Uk Lushi: O Albin, ndali qentë!
O Albin Kurti, ndali falangat e qenëve që po të shohin si profet sepse në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën tënde! Shpëtoje kombin shqiptar nga këto monstra fashiste!
Tregoju hajvanatave falangiste se mendimi i lirë është baza e demokracisë. Kombet që pranojnë kritikën dhe qëmtimin kritik të liderëve dhe shoqërisë ecin para, e falangat i mbajnë kombet mbrapa. Ndali qentë, Albin!
Liri Loshi
Uk Lushi është ish ushtar i UÇK-së, aktivist i shquar për çështjen shqiptare në SHBA dhe kritik i pushteteve pa dallim. Fyerja e militantëve të Vetëvendosjes që i bëjnë atij më turpëron dhe më bën ta ndiej veten keq që mesin tonë ka ende aq shumë njerëz me mungesë të kulturës minimale të komunikimit.
Militantët duhet ta kuptojnë se Vetëvendosje nuk është më në opozitë, por është në pushtet, pra udhëheq shtetin e shteti është njësoj si i atyre që e duan, ashtu edhe i atyre që nuk e duan Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. E drejta e fjalës është minimumi i asaj që duhet ta garantojë demokracia dhe këtë të drejtë nuk mundet askush t‘ia cenojë askujt.
Nëse nuk mund të duroni që dikush t’ua kritikojë, apo edhe t’ua fyejë liderin, lirojeni nga karrika e kryeministrit dhe më askush një fjalë nuk ia thotë! Për sa kohë që drejton qeverinë, Albin Kurti, si çdo ish kryeministër do të kritikohet, por edhe do të lëvdohet e mbrohet nga argumentet e kundërta.
Unë ju them militantëve që ta mësojnë gjuhën e kritikës dhe gjuhën e mbrojtjes me fakte dhe argumente në vend të vulgaritetit rrugaçëror. Sepse, rrugaçëria nuk e mbron askënd, ajo vetëm e kontaminon dhe e tensionon edhe më shumë ambientin politik, i cili edhe ashtu është mjaft i polarizuar.
Stop fyerjeve e sharjeve ndaj të gjithë atyre që kultivojnë mendimin ndryshe. Pa këtë mendim ndryshe që ne e kemi kultivuar në medie e në rrjetet sociale, sot nuk do ta kishim në pushtet Albin Kurtin. Vetëm qeverisja e mirë dhe me duar të pastra e ruan dhe e mbron Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Deri më tash kjo është qeveria më e pakorruptuar që ka pasur Kosova dhe ne që njohim parimet e zotit Kurti nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nga kritikat që vijnë nga çfarëdo individi, apo grupi politik.
Por, edhe ne vetë, duhet të jemi realistë se qeveri pa defekte nuk ka dhe se nëse ne nga pelhura e simpatisë nuk i shohim, të tjerët i shohin dhe reagojnë konform percptimit të tyre. Të tillëve nuk bën t’iu cenohet fjala përmes fyerjeve dhe linçimit, sepse ne duam të ndërtojmë shoqëri të lirë dhe të civilizuar në çdo aspekt e në çdo drejtim.
Paqe e dashuri për të gjithë juve!
Edhe Uk Lukshi eshte falangist i Kurtoglut