28.3 C
Tirana
E dielë, 14 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Nacionalizmi – gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan

Nacionalizmi – gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan

0
Shqipëria - CIA - 2035

Koment

Duke afirmuar tezën e shtetit kombëtar, shqiptarët, e kthejnë shqiptarizmën në vlerat e saj morale të synuara, të bazuara në demokraci, drejtësi dhe liri. Ky është gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan…

Skënder MULLIQI

Deri më sot thirrja për unitet,nuk duket afër si factor i rëndësishem për zhvillim dhe prosperitet. Të jesh nacionalist në kuptimin pozitiv të fjalës nuk është lehtë. Nacionalistët në përgjithësi i gjurmojnë rrënjët e tyre kombëtare në kohët e kaluara, por edhe sot ekzisiton një consensus i plotë midis studiusve se kombët dhe revolucionet kombëtare që quan në formimin e shteteve kombëtare, janë në fakt një fenomen modern. Shqiptarët nuk duhet të turpërohen për këtë, por të krenohen. Duke afirmuar tezën e shtetit kombëtar, shqiptarët, e kthejnë shqiptarizmën në vlerat e saj morale të synuara, të bazuara në demokraci, drejtësi dhe liri. Kjo është gurthemel për një shtet të fortë të shqiptarëve në Ballkan.

Nacionalizmi i shprehur përmes një strategjie kombëtare zhvillimi krijon mundësi investimi për sipërmarrësit dhe bashkojnë kombin. Kriza globale më luftëra e bënë edhe më të domodoshme zbatimin në praktikë të ideve nacionaliste. Pa qenë nacionalist shqiptarët nuk kanë mundësi arritjën e objektivave historike për bashkim kombëtar. Shqiptarëve nuk ju nevoiten regjimet të cilat historikisht na kan shkaktuar dëme të mëdha. Nacionalizmi është mënyra me të cilën një shoqëri vulos identitin e saj dhe vendos qëllimet e saj. Nacionalizmi është reflektim, është vetëdije autentike e realitetit kombëtar. Shqiptarëve për ti arritur këto synime, ju nevoitet braktisja e logjikës komuniste e cila ende nuk është çrrënjosur.

Me idetë nacionaliste arrihen edhe objetivat autentike ekonomike, të biznesit dhe zhvillimit të gjithëmbarshem.Kjo e përforcon reciprokisht kombin midis kombit, shtetit dhe shtetit kombëtar. Për shkak të konflikteve gjatë historisë, është ende gjallë nacionalizmi territorial, që u përeferua në luftën e Serbisë, kunder ish republikave tjera në Jugosllavi. Ky nuk është nacionalizmi për të cilin e kemi fjalën. Se ky është ultrtanacinalizem agresiv i Serbisë ndaj popujve jo sllavë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Nacionalizmi në kuptimin pozitiv siq e thash edhe më lartë promovon interesat kombëtare dhe identitin dhe trashëgemin tonë historike, dhe gjithashtu vlerat e luftës çlirimitare për një shtet sovran dhe të pavaruar. Nacionalizmi-patriotizmi konsolidon dhe thekson sovranitetin. Duhet të qëndrojmë qartësisht për një shtet kombëtar, por që për fat të keq ka ende mjaftë që po shprehin dallime në këtë drejtim…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.