KOSOVA KUNDËR BALLKANIT TË HAPUR

0
512
Kosova kundër Ballkanit të hapur

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Kosova nuk ndryshon qëndrim në lidhje me Ballkanin e Hapur. Dikur thonin se nuk i kanë ftuar, tani refuzojnë çdo ftesë për bashkëpunim. E quajnë projekt serb.

Me sa dihet deri tani, edhe Mali i Zi me Abazoviqin e kanë pranuar, duke u bërë 4 vende, që e pranojnë, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, dhe e kanë refuzuar dy vendet më të prekura nga lufta e Serbisë, Kosova e Bosnja, duke mos patur besim te Serbia.

Kosova merr me shumicë furnizime nga Serbia, edhe 85% të çimentos për ndërtim. Një fabrikë çimentoje gjermane në Klinë u kundërshtua pikërisht nga kjo, gjoja me pretendimin e mbrojtjes së ambientit, por realiteti është se grosistët, që merren me importe nga Serbia nuk ishin të interesuar që të bëhet fabrika gjermane e çimentos – nuk janë të interesuar as për Ballkanin e Hapur, se duan furnizimet serbe. Pra, ndërsa Kosova vetë-izolohet, furnizimin kryesor me produkte e ka nga vendi që urren më shumë, Serbia. Kjo duket jashtë logjike. Por kujt me i thanë?! Varësia reale e Kosovës nga Serbia, edhe në mentalitet, vazhdon. Edhe Ramushi për hir të Serbisë nuk e mori liberalizimin e vizave me BE-në.

Pra, me idenë e urrejtjes për Serbinë, frikës nga Serbia dhe patriotizmit të madh, Kosova vazhdon realisht të varet komplet nga Serbia, nga produktet serbe, dhe ta izolojë veten. Kosova vazhdon të thillë fondet më të ulëta nga BE, gjithashtu, për shkak të këtyre politikave.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.