Ku gabojnë Studentët e Mjekësisë dhe ku gabon Shteti Shqiptar

0
135
Manesterliu dhe eurot

Pirro Prifti sot tek gazeta SOT

Një pyetje shterruese që studentët dhe ata që i shtyjnë këta studentë,- të lënë pasdore studimet dhe auditorët dhe të merren me të ashtuquajturën të drejtat dhe liritë e njeriut që u qënkan mohuar sipas qëndresës qytetare apo të disa politiqenëve të foltores.

Historia është fare e thjeshtë. Shqipëria për shkak të emigracionit ka mungesa kryesisht në profesione të veçanta për të cilat mund të gjëndet punë lehtësisht në perëndim si p.sh, mjekësia, infermjeria për të cilat po shkruaj.

Realisht në Shqipëri ka 1 mjek për 1000 banorë dhe 3 infermjerë për 1000 banorë, në krahasim më nevojat e banorëve të Shqipërisë por edhe në krahasim më shërbimet shëndetësore në vëndet e Ballkanit dhe në Europë, ku dihet se psh. Greqia që është vënd në BE ka 6 mjekë për 1000 banorë dhe infermjerë deri në 10-12 infermjerë për 1000 banorë.

Pra, Shqipëria është në gjendje të pafavorshme që të ketë një shërbimë shëndetësor dhe kujdes mjekësor normal për banorët e saj. Shkaqet e emigrimit të mjekëve dhe infermjerëve dihen sepse janë kryesisht ekonimoko-financiare si:
Rroga e ulët,
Mungesa e kontratave optimale të punës me mjekët dhe infermjerët që punojnë brënda dhe jashtë banimit të tyre, njëlloj si kontratat e punës për mjekë dhe infermjerë në BE dhe në Angli dhe SHBA, Zvicër, ku në to përveç pagës së mirë, janë edhe banesa, dhe facilitetet e tjera për familjen, fëmijët etj,
Probleme të infrastrukturës, mitmarrjes, korrupsionit në Spitalet publike me të cilat sipas ‘Qëndresës qytetare’ studentët duhet të largohen nga Shqipëria sepse kushtet janë të këqia?!
dëshira për të shkuar jashtë shtetit, ose tu diplomuar dhe punuar në një universitet apo spital perëndimor

Këto janë katër problemet që kanë feedback negativ në të rinjtë shqiptarë të cilët mbështeten për tu larguar nga Shqipëria.

Është e vërtetë se shteti shqiptar nuk ka bërë aq sa duhet për të rritur rrogat e punonjësve profesionistë mjekësorë por edhe të të tjerëve, është e vërtetë se piramida e pagave shtetërore dhe publike ka nevojë për një rishikim dhe revizionim rrënjësor, sepse për punonësit mjekësore të sistemit publik duhen shtuar disa eelementë kardinalë krahaas ngritjes së rrogës bazë, që do të rrisnin pagën, si ato në formë bonusesh të larta si: pagesa për punë jashtë orarit, pagesa për konsultat, pagesa për operacionet e vështira dhe për ata që punojnë në reanimacion, kirugji, djegie, etj, për ata që janë roje ‘on duty’, përzgjedhja e mjekëve dhe infermjerëve që punojnë në spitalet terciale të bëhet jo vetëm me intervistën por edhe me kontrollet e dijes (ngritja tekniko profesionale që bëhej në të kaluarën) çdo vit, kërkimi shkencor dhe dërgimi i studentëve jashtë shtetit për specializime etj.

Por çfarë kanë gabim studentët e mjekësisë të cilët po protestojnë ndoshta edhe të shtyrë nga politika për të nxitur çregullime sociale dhe aspak për të mirën e tyre?
Gabimi kryesor i tyre nuk është tek të drejtat dhe liritë e njeriut të sanksionuara me ligj të cilat nuk duhet të preken por problem qëndron tek të drejtat dhe liritë e komunitetit të familjes dhe të gjithë vëndit përsa i përket kujdesit shëndetësor dhe mjekësor ndaj pacientit si dhe ndaj popullsisë për të parandaluar sëmundjet.

Shteti ka detyrim për të ruajtur dhe u kujdesur për shëndetin e popullatës, pacientëve në qëndrat shëndetësor,spitale shtëpi, azile, cerdhe e kopshte e shkolla, prandaj shteti, duke parë se këto detyrime janë dëmtuar për shkak të emigracionit -ka të drejtën të marrë masat përkatëse.

Studenët kanë edhe një gabim tjetër të cilën nëse nuk e dinë për Mjekësinë do ta mësonin gjatë viteve të studimit 5 vjecar dhe viteve të specilizimit të cilat janë disa vjeçare.

Gabimi është moral dhe etik sepse së pari Betimi i Hipokratit thotë : “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi.

Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal”.

Mendoj se studentët e sotëm dhe të nesërm që kanë hyrë në mjekësi mendokan se mjekësia është vetë për të fituar para.

Jo. Mjekësia përveç fitimit të parave ka dhe tre rregulla kryesore që duhet ti dini:
Së pari, duhet të jesh humanist, pra të ndihmosh cdo njeri që ka nevojë mjekësore për aq sa mjeku di,
Së dyti, duhet të kesh moralin e duhur për të ndihmuar nga ana profesionale mjekësore të sëmurin,
Së treti, mitmarrja dhe rrushfeti janë të dënuara në këtë profion shumë më rreptë se në profesionet e tjera.

Këto element studentët e sapo hyrë në Mjekësi nuk i dinë, dhe kjo është gafa e Provimeve të maturë. Pse? sepse ata që duhet të hyjnë në Fakultetin e Mjekësisë duhet edhe të intervistohen për të pare jo vetëm inteleigjencën e personit, por në rradhë të parë për të parë nëse është humanist pra nëse është njerëzor ky person që do punojë si mjek apo jo, sepse mjek I mirë nuk është vetëm ai që del me dhjeta, por më shumë, ai që ndihmon të sëmurin dhe është njerëzor

Së fundmi studentët duhet të dinë edhe këtë element kardinal tjetër: Po mirë mor studentë të nderuar që keni fituar konkursin; Ju doni patjetër ti ikni jashtë shtetit, dhe nuk doni të mbani asnjë përgjegjësi përfamiljen komunitetin ku keni jetuar dhe për atdheun. Po kaq të papërgjesheëm jeni ?

Kush do të kujdeset për familjen tuaj, për komunitetin tuaj, në fund të fundit edhe për atdheun? Do ti leni të vuajnë të mos kenë shërbim dhe kujdes mjekësor?

Çfarë duhet të bëjë shteti për këtë problem/ tju lejë të ikni pa mbajtur asnjë përgjegjësi/ çfarë jeni ju fëmijë që duan të mos ju merret lodra nga dora?
Atëhere shteti do të jetë i detyruar të marrë mjekë dhe infermjerë nga bota, indianë, tajlandezë, filipinas, bangladeshas, për të mjekuar prindërit tuaj, komunitetin tuaj, atdheun tuaj dhe tonin.

Po përse duhet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen shteti kur ju mund të punoni dhe kontribuoni disa vjet në Shqipëri me kontrata njëlloj sin ë perëndim?
Atëhere mos abuzoni me lirinë e të drejtat e njeriut ashtu si ju thonë disa politiqenër apo si qëndresa qytetare, por kujtoni se edhe Familja, komuniteti ku jetoni, edhe Atdheu kanë të drejtën dhe liritë e tyre për tu kujdesur dhe mjekuar nga ana shëndetësore.

Ku ka gabuar shteti në ligjin për studentët?
Në Kushtetutën e Shqipërisë egiston neni 17, i cili thotë:

1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Pra qeveria duhet të bazohet në këtë nen për të bërë ligjin që studentët pasi të mbarojnë universitetin të punojnë për një farë kohe në Shqipëri duke i shërbyer vëndit.

Këtë e aplikojnë shumë shtete për interesin e kombeve të tyre. Pse të mos e përdorë edhe Shqipëria?

Në përfundim mund të them që ligji i përpiluar në Parlament është jo i plotë dhe duhet rregulluar bazuar në Nenin 17. Dhe këtu duhet të përfshihen edhe mjekët që dalin nga Universitetet private, pavarësisht nëse paguajnë apo jo.

Problemi është një Emergjencë Kombëtare dhe duhet zgjidhur si i tillë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.