…
brezi i tretë po humbë udhë
gjuhën po e kafshojnë dhëmbët…
dielli në pafajësi po na djeg!
Poeti është shumë i përkushtuar në unifikimin e diasporës shqiptare, konkretisht në shkollën shqipe dhe për këtë jap edhe të pamundurën, Ndërsa për jetën e tij tashmë lexuesi e ka të njohur; Burrë që rrjedh nga një familje fisnike atdhedashëse, ku më 1920 stërgjyshi i tij ekzekutohet nga makineria serbo-sllave. Ndërsa ky si i ri hyri në radhët e grupeve ilegale dhe më pas dha tërë kontributin për lindjen dhe suksesin e UÇK-së, po ashtu ishte dhe mbeti i angazhuar në çështjen e bashkimit kombëtar, për një Shqipëri.
Si nxënës filloi të merret me krijimtari letrare, Poezinë, prozën, essen, po ashtu edhe me histografinë, si dhe me shkrime gazetarie, analiza, kritikë dhe intervista.
Librat e tij janë:
– „Gjarpërinjtë e zinj edhe atje…“
– „Lumëgjaku“
– „Faqe të panjohura të historisë së NDSH-së“
(Ramiz Qyqalla dhe bashkëluftëtarët e tij)
– „Lojë Thikash“
– „Gjarpërinjtë e zinj edhe atje…“ (ribotim)
– „Vështrim kritik për poetikën e krijuesve të diasporës“
– „Mbrëmja e fundit“
– “Eshtrat Pezull”
– “Legjenda e dhembjes së heshtur” (bashkautor)
– “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë- Xhavit Haziri
“Rrënjët nuk thahen”
“Albumi poetik (nr.2)”
Pjesëmarrës në disa antologji, sidomos shkrimet e tija botohen në shumë gazeta, portale të kohës, po ashtu është autor i dhjetëra vido të publikuar në disa TV. Uji mund të mos rrjedh, por Mustafë Krasniqi kurrë nuk ndalej.
Për fund lexues të nderuar uroj ta keni librin në dorë dhe së shpejti do të keni në dorë edhe romanin e autorit me titull “Fantazma e Qytetit” dhe monografinë për shkollën shqipe në Bavari.