KM i Kosovës qëllimisht nuk takon liderët Amerikan

0
619
Albin Kurti me senatorin Ted Cruz

Ish-kandidati për president, Senatori Republikan Ted Cruz, me Albin Kurtin

Këto ditë lexojmë analistët dhe poltikanët opozitar duke analizuar vizitën e kryeministrit të Kosovës AK, për të cilën vizitë opozita u nda e kënaqur dhe e ngazëllyer qe iu dha mundësia të e kritikojnë KM, duke pohuar se Washingtoni nuk deshti të takojë A.K.!

Por a është kjo e vërtetë? Jo! Sepse në fakt AK e ka dijtë se nuk takohet me asnjë qeveritar të rëndësishëm në Washington, dhe me paraendim nuk takon Bajden, Harris, Blinken ose Pelosi.

Qëllimi i tij ishte të jetë në vizitë sa më të gjatë, dhe për këtë interval kohor të aktron aktivistin pro-disaporik dhe viktimën. Shtirja kinse erdha në USA por nuk po na dojnë! Rezultati ishte edhe përqarja e diasporës Amerikane.

A.K. i dha signalet Serbisë se Kosova nuk i ka raportet e mira me qeveritart Amerikan, dhe se i vetmi mik i A.K. është sponzoruesi dhe planifikuesi i të gjitha veprimeve politike të AK… Qeveria e Turqisë.

Nuk është aspak konspiracion por ka fakte të pamohueshme se AK kontrollohet nga qeveria Turke së bashku me kryetaren e KS zonjën V.O.

Zonja V. O. e luan rolin e kinse përbashkuesit të AK me qeveritarët e USA, duke “lobuar” disa muaj që të ketë takime apo përmirësime të raporteve, por pa asnjë rezultat, sepse qeveria e KS ka vepruar në disa raste ekskluzivisht në baza anti-Amerikane me disa vendime dhe ligje të propozuara në kuvend sikurse se vijon:

1. Anulimi i vendimeve të marrëveshjes së 5 Shtatorit 2019 ndërmjet USA dhe Kosovës.
2. Propozimi i ligjit ku specifikohet saktësisht raporti USA-Kosovë, me të cilin ligj i lidhen duart Amerikës për veprime ndihmëse shtesë, të paparashikuara, që mund të qfaqen në situata të ndryshme, dhe konflikte me Serbinë apo ndonje shtet tjeter, si dhe bëhet joligjor qëndrimi i ushtrisë Amerikane në Kosovë, dhe krejt kjo sipas kërkesës së Turqisë. Ky ligj është propozuar vetëm për raportet Kosova-USA, dhe me asnje shtet tjetër.

3. Refuzimi i ndërtimit të gazsjellësit Amerikan i cili do të ndërtohej nga Amerika, pa obligim te blerjes se gasit. Kjo infrastrukturë mundëson një mënyrë më shumë të furnizimit me energji. Turqia e pengoi donacionin, për të ruajtur monopolin e furnizimit me energji për kompaninë që kontrollohet nga qeveria Turke.

4. Propozimi i ligjit për Polici Ushtrake, në bazë të së cilit ligj, policia ushtarake e Kosovës do të autorizohej të arrestojë pjesëtarët e KFOR-it, që automatikisht do të largonte ushtrinë Amerikane nga Kosova. Pas largimit të ushtrise AK do të “kërkonte” ndihmë nga Turqia, duke e fajësuar SHBA-të se nuk donin të ndihmonin Kosovën.

5. Propozimi i kinse shërbimit ushtarak të obliguar, e në të vërtetë ky veprim është prishja e qëllimshme e planit 10 vjeçar Amerikan dhe Kosovar në transformimin e FSK-së në ushtri, i cili proces pritet të përfundojë me 2028, me antarësimin e Kosovës në NATO.

Ftesat e A.K. dhe V.O. për antarsim në NATO ishin formale dhe në adresë të gabuar, qe kishin qëllimin të marrin kinse përkrahjen e Turqisë, dhe refuzimin e tjerëve në NATO. Kosova nuk e ka plotësuar asnjë kriterium që të bëhet antare e NATO-s, dhe antarësimi bëhet me plotësimin e kriteriumeve, e jo me kërkesa të rrejshme sa për të keqinformuar Kosovarët për kinse mbështejen Turke.

Ne kuadër të këtyre mashtrimeve është, edhe themelimi i Fondit të Sigurisë i cili ishte një mënyrë për plaqkitjen e kompanive të llojit Devolli e cila “dhuroi” 500 000 Euro, që në të vërtetë ishte reketim i kësaj kompanie. Kosova e ka buxhetin shtetror për mbrojtje, dhe ska nevojë për fonde alternative.

6. AK nuk e zbaton marrëveshjen e Kosovës per themelimin e bashkësisë së Komunave me popullatë shumicë Sërbe, jo pse kjo bashkësi mund të jetë një bashkësi që mund të e dëmtojë Kosovën, por mos-zbatimi i saj e dobëson Kosovën në marrdhënjet e saja me USA dhe BE, dhe e forcon me Turqinë si shtet Islamik dhe diktatorial!

7. AK nuk e zbaton vendimin e gjykatës së Kosovës që Manastiri i Deqanit të shfrytëzojë 24 hektar tokë, me qëllim që Kosova të duket se është vend anti -krishter dhe pro-islamik, që e largon Kosovën nga USA, UK dhe EU, dhe e afron me Turqinë Islamike.
Sa për informatë, 486 faltore të reja Islamike(Xhamija) të Turqisë, Iranit, Qatar-it dhe Arabisë Saudite kanë konfiskuar-uzurpuar 290 hektar tokë Shqiptare, ose 12 here më shumë se Manastiri i Deqanit, që është Manastir Shqiptar i uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe.

8. AK qëllimisht nuk e miratoi kodin civil, me ndihmën e 14 parlamentarve sherijatik të cilët drejtpërdrejt dirigjohen nga Turqia. A.K. formalisht bëhej kinse e përkrah Kodin Civil me një fjalim patetik në parlament, por nuk iu bëri thirrje delegatëve të VV-se të e votojnë.
9. Shkarkimi i shumicës së oficerëve të FSK-së të cilët u shkolluan në USA, dhe zëvendësimi i tyre me oficer të shkolluar në Turqi. Shkarkimi i komandantit pro-Amerikan në FSK, dhe zëvendësimi i tij me një komandant pro-Turk.

10. Shkarkimi i shumicës së oficerëve të policisë të cilët u shkolluan në USA, dhe zëvendësimi i tyre me oficer të shkolluar në Turqi.
11. Anulimi i projektit te termocentralit Kosova e Re, me të vetmen arësye se ndërtuesi dhe investuesi ishte kompani Amerikane!

Në këtë artikull i prezentoj faktet dhe veprimet që kanë ndodhë. Nuk po mirrem me asnjë fjalë-mendim që A.K. e ka folë kur ishte në opozitë, apo në qeverisje, por po i prezentoj ekskluzivisht veprimet e AK.
Pra: jo qka ka folë, por qka ka veprue.

Urrejtja patologjike ndaj Amerikës, esencën e ka në fajësimin shtetit më demokratik në botë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e veqmas për lirinë, sepse A.K. kurrë nuk ka shprehë një fjalë të mirë, pozitive për lirinë, që Kosova e gëzon në 23 vitet e jashtzakonshme të prosperitetit të paimagjinuar ekonomik-politik, dhe jetesës së lirë demokratike, të siguruar ushtarakisht nga Amerika.

AK ka vepruar me obstruksion në qdo sygjerim politik. dhe qdo marrëveshje që vinte dhe vjen nga Amerika!

Tri foto nga dy vizitat në USA tregojnë për arogancën dhe primitivizmin si vijon:

1. Në komemoracionin e Zonjës Madelaine Albright, qëllimisht fotografohet duke e përdorë telefonin, që tregon mos-respektin dhe mungesën e edukatës themelore njerëzore, ndaj një ngjarjeje madhore për një personalitet të nivelit botëror, e cila ishte gjeneratori i çlirimit të Kosovës. Me këtë veprim u plotësua kërkesa e pjesës Islamike të partisë VV, të cilët e urrejnë Zonjën Albright për shkak të prejardhjes Hebraike!

2. Fotografohet duke luajtur “counter strike”, me të cilin akt tregon se nuk ka shkuar në SHBA për takime politike, por iu bënë me dije votuesve dhe opozitës, se nuk ka interesim për takime politike, por për injorim të qëllimshëm të politikës Amerikane. Më shumë ka rëndësi “counter strike” në hotel, se White House, Yellow House apo Red House.

3. Fotografimi me një klerik Musliman me prejardhje Shqiptare në Amerikë, për të kryer obligimin Islamik, ndaj sponzoruesit të qeverise së tij Islamiko-Komuniste, e që është Turqia.

Konkludimi është se AK me vizitën mashtruese-turistike në USA ia arriti qëllimit të tij në tërësi, duke mos takuar qeveritar të USA.

Qëllimi final është prishja definitive me Amerikën dhe hyrja vullnetare nën sundimin Turk, me cilësi të shtetit Islamik, ku AK do të ishte KM edhe së paku 4-5 mandate Islamike dhe Komuniste diktatoriale.

Ata që mendojne se A.K. dështoi, gabojnë, sepse A.K. nuk i ka planet e analistëve apo te opozitës për veprime politike, por i ka planet e tija individuale diktatoriale, të cilat është duke i realizuar me përpikëri të jashtzakonshme dhe pa asnjë dështim deri sot.

P.S.
Kjo qeveri e papunësisë dhe “Bamirësise Trust-iane” që ankohej se u ndërtuan 2 auto-rrugë fantastike për 8 vite pavarësie(140 KM), tani u bënë 18 muaj që nuk dëshiron qëllimisht të e rindërtoj një prishje të rrugës në Mazgit në gjatësi prej 9(nëntë) metrave!!! Ky është tmerri komunist i A.K.

Ilir R. Krasniqi
Prishtinë, Maj 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.