NGA KALOSH ÇELIKU
Iku Koronavirusi, bythekrye pa sy e kёmbё dhe faqe. E theu qafёn. Edhe, Pandemia. Sot, u ringjallё: krizat e “Ujit helmuar” partiak nё Gostivar… Tashmë, edhe “Ethet e Nilit” me mushkonja politike partiake dolёn nё sipёrfaqe, dhe kanë filluar të marrin viktima, duke shtuar pasigurinë dhe panikun tek qytetarët. Ende, nuk ikin Partitё Politike dhe politikanёt nga pushteti dhe pasuria. Postet partiake politike nё Qeveri, dhe pasuria marramendёse.
Erdhi, dhe “Virusi i Nilit” me mushkonjat partiake tё partive politike nё oborret tona shtёpiake para shtёpisё. Edhe, pushteti: publikisht “dezinfektonё” mushkonjat partiake – politike, dhe “Virusin e Nilit”. Mushkonjat politike, qё e kanё goditur Maqedoninё e Veriut, duke shkaktuar edhe viktima njerёzore. Pavetёdije, se: nё kёtё betejё partiake politike i mbysin edhe shpendёt e lirё nё Natyrё. Kafshёt shtёpiake. Jo, edhe ato tё egrat. Raste befasuese tё vdekjeve nga virusi nё Maqedoninё e Veriut! Pёrderisa, Mahmut Dumani shihte nё Lёmё, Unё, shoh matanё Malit.
“Në vend është regjistruar edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, njoftoi sot drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana. Siç deklaroi Cana, bëhet fjalë për një pacient 73 -vjeçar me tablo klinike të rëndë dhe me shumë sëmundje shoqëruese serioze që kanë kontribuar në përfundimin e pafavorshëm.
Pacienti qëndroi 22 ditë në Klinikë dhe që nga fillimi i pranimit ishte në gjendje shumë të rëndë. U vendos në Departamentin e Kujdesit Intensiv dhe u vu në mbështetje respiratore, theksoi Cana. I vdekuri është nga Shkupi, nga Aerodrom (Novo Lisiçe).
Së bashku me të, deri sot gjithsej pesë persona kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.
Sipas drejtorit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, deri sot janë hospitalizuar 21 pacientë, prej të cilëve 18 me infektim të konfirmuar të virusit dhe formë neuroinvazive, ndërsa tre pacientë konsiderohen të dyshimtë.
Pothuajse çdo ditë hospitalizohet dikush dhe numri në Klinikë është rreth 20 deri në 21. Në gjendje të rëndë të përgjithshme janë ende katër pacientë, të cilët trajtohen në Departamentin e Kujdesit Intensiv, ndërsa pacientët e tjerë janë vendosur në Departamentin e Neuroinfeksioneve.
Të gjithë pacientët me tablo klinike të rëndë janë në moshë të avancuar. Në Klinikë është hospitalizuar edhe një person më i ri, 25 vjeç, tha Cana. Numri total i pacientëve të shëruar dhe të lëshuar është 19”. /tv21
“Ethet e Nilit” e ringjallёn edhe Patriotin e Vonuar nga Varri Komunist. Qe, Dje e deklaroi veten si “maqedonas”. Nuk e dinte, a është shqiptar, apo kutadi unë si shkrimtar?! Tjetër gjuhë nëne fliste dhe kishte asaj kohe?! Gjuhën Shqipe e mësoi në redaksinë e “vëllazërim-bashkimit” jugosllave. I shëtiti me poste partiake, gati të gjitha partitë politike shqiptare, dhe sistemet e partive politike shqiptaro -“maqedonase”. Dhe, Sot: kërkon me kёmbёngulje “Shqipёri Etnike”?!
Kryeministri Mickoski pёr dështimet e tia politike – partiake në qeveri, Sot: paralajmёron edhe zgjedhje tё parakohshme. Krizё e rrezikshme politike e cila krijon terren pёr panikё dhe mosbesim tё institucioneve. Befasi e kësaj radhe: të gjitha partitë politike, përfshirë edhe opozitën, kanë shprehur gatishmëri për zgjedhje. “Ethet e Nilit” me kriza tjera politike të përditshme, mund të shihen edhe si tentim për t’i mbuluar dështimet e tyre partiake të partive politike, dhe problemet e qeverisë tё “vëllazërim – bashkimit” nё Shtetin e “përbashkët”.
Moti kohё i kam fshikulluar dhe publikuar kёto ngjajrje partiake si paralajmёrime pёr Ditёn e Nesёrme nё mjetet e informacionit me shkrime publicistike – artistike. Qё, edhe Sot, qarkullojnё nё shumё Gazeta dhe portale elektronike: Mushkonjat politike (2022) me masa të reja policore Qeveritare ish komuniste. Paaftesive tё kёtyre politikanёve dhe partive politike pёr t’i shёruar kёto sёmundje tё partive politike nё pushtet. Edhe, Sot: lirshёm, e kalojnё kufirin politik edhe nё Maqedoninё e Veriut.
Dorёn nё zemёr, unё si shkrimtar gjatё atij izolimi nё Karantinё, Dhomёn time me libra pata edhe pёrfitime, ua pash hajrin. Nuk e doёrzova Penёn me Dy tyta. Luftё, i shpalla “Koronvirusit” dhe “Pandemisё” me raki rrushi, dhe Dy shtamba me verё. Nuk shkova te mjeku pёr ndihmё. Nuk mora vaksinё ruse, as kineze. Vёrtetё, i humba Miket e mia besnike dhe miqtё. Por, i pёrfitova nё Karantinё tre-katёr tituj tё librave me poezi: Zonjen Vdekje do ta marr pёr Grua (2018), Rrugaçja (2019), Koronavirusi (2020), dhe Burri grave (2021).
Nuk e di Sot, a do tё na mbyllin si popull Partitё politike, në pushtet dhe Qeveri, përseri nё Karantinё me masa Qeveritare – policore nё shtёpi, apo nё burg?! Sot, porosia ime si Shkrimtar Shqiptar nё vend tё duarve, dhe kёmbёve, lani trurin me sapun! Mos dilni nё rrugё! Dilni nё verandё, dhe kopshtet e shtёpive, kёndoni kёngё! Dhe, hiqni valle! Jetoni me bёrllokun shumёvjeçar, premtimet e partive politike parazgjedhore! Spitalet e politizuara deri në palcё. Mjekё partiak, dhe aspirinё rus dhe kinezë. Ikni, edhe këmbekrye nga “vëllazërim-bashkimi! Dhe, gratё besnike tё “Shtёpisё Publike”!…
Katastrofё politike – kombёtare – shtetërore e partive politike nё Maqedoninё e Veriut me gjithё kёto parti politike me thasё ngarkuar përmbi thasë, ende nё Qeveri dhe pushtet?! Qeverinё, e “vёllazёrim-bashimit” ish komuniste edhe Sot, kёmbekrye ish jugosllave. Pёrhapin nё popull frikё dhe panikё. Sёmundje, dhe shpikje partiake ish komuniste. Qё, ende tё paafta si parti politike me pak shpirt nё Qeveri, përpiqen ta marrin pushtetin edhe Ditёn e Nesёrme nёn kontrollё dhe popullin me “vota të lira”:
Dje, me “Koronavirus” dhe “Pandemi”. Sot, me “ujin e helmuar” nё Gostivar, dhe “Virusin e Nilit” tё partive politike. U shtruan kaq e kaq… në spital. Vdiqёn, kaq e kaq njerёz… Pse, deri me Sot, nuk vdiq asnjё politikan?! I kanё humbur tё gjitha armёt e tyre politike tё luftës partiake, në pushtet. Sot, u ka mbetur edhe arma e fundit: shpikja e sёmnudjeve tjera si armë luftarake partiake – politike.
Dhe, u pëgjigjem në kët shkrim publicistik-artistik-letrar: Shpëtojeni veten! Nuk pres ta shpëtoni popullin shqiptar. As, Maqedoninë e Veriut. Aq, me pak Shtetin Shqipar: Shqiperinё, si Sanço Panço pёrmbrapa mbi gomar pas Don Kishotit. Populli Shqiptar, vetë do ta shpëtojë Vetëveten. Popullin “maqedonas”, moti e keni varrasor me politikё “madhore” nacionaliste. Hë, për hë: e shpëton vetëm populli shqiptar. Shkolla nё Gjuhёn Shqipe, qё mezi me vёshtirёsi i hapi sistemi komunist, ky i sotmi Neokomunist 27 shkolla i mbylli me dry nё Shtetin e “pёrbashkёt?!
Unё, them: Mos i dёgjoni Partitё Politike nё pushtet! Propagandёn e tyre partiake – politike pёr ta mbajtur veten ende gjallё nё Qeveri me poste partiake dhe pasuri! Mos shkoni nё spital pa nevojё pёr ndihmё! Mos merrni aspirinё! Ikni nga bёrlloku me tё cilin politikanёt ua kanё shtruar rrugёt edhe para pragut, derёs shtёpisё! Mos pini kafe turke, dhe as çaj rusi “Haram”! Pini raki rrushi, dhe Dy shtamba me verё “Hallall”!
Politikanёt e sotёm tё dalldisur dhe arratisur, nuk kanë vizione partiake – politike pёr Ditёn e Nesёrme. Edhe, atë: e trembin popullin me sёmnudje të “zbuluara shkencore” partiake – politike, dhe me veteranё partiak duke ndezur edhe zjarre maleve. Veprime me armё politike pa fishekё, qё i shpikin si “viruse dhe sёmundje tё rrezikshme”! Vetё, si politikanё për pushtet dhe pasuri. Jo, me “politikё madhore” përparimtare botёrore.
Dje, me “Koronavirus” dhe “Pandemi”. E mbyllёn dhe e izoluan popullin nё Karantinё. E vdiqёn, edhe nga frika. Sot, me krizёn e “ujit tё helmuar” nё Gostivar. Dhe, me “Virusin e Nilit” 226. Kutadi unё, si shkrimtar?! Nesёr, mund tё shpikin edhe ndonjё virus tё Ri partiak tё Partive Politike nё pushtet dhe opozitë: Virusin “Derri egёr”?!
Viruse partiake – politike tё cilit me vite i pёrsёriten popullit pёr pushtet dhe pasuri. Mos, u trembёni nga “Virusi Nilit”! As, nga partitё politike me kёmbёt dhe trutё ende nё Legen, po nga “armiku i padukshёm” i partive politike nё pushtet dhe opozitё, qё na pretë me vite e shekuj nё pusi pas Porte. Tashti, si popull besnik i partive politike në pushtet dhe opozitë: Pritnje, Shpikjen e Re tё virusit politik: “Derri egёr”. Zbulim “shkencor” i Partive politike me kёmbёt dhe trutё ende nё Legen.
Trembuni, nga Virusi Politik: “Derri egёr”!…











